Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të drejtat e qytetarëve evropianë gjatë udhëtimeve

Foto: BGNES
Gjatë vitit 2010 në Bullgari 108 udhëtarë kanë dhënë ankesë për shkelje të të drejtave ty tyre nga aviokompani të ndryshme. Në përgjithësi ankesat që nga viti 2007 deri në vitin 2010 janë 271 ku 72 prej tyre janë dhënë nga qytetarët e huaj. Asnjë firmë e avionëve nuk është e marrë në gjobë për shkelje të të drejtave të udhëtarëve. Këtë e tha në Sofje Meglena Kuneva, e cila është këshilltare e posaçme për të drejtat e udhëtarëve të zëvendëskryetares të Komisionit Evropian mbi çështjet e transportit Sijm Kallas. Ajo ndodhet në Bullgari në lidhje me fushatën informative për të drejtat e qytetarëve evropianë gjatë udhëtimeve me lloje të ndryshme transporti - ajror, hekurudhor, detar dhe mbitokësor, që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2011. Sipas fjalëve të saj, fakti se nga këto përgjithësisht 271 raste 202 janë zgjidhur me një marrëveshje reciproke, nuk është një tregues i keq. Kuneva vuri në dukje akoma se, transporti hekurudhor është më i shfrytëzuari nga njerëzit me të ardhura më të pakta. Por në Bashkimin Evropian nga përgjithësisht 27 vendet anëtare vetëm 10 aplikojnë të gjitha tekstet nga direktiva evropiane për transportin hekurudhor. Bullgaria aktualisht po aplikon krejtësisht vetëm 6 tekste prej saj. Për të tjerat, akoma mjaft në numër, vendi ka kërkuar shtyrje me 5 vjet një periudhë kalimtare. Sipas Miglena Kunevës udhëtarë më të informuar do të thotë një numër më i madh udhëtarësh, kurse kjo të ardhura më të shumta për industrinë e transportit. Në Bullgari ka më tepër ankesa nga udhëtarët lidhur me qëndrimin ndaj cilësisë së shërbimit. Derisa në Bashkimin Evropian tanimë flitet për një transport inteligjent si mjet për luftë me ndryshimet në klimë përmes kursimit të dyoksidit të karbonit.

Cilat janë të drejtat bazë të udhëtarëve?

Në radhë të parë udhëtarët duhet të disponojnë informacion për të drejtat e tyre. Në të gjitha dokumentet kjo e drejta është e garantuar. Krahas kësaj duhet të sigurohet ndihmë për udhëtarët me mundësi të kufizuara për lëvizje. Kur hiqet udhëtimi i trenit, anijes, autobusit, avionit atëherë udhëtarit duhet t’i paguhet fjetja. Krahas kësaj udhëtari e ka të drejtën të riorientohet të shfrytëzojë ndonjë itinerar tjetër, gjë për të cilën duhet të kompensohet. Ato janë rregullat e përgjithshme, që janë në thelbin e çdo direktive për të drejtat e udhëtarëve.”

Komisionarja Meglena Kuneva këshillon udhëtarët të kërkojnë të drejtën e tyre për informacion me shkrim: “Në rast vonese të fluturimit ose heqjeje të tij, sipas Direktivës së Transporti Ajror, udhëtarët e kanë të drejtën për informacion me shkrim për të drejtat e tyre. Kjo e drejta u garantohet kudo udhëtarëve, megjithëqë nuk respektohet.”

Nuk jemi në gjendje të kërkojmë të drejtat e veta, në se nuk disponojmë informacion. Prandaj në Direktivën për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit ka propozim, që mbi biletën të ketë një numër telefonik, në të cilin secili mund të kërkojë të drejtat e veta. Krahas kësaj në rast heqjeje të udhëtimit të transportit ajror ose hekurudhor nuk ka kufizime në marrjen e shpenzimeve të fjetjes së udhëtarëve nga vet kompania. Ndryshe nga transporti detar, ku ka një limit deri në 80 euro për net për 3 fjetje, dhe për transportin me autobus – deri në 80 euro për 2 fjetje. Mospërputhjet në legjislacionet iu bazohen bilancit të interesave në sektorët e ndryshëm. Dhe Komisioni Evropian duhet të mbrojë interesat publike – si të udhëtarëve, ashtu edhe të biznesit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD