Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8 dhjetori – Festa e studentëve bullgarë

Foto: BGNES
Shumica e bullgarëve e lidhin datën 8 dhjetorin me Festën e studentëve. Padyshim kjo është një arsye e mirë për bilanc. Çfarë është gjendja e studentëve bullgarë në krahasim me kolegët e tyre evropianë, cilat janë specialitetet e preferuara prej tyre, si mbahen studentët bullgarë – nga prindërit ose duke punuar vet? Ndryshe nga opinioni dominues, se në Bullgari kemi shumë kuadro me arsim të lartë, studimet tregojnë, se vendi mbetet mbrapa shteteve të tjera evropiane. Aktualisht te ne ekzistojnë 51 shkolla të larta shtetërore dhe private, të cilat sigurojnë mësim të më se 600 specialiteteve në 52 dega profesionale. Një anketimi i Dhomës Ekonomike Bullgare tregon, se të rinjtë bullgarë preferojnë specialitetet ekonomike. Më pak janë ata, që zgjedhin shkencat teknike. Pothuajse mungojnë kandidatë të mësojnë në sektorin agrar. Sipas ekspertëve të dhomës, sektori agrar nuk zhvillohet për shkak të mungesës së kuadrove të kualifikuara. Ata alarmojnë gjithashtu, se nuk ka përputhje midis përgatitjes së nxënësve dhe studentëve dhe nevojave të biznesit. Nuk ekzistojnë lidhje midis numrit të studentëve, specialiteteve më të preferuara dhe kërkimit të specialistëve nga ana e biznesit. Si rezultat pjesa e madhe e studentëve, që mbarojnë nuk mund të gjejnë punë sipas specialitetit. Brenda 5 viteve të fundit shkolla më e preferuar nga të rinjtë është Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Sivjet u krijua sistemi i parë i rejtingut të universiteteve te ne. Ai përmban 51 kritere, mbi bazë të të cilëve çdo degë profesionale të shkollave të larta është në një mjedis konkurrues. Kështu studentët e ardhshëm mund të bëjnë zgjedhjen e vet, duke krahasuar të dhënat për realizimin profesional të atyre, që mbarojnë specialitetin përkatës në tregun e punës, duke përfshirë të dhëna për të ardhurat e tyre mesatare dhe për papunësia ndër ta.

Të dhënat e studimit sociologjik tregojnë, se afro një e katërta e bullgarëve preferojnë të mësojnë në universitete të njohura jashtë shtetit. Që nga ky vit studentët bullgarë mund të përfitojnë nga mundësia për kreditimin studentor. Që nga muaji shtator, që kur u vu fillimi i kreditimit, e deri tashti janë të arritura më se 2500 kontrata për kreditim midis studentëve dhe bankave përkatëse. E drejta e kreditimit kanë si ata që mësojnë në universitetet shtetërore, ashtu edhe ata që janë në shkollat e larta private. Mezi 40 për qind nga të rinjtë në Bullgari punojnë paralelisht me ndjekjen e studimeve. Në shumicën e shteteve të tjera evropiane kjo përqindja është më e lartë se sa tek ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD