Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizmi ekonomik kthehet

Optimizmi ekonomik kthehet, pasi viti 2010 doli më i suksesshëm se sa parashikohej. Prognozat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim dhe Komisionit Evropian tregojnë një rritje mesatare të ekonomisë bullgare gjatë këtij viti me 2,6%. Optimizmin më të madh e shpreh qeveria, në një nivel më të vogël – biznesi, kurse më skeptikë janë qytetarët e zakonshëm. Këtë e tregon analiza e grupit bankar “UniCredit”.

A ka në të vërtetë arsye për optimizëm? Me këtë pyetje i drejtohemi Kristofor Pavlovit, kryeekonomist në UniCredit Bulbank.

“Shumica e rreziqeve që i frikësonin investitorët në fillim të krizës nuk u materializuan – është kategorik Kristofor Pavlov. – Shumica e investitorëve ishin me përfytyrimin se vendi ynë do të përballojë një krizë të balancës së pagesave dhe do të duhet të kërkojë ndihmë nga jashtë. Por këto shqetësime dolën të tepruara. Ekonomia jonë u adaptua shpejt me tronditjet e jashtme që i ndikonin si pasojë e krizës ekonomike globale. Diçka më shumë – ky proces u zhvillua me një ulje të vogël të PBB-së. Nga fillimi i krizës, domethënë nga shtatori i vitit 2008 deri në shtator të vitit 2010, ulja e PBB-së është vetëm 5,3%, ndërsa në shumicën e vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore ajo është shumë më e madhe. Të mos harrojmë vendet baltike, ku ulja është midis 12 e 17%. Tani kemi perspektivë për rritje. Financat publike mbeten stabile, tempet, me të cilat absorbohen mjetet e BE-së, gjithashtu shpejtohen. Perspektivat e ekonomisë bullgare përmirësohen. Kjo i bën investitorët të shpërfillin lajme, të cilat vetëm para një viti i bënin nervozë.”

Problemi më i madh për ekonominë bullgare, por edhe për ekonomitë evropiane, mbetet ulja e konsumit të brendshëm.

“Shpenzimet e njerëzve për konsumim përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së në ekonomi. Atje situata mbetet e pafavorshme – pohon tendencën ekonomisti. – Njerëzit në tërësi janë skeptikë për situatën e përgjithshme ekonomike dhe kjo i bën të sillen në mënyrë të përmbajtur. Nuk ka asgjë joracionale në këtë reagim. Në situatën, në të cilën njerëzit kanë frikë për vendet e tyre të punës, nuk duhet të befasohemi në se kursejnë më shumë.”

Një pasojë pozitive e krizës është se e bëri bullgarin kursimtar.

“Po, ky është një reagim pozitiv. Familjet e ndërrojnë pozitën e tyre më tepër për shkak të uljes së çmimeve të pronave të patundshme, të cilat janë komponenti kryesor i pasurisë ë tyre. Duke marrë parasysh se ulja është me 30%, familjet kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre. Prandaj bëhen më të matura, harxhojnë më pak, marrin më pak kredi dhe përpiqen të rivendosin një pjesë të kësaj që kanë humbur gjatë krizës, duke kursyer – shpjegon Kristofor Pavlov. – Kjo është e dobishme dhe për ekonominë, sepse në vitet e bumit investimet në ekonomi financoheshin nga importi i kursimeve nga jashtë. Por tani ato janë pakësuar deri në 3-4% të PBB-së. Që të mund investimet të mbeten të larta, kjo mungesë e kursimeve nga jashtë duhet të kompensohet me rritje të kursimeve kombëtare. Dhe pikërisht këtë e bëjmë familjet. Ato rritin kursimet e tyre dhe në këtë mënyrë ekonomia do të ruajë një nivel të mirë të investimeve, megjithë uljen e kursimeve të huaja.”

Shumë vende evropiane kanë probleme me borxhet shtetërore, me papunësinë dhe rritjen ekonomike. A jemi ne një oazë e vogël ose pasojat ende nuk kanë arritur te ne?

“Gjeografikisht ne jemi në periferinë e BE-së, por kjo nuk do të thotë se kriza e tregjeve nuk do të na prekë. Bullgaria mund të ndikohet në mënyrë indirekte, sepse lidhjet tona me vendet e periferisë së eurozonës janë aktive – saktëson Kristofor Pavlov. – Një pjesë e madhe e eksportit gjeografikisht drejtohet në Greqi. Ajo ishte burim i një fluksi të madh investimesh të huaja në vitet e bumit. Përveç kësaj Greqia kontrollon një pjesë të madhe të sektorit bankar tek ne. Kështu që Bullgaria është e prekshme nga proceset në eurozonë. Shpresojmë se masat që u ndërmorën për stabilizimin e Greqisë nga BE-ja dhe FMN-ja do të japin rezultat dhe nuk do të lejojnë të destabilizohen dhe ekonomi të tjera.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD