Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pulla e parë postare bullgare për vitin 2011 i është kushtuar Antarktidës

Foto: Darina Grigorova
Edicioni i parë filatelik që do të shtypet me tirazh më të madh gjatë vitit 2011 tashmë është në qarkullim. Pulla postare i është kushtuar kontinentit të akullt Antarktidë dhe prezanton njërin nga përfaqësuesit më tipikë të faunës së tij – fokën leopard.

“Ideja erdhi nga bashkësia filatelike”, komentoi piktori i projektit Stojan Deçev. - Interesi ndaj temës së Antarktidës është shumë i madh, si edhe ndaj botës së gjallë të kontinentit. Prandaj Këshilli i specializuar për botimin e pullave mori vendim që kjo kafshë të interpretohet në pullë. Sipas meje kishte mundësi më interesante, për shembull prania e një stacioni postar atje, që në të vërtetë është një ngjarje e madhe. Por vetë fakti se letrat përmbajnë pulla me Polin Jugor është shumë interesant.”

Bullgaria merr pjesë aktivisht në studimin e kontinentit të akullt. Gjatë vitit 1988 u ndërtua baza jonë polare në ishullin Livingston, e cila nga viti 1993 me një urdhër të presidentit të atëhershëm bullgar Zhelju Zhelev mban emrin e iluministit Shën Kliment Orhridski. Që atëherë në Antarktidë çdo vit punojnë ekspedita bullgare. Në bazën tonë bëhen studime ndërkombëtare në fushën e biologjisë, gjeologjisë, meteorologjisë, topografisë, gjeografisë dhe shkencave të tjera. Gjatë vitit 1998 Bullgaria u bë anëtare e bashkësisë antarktike me të drejtën e vetos për të gjitha çështjet e lidhura me jetën në Antarktidë. Gjatë vitit 2003 atje u ndërtua kisha e parë dhe e vetme ortodokse “Shën Joan Rilski”. Në Antarktidë tashmë 15 vjet punon stacioni 1090 i Postave Bullgare. Shkencëtari bullgar Ljubomir Ivanov hartografoi qindra objekte gjeografike të paidentifikuara deri atëherë në Polin Jugor. Ai studioi dhe topografoi maja, kodra, akullnaja, ishuj, gjire etj. Në saje të punës së tij në hartë janë shënuar mbi 550 emërtime gjeografike, 56% prej të cilave janë bullgare, kurse 44% janë dhënë nga kombe të tjera (më shumë britanike, amerikane, kiliane, argjentinase dhe spanjolle). Emër bullgar mban për shembull mali Tangra në ishullin Livingston. Me emra bullgarë janë dhe shumë akullnaja si Perunika, Kaliakra, Tunxha, Verila, Etër, Jakoruda. “Vendi ynë ka një prani të konsiderueshme në Antarktidë”, thotë Andreana Atanasova, shefe e drejtorisë “Komunikacione” pranë Ministrisë së Transportit, Teknologjive të Informacionit dhe Komunikacioneve.

“Në saje të kësaj pulle ne mund të popullarizojmë emrin tonë të mirë në këtë kontinent dhe përpjekjet tona për ruajtjen e botës kafshore atje – shton zonja Atanasova. – Autori u zgjodh njëzëri, ai ka një përvojë të madhe në fushën e produkteve filatelike. Një përvojë e tillë është e nevojshme veçanërisht kur pulla buhet me dy ngjyra. Është mjaft e vështirë që një produkt filatelik të bëhet tërheqës dhe interesant për publikun dhe koleksionistët. Kjo pullë postare tashmë qarkullon. Shpresojmë që ajo të arrijë të gjitha këndet e botës. Tani për tani tirazhi i saj është 200 000, por ai mund të shtohet.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD