Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojka Asiova në rrugët e Shqipërisë

Foto: arkiv personal
Bojka Asiova është një shkrimtare dhe gazetare bullgare, e cila ka një interes të veçantë ndaj Shqipërisë. Artikullin, të cilin autorja Ivelina Vatova na ofroi është shkruar pas një udhëtimi të Bojka Asiovës dhe të bijës së saj në Shqipëri dhe në të janë mbledhur përshtypjet e të dy grave nga takimi me kulturën dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve – gjëra, të cilat për ne bullgarët janë aq të afërta dhe në të njëjtën kohë të panjohura.

“Ne të gjithë jetojmë me paragjykimin se Shqipëria është një shtet i prapambetur dhe jo i edukuar – filloi Bojka Asiova. Por, i pari i cili më tha: “Ju, bullgarët keni nevojë për Shqipërinë për të menduar se ka dikush pas jush”, ishte Iliri – shoferi i kamionit, me të cilin udhëtuam nga Bullgaria deri në Shqipëri me të bijën time, Irina. Ajo është gazetare dhe kolege ime në përditshmen bullgare “24 orë”. Iliri ishte një përfaqësues tipik i brezit të ri shqiptar, të formuar pas ndryshimeve. Ai ka jo vetëm biznes në Bullgari, por edhe e ka të drejtën të krahasojë. Ky njeri ishte dashamirës dhe nuk zemërohej për shkak të paragjykimeve tona. Gjatë udhëtimit tonë kuptuam se Shqipëria është një shtet ballkanik shumë tipik. Dhe me siguri kultura e saj është e gërshetuar në mënyrë të ngushtë me kulturën tonë. Afërsi të shumta ka për shembull në muzikën popullore. Në thelb muzika bullgare është shqiptare. Këtë e di nga një muzikolog, njohës i madh i muzikës ballkanike – Aleksandër Kokareshkov, sipas të cilit në bazën e melosit ballkanik është melosi shqiptar. Unë e kisha mundësinë të bindem në këtë në një festival të muzikës popullore në qytetin Radnevo, Bullgari Qendrore. Atje për herë të parë dëgjova muzikë në interpretim të shqiptarëve dhe mund të them se për mua ajo ishte shumë e njohur – me të jam rritur dhe e kam dëgjuar në fëmijëri. Këtë interpretim, vallëzimin në ritmet e muzikës shqiptare më vonë i përshkrova në romanin tim, në pjesën me martesën e personazhit tim Adem. Duke përshkruar këtë martesë tërë kohën i përfytyrova muzikantët dhe vallëzuesit shqiptarë nga ky festival folklorik.”

Bëhet fjalë për romanin “Vejusha shterpë” të Bojka Asijovës, për të cilin ajo mori çmimin “Nikollaj Hajtov” (sipas emrit të shkrimtarit të madh bullgar). Që prej shumë kohe ajo e ka pasur dëshirën të përshkruajë fatin e këtij shqiptari. Me shkrimin e romanit në fjalë lindi ideja e Bojkës që të bëjë një udhëtim në Shqipëri, ku ka lindur vetë Ademi dhe historia e tij personale.

“Në fillim mendova vetëm për një tregim, por kur fillova të shkruajë personazhet u gjallëruan dhe nuk mundesha të ndalem – vazhdoi shkrimtarja. – Ademin e kujtoj nga fëmijëria. Dyqani i tij ndodhej afër shkollës sime në qytetin tim të lindjes - Razllog. Në dyqanin e tij mblidheshin moshatarë të tij – njerëz të moshuar, rriteshin atje dhe pinin kafe ose bozë. Edhe sot më kujtohet boza e tij – pak e holluar dhe pak e thartë. Jam mësuar aq shumë me bozën e tij, se sot nuk më pëlqen fare boza që shitet në dyqanet – gjithmonë e kërkoj shijen specifike të bozës së Ademit.

Ky njeri duhej të merrte gjak. Këtë e kuptova më vonë. – kujton Bojka Asiova – Atëherë isha studente dhe kthehesha në Razllog rrallë. Në qytet flitej për këtë se Ademi ishte kthyer në Shqipëri për shkak të hakmarrjes. Dyqani i tij ishte i mbyllur dhe bëhej përshtypje se diçka nuk ishte në rregull. Njeri prej djemve të tij kishte ardhur në qytetin tonë, nuk e di se si e kishte gjetur, por ai e kishte thirrur babin në Shqipëri sepse ndryshe i biri do të ishte vrarë. Për mua kjo histori ishte shkak për interesin tim për Shqipërinë dhe që atëherë dëshira ime ishte që të udhëtojë në këtë vend. Nuk dija ku ishte Ademi dhe bile nuk kam menduar se do të takohem dikur me të afërmit e tij në Shqipëri, por dëshira ime ishte që vetëm të takohem nga afër me këta njerëz që më dukeshin aq të afërt dhe në të njëjtën kohë aq të pakuptueshëm. Atëherë Shqipëria ishte shumë e mbyllur politikisht dhe për këtë arsye në Bullgari mungonte informatë për të.

Për të mësuar më shumë për Shqipërinë fillova të lexoja dhe natyrisht librat e para ishin ato të Ismail Kadaresë – një shkrimtar jo vetëm shqiptar, por një romanist botëror. – kujton Bojka Asiova. – Lexova gjithashtu këngët popullore shqiptare në përkthim të Marko Gançevit. Dhe kuptova se në këngët e tyre këndohet për të njëjtat gjëra, për të cilat këndohet në këngët tona. Atje, ku shkova pashë gjithashtu afërsi të shumta – në veshjet popullore, në pëlhurat, në natyrë – malet shqiptare u ngjajnë shumë atyre bullgare, megjithëse se janë më të egra. Rruga Korçë – Gjirokastër kalonte përmes vendeve të ngushta dhe grykave që janë shumë piktoreske. Kthesat ishin aq të mprehta dhe të rrezikshme që shqetësohesha gjatë tërë udhëtimi. Kaluam buzë lumit Vjosa. Uji i tij ishte më një ngjyrë të jashtëzakonshme midis të kaltrës dhe të gjelbrës. Një ngjyrë e tillë e ujit kam parë vetëm në Karaibet. Duke udhëtuar me makinë në këtë rrugë kuptova pse Shqipëria është e njohur si vendi i shqiponjave. Rrugët në këtë shtet maten jo në kilometra, por në kohë.

Vizituam Korçën, ku më bëri një përshtypje e madhe sa njerëz të rinj ka nëpër rrugët. Ky është një qytet me lavdi të vjetër dhe njerëz të rinj, me tradita në kulturë dhe në arsim dhe me vetëdije moderne. Dikush e kanë quajtur “Kjuçuk Paris”, pikërisht si Bukureshti i Rumanisë. Në rrethet e “Parisit të Vogël” shqiptar shumë piktoreske dhe të pastra janë rrugicat, nëpër të cilave me makinat e veta, kryesisht me markën “Mercedes” enden shumë të rinj. Ata nuk shkojnë askënd, vetëm tregojnë makinat e veta të blera me paratë e emigrantëve shqiptarë. Fati na ndiqte kudo në Shqipëri dhe e patëm shansin të bëhemi dëshmitare të një pajtimi midis dy fiseve.”

Para udhëtimit të saj në Shqipëri Bojka Asiova e ka lexuar tri herë librin e Kaderesë “Prilli i thyer”, ku shkrimtari përshkruan gjakmarrjen shqiptare dhe mënyrat e pajtimit. Ky zakon i ka bërë një përshtypje shumë të madhe. Për një të huaj është e vështirë ta kuptojë tërë konceptin e hakmarrjes.

“Gjakmarrja është një kategori e lartë estetike dhe morale. – tha Bojka - Ajo nuk është diçka e turpshme, por është e detyrueshme. Rregullat e saj janë të qarta dhe kanë një çmim të caktuar historik. Është një sistem i ndërlikuar i riteve, jo vetëm një akt i zakonshëm i hakmarrjes. Është një dënim me vdekje, që e ka si qëllim evitimin e ndonjë vrasjeje tjetër.”

“Nuk duhet të mohohet, por duhet të zëvendësohet me një Kushtetutë bashkëkohore” – këtë e tha në bisedë me Bojka Asijovën Gjin Marku, sekretar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Bëhet e qartë se në një moment, në të cilin pushteti shtetëror rrëzohet populli kërkon mbështetje në të Drejtën zakonore si një mjet i provuar për arritjen e drejtësisë. Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar në kushtet e një pushteti shumë të dobët shtetëror, kryesisht në Shqipërinë Veriore, gjakmarrja u rilind, posaçërisht në lidhje me privatizimin.

Ekziston akoma një arsye tjetër për udhëtimin e dy grave në shtetin e shqiponjave. Në një nga festivalet kinematografike në Sofje e bija e Bojkës Irina ka parë filmin e Fatmir Koçit – “Tirana viti zero”. Filmi i ka bërë një përshtypje të madhe dhe vendosi të bënte një intervistë me vetë autorin e tij.

“Ajo ishte shumë e entuziazmuar dhe dëshironte ta gjejmë këtë regjisor – tregon Bojka Asijova. – Ai na tha se e ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe ne e pyetëm a mendon të studiojë në ndonjë shtet tjetër. Përgjigja e tij ishte vetëm “Jo”. Për të Shqipëria është e mjaftueshme. Përveç kësaj filmi i tij mori shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare. Kur e pyeta çfarë është gjëja më thelbësore për Shqipërinë, ai mendonte pak dhe u përgjigj: “Ëndrra e Shqipërisë ishte liria, por tani ajo nuk e di çfarë të bëjë me këtë liri, është shumë e çoroditur”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Ivelina Vatova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD