Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimet dimërore në rajonin e qytetit Razllog

Foto: Wikipedia
“Ski gjatë dimrit, golf gjatë verës” – gjatë disa viteve të fundit kjo ofertë tërheq gjithnjë e më shumë turistë në rajonin e qytetit të Razllogut. Dhe vërtetë disa fusha golfi këtu mund të kënaqin madje adhuruesit më pretenciozë të kësaj loje luksoze, kurse rrëshqitja në pistat e skive i shndërron pushimet dimërore në një kujtim të paharrueshëm. Razllogu është një qytet në Bullgarinë Jugperëndimore. Lugina, në të cilën është dislokuar qyteti, është mbrojtur nga tri male – Rilla, Pirini dhe Rodopet. Çdo një prej vendbanimeve të afërta ka një lumë të vet, kurse përmes Razllogut kalojnë gjithsej katër lumenj. Në regjion ka mbi 180 liqene malore dhe akoma qindra burime të natyrshme minerale. Zëvendës kryetari i Bashkisë së Razllogut Ivan Gjurov tregon për ofertat turistike gjatë stinës dimërore:

“Dimri është një stinë shumë e bukur për ne. Turizmi dimëror është zhvilluar shumë mirë në regjion dhe kjo jep mundësi për sigurimin e punës për shumë njerëz. Vetëm disa kilometra larg Razllogut gjendet qyteti Bansko, i cili është shpallur kryeqytet dimëror i Ballkanit. Duke folur për turizmin dimëror, nënvizon zoti Gjurov, ideja jonë është që të zhvillohemi së bashku si një destinacion i përbashkët turistik. Këtu përfshij tërë Luginën e Razllogut, bashkë me bashkitë fqinje Belica dhe Jakoruda. Është më mirë të mos ndahemi në bashki të veçanta dhe çdo prej nesh vetë të përpiqet të zhvillohet në sferën e turizmit. Në Bansko për shembull, vazhdon zoti Gjurov pistat e skive janë rreth 70 kilometra. Në Razllog ka një pistë për ski, e cila është e gjatë pak më shumë se një kilometër. Ajo është në krahinën Kulinoto. Mirëpo atje kemi përgatitur një projekt mjaftë ambicioz, i cili pasi realizohet mund të çojë deri në ndërtimin e një zone me pista për ski, të gjata mbi 100 kilometra.”

© Foto: razlog.bg


Sipas fjalëve të zëvendëskryetarit të bashkisë Ivan Gjurov deri tani gjatë stinës dimërore Razllog gjithmonë ka pritur shumë turistë bullgarë e të huaj. Madje po vëzhgohet interes për blerjen e banesave në rajon nga shtetasit britanikë. Pritjet për të ardhmen e afërt janë akoma më optimiste, sepse bashkia tashmë ka marrë miratimin për një projekt të madh turistik me vlerë të përgjithshme dy milionë e treqind e pesëdhjetë mijë leva (mbi një milion euro). Projekti është në kuadrin e programit operativ “Zhvillim regjional” dhe e ka emrin “Adaptim i monumenteve të trashëgimisë historiko kulturore për zhvillim të turizmit në Bashkinë e Razllogut.” Zoti Gjurov është i bindur se përveç për fshatin e Razllogut Bankja, ku do të përqendrohen veprimet kryesore për ruajtjen dhe restaurimin e disa monumenteve të vjetra arkitekturore, efekti i zhvillimit të turizmit kulturor do të jetë për tërë regjionin. Zëvendëskryetari i Bashkisë së Razllogut rrëfen se çfarë tjetër do të shohin miqtë pas realizimit të projektit:

“Do të ndërtohet një atraksion shumë interesant ujor afër banjës së vjetër turke. Pajisjet ujore do të jenë lidhur me burimet e shumta minerale në regjion. Do të formojmë një zonë të posaçme për fëmijët, kurse pajisjet ujore do të jenë një vend ideal si për fëmijët, ashtu dhe për të moshuarit. Projekti përfshin dhe remontin e një segmenti prej 500 metrash të rrugës, e cila i lidh dy banjat e afërta. Duam që vetë rruga gjithashtu të jetë një atraksion për turistët dhe prandaj parashikojmë një dekorim special. Do të ketë dhe nëpunës, të cilët do të jenë përgatitur për të treguar para vizituesve për historinë e Razllogut.”

© Foto: BGNES


Në rajonin e Razllogut ka disa shtigje, për të cilat bashkia bën përpjekje të posaçme. Ka shtigje, të cilat janë parashikuar vetëm për shëtitje me këmbë, ka të tilla, të cilat janë të destinuara për biçikletistët etj. Për shtigjet ekologjike përsëri na tregoi zëvendëskryetari i Bashkisë së Razllogut Ivan Gjurov:

“Njëri shteg kalon nga krahina Betollovoto dhe arrin deri në shtëpinë malore “Javorov”. Shtegu e ka emrin “Drejt mbretërisë së stelës alpine.” Në qoftë se lëvizni në këtë shteg, do të shihni mbeturinat e tri kishave nga epoka e Mesjetës. Kuptohet shtegu çon dhe deri në vendin ku rritet stela alpine. Kjo është një bimë shumë e rrallë, e cila mund të shihet vetëm në malin Pirin. Mund të vizitohen dhe rajonet ku janë foletë e shqiponjës shkëmbore dhe shpellat e arinjve. Sa për shtegun nga fshati Baçevo deri në krahinën Garvanica, ai quhet “Shtegu i zanave”. Ai është parashikuar për hipizëm, shton zoti Gjurov. Në Baçevo janë ndërtuar katër ose pesë baza, të cilat ofrojnë sporte të ndryshme me kuaj. Kjo është vetëm pesë kilometra larg Razllogut. Vetëm pesë kilometra larg qytetit, por në një drejtim tjetër, është fshati Golevo, ku arrin itinerari “Shtegu i Hajdutëve”. Gjatë disa viteve të fundit krijuam një infrastrukturë shumë të përshtatshme për zhvillimin e shtigjeve ekologjike rreth Razllogut.”

Sipas fjalëve të zëvendëskryetarit të bashkisë një pushim dimëror në Razllog nuk mund të mos kalojë pa u provuar gjellët e famshme të Razllogut si “kapama”, “çomlek”. Megjithatë atraksioni më origjinal janë lojërat e kukerëve, të cilat zhvillohen çdo një vit më 1 janar. Pikërisht gjatë ditës së parë të Vitit të Ri karnavali, i quajtur “Starçevata” mbledh vendas dhe miq në sheshin e Razllogut. Kostumet janë qepur posaçërisht për festën dhe janë me lëkur dhie. Pjesa më atraktive e veshjes së kukerëve janë zilet, të cilat mund të peshojnë deri në 40 – 45 kilogramë. Gjatë janarit të vitit 2011 do të zhvillohet Karnavali i katërt ndërkombëtar i kukerëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD