Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elektromobilat – transporti i së ardhmes në BE dhe në Bullgari

Ndryshimet e klimës dhe kriza ekonomike vunë në rendin e ditës të BE-së dhe të Bullgarisë shumë sfida para sektorit automobilistik. Ndër më të rëndësishmet është pakësimi i emisioneve karbonike nga transporti, nëpërmjet prodhimit të elektromobilave. Qëllimi i përgjigjet pikërisht idesë së strategjisë për një zhvillim ekonomik gjatë dekadës së ardhshme “Evropa 2020” për rritje të qëndrueshme. Sipas fjalëve të drejtorit të departamentit “Politika ekonomike” pranë Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe të Transportit Julian Nikollov prodhimi i elektromobilave është një prioritet kyç për Bullgarinë gjatë vitit 2011. “Në BE pritet një rritje e shpejtë në prodhimin e elektromobilave në vit. Nga dhjetëra mijë gjatë vitit 2011, kur pritet firmat prijëse të vënë në shitjen masive modelet e veta të elektromobilave, deri në 300 mijë gjatë vitit 2015. Në përgjithësi në BE ka tre skenarë për numrin e pritur të elektromobilave për vitin 2020, thotë Julian Nikollovi.

“Parashikimet afatgjata deri në vitin 2020 janë treguese – shpjegon zoti Nikollov. – Skenari minimal është për 4 milionë, ndërsa ai maksimal – për 12 milionë elektromobila në BE. Fillimisht ato mund të hyjnë në përdorim kryesisht në transportin publik, në shërbimet e taksive dhe ato të korrierit. KE-ja dhe vendet e ndryshme anëtare të BE-së kanë programe shumë ambicioze për përkrahjen e zhvillimit të elektromobilave. Për këtë qëllim BE ka dhënë 5 miliardë euro, prej të cilëve 4 miliardë hua nga Banka Investuese Evropiane dhe 1 miliardë subvencione për projekte investuese të lidhura me elektromobilat. Vendet evropiane prijëse gjithashtu kanë një financim shumë të madh. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe japin qindra milionë euro për zhvillimin e elektromobilave dhe për ndërtimin e infrastrukturës, me anë të së cilës ata ngarkohen me korrent elektrik.”

Sipas zotit Nikollov teknologjia revolucionare e elektromobilat shumë shpejtë do të ndikojë mbi zhvillimin e transportit automobilistik dhe mbi ndërtimin të makinave në Bullgari. Ministria e Ekonomisë, Energjetikës dhe Transportit që gjatë janarit të vitit 2011 planifikon të zhvillojë te ne një konferencë ndërkombëtare mbi këtë temë me përfaqësues nga KE-ja dhe nga biznesi në degë.

Cilat janë mundësitë e Bullgarisë për prodhimin e elektromobilave?

“Bullgaria ka një përvojë serioze, të fituar nga disa dekada në prodhimin e elektrokarëve dhe këto drejtime të prodhimit mund të përdoren në një shkallë të madhe në zhvillimin e elektromobilave – thotë Jullian Nikollovi. – Bullgaria gjithashtu është një prodhues i madh i pajisjeve për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe kjo mund të përdoret shumë mirë në prodhimin e instilacioneve për ngarkimin e elektromobilave. Te ne akcizat dhe tatimet mbi lëndët djegëse të lëngshme janë relativisht të larta dhe përdorimi i elektromobilave mund të jetë në dobi të përdoruesit të thjeshtë. Përveç kësaj, nga pikëpamja strategjike, ne nuk kemi rezerva të naftës dhe të gazit natyror dhe shansi të udhëtojmë me korrent elektrik, do të na jepte një pavarësi të madhe energjetike, duke marrë parasysh faktin se e kemi Centralin bërthamor elektrik “Kozloduj”.

Në Bullgari aktualisht ka tri projekte të parashikuara për prodhimin e elektromobilave. Pritet që të parët të prodhohen deri në mars-prill të vitit 2011. Projektet do te realizohen në tre qytete – Stara Zagora, Plovdiv dhe Loveç.

“Në projektin e parë në Stara Zagora tashmë është zgjedhur sheshin e ndërtimit – shpjegon Nikollovi. – Ai përfshin 42 mijë kilometra katrorë vende ndërtimi, prej të cilave 12 mijë janë të mbyllura. Qëllimet e investitorit janë që të prodhohen 5 mijë makina në vit. Projekti i dytë parashikon që të prodhohen furgonë dhe autobusë, lëvizja e të cilëve realizohet tërësisht me korrent elektrik. Ky projekt do të zbatohet në Plovdiv. Sa i përket projektit të tretë, tashmë ndërtohen pajisje ndërtimi rreth qytetit Loveç. Do të prodhohen jo vetëm elektromobila, por edhe makina standarde sipas teknologjive kineze. Pritet që viti 2011 të jetë shumë i rëndësishëm për ndërtimin e makinave dhe veçanërisht për prodhimin e elektromobilave në Bullgari.”

Sipas Julian Nikollovit, për të përmirësuar hyrjen e elektromobilave te ne, shumë të rëndësishme janë përpjekjet e KE-së për standardizimin e pajisjeve të ngarkimit të tyre me korrent elektrik. “Nuk mund të ketë interes për blerjen e elektromobilave, në qoftë se nuk ka ngarkim për ta dhe në qoftë se vendet për këtë nuk janë mjaft. Gjithashtu është e rëndësishme që të imponohen standardet për bashkëpunim midis llojeve të ndryshme të transportit”, shton Nikollovi.

“E rëndësishme është që të përdoren mundësitë ekzistuese për financim në kuadrin e programeve evropiane – thotë ai. – Në nivel kombëtar gjithashtu ka mundësi për financimin e prodhimit të elektromobilave ose për ndërtimin e infrastrukturës për mbushjen e tyre. P.sh. në fondin “Centrali bërthamor elektrik “Kozloduj” janë parashikuar mbi 100 milionë euro për efikasitet energjetik dhe disa prej mjeteve mund të përdoren edhe për këtë qëllim. Shumë të rëndësishme janë mundësitë për përdorimin e prokurimeve publike për hyrjen e elektromobilave te ne, sidomos kjo për produkte inovative. P.sh. prokurimet publike për transportimin e mbeturinave mund të vendosë një praktikë të mirë për përdorimin e kamionëve me lëvizje elektrike. Kjo është e vlefshme edhe për transportin publik. Shërbimet e taksive dhe ato e korrierit gjithashtu mund të bëhen një stimul i madh për hyrjen e elektromobilave në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD