Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Objektet me prioritet të infrastrukturës rrugore

Harta e projekteve me prioritet, që do të realizohen nga Ministria e zhvillimit regjional dhe urbanizimit.
Foto: Tanja Harizanova
Deri në fund të mandatit qeveria ka ndërmend të ndërtojë 288 kilometra rruga magjistrale dhe autostrada. “Për katër vjet do të ndërtojmë më shumë kilometra magjistrale, se sa vendi bëri për 35 vjetët e socializmit.” Këtë e deklaroi ministri i zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevneliev, duke prezantuar prioritetet e qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore deri në vitin 2020. Parashikohet përfundimi i shtatë magjistraleve, shtatë autostradave të shpejta, dy urëve të reja mbi lumin Danub dhe një tuneli nën majën Shpika të malit Stara Pllanina.

Çfarë tregon statistika për rrjetin rrugor në Bullgari?

Më se 3 milion automjete lëvizen nëpër rrugët e Bullgarisë, gjysma prej të cilëve janë vetura. Brenda 9 viteve të fundit autoparku i Bullgarisë u rrit me 150 për qind ose me një milion. Numri i kamionëve të rënda u dyfishua. Në të njëjtën kohë 64 për qind nga ngarkesat në Bullgari transportohen nëpërmjet rrugëve automobilistike. Nga ana tjetër 66 për qind nga fluksi i udhëtarëve realizohet nëpërmjet transportit automobilistik. Dendësia e rrjetit rrugor kombëtar mund të krahasohet me dendësinë e mesme të vendeve anëtare të BE-së. Mirëpo për sa i përket autostradave dhe magjistraleve Bullgaria mbetet mbrapa.

Cilat janë autostradat, që do të ndërtohen me prioritet në Bullgari deri në vitin 2020?

Në radhë të parë është autostrada “Trakija”, e cila përbën një pjesë prej rrjetit transportues transevropian dhe element strategjik të rrugës automobilistike, që do të lidhë Adriatikun me Detin e Zi. Kjo autostradë do të sigurojë lidhjen e Evropës Qendrore dhe Lindore me Azinë dhe Lindjen e Mesme nëpërmjet portit bullgar Burgas. Këtu përfshihet edhe autostrada “Deti i Zi”, si një pjesë me perspektivë nga unaza bregdetare e magjistraleve, që do të ndërtohen. Autostrada “Marica” do të ndihmojë për zgjerimin e bashkëpunimit transkufitar me Turqinë dhe Greqinë. Autostrada “Struma” është një projekt me prioritet për Komisionin Evropian dhe lidhje strategjike midis porteve danubiane bullgare dhe porteve baltike me portin e Selanikut të Detit Egje. Rruga magjistrale “Kallotina” është pjesë e korridorit transportues numër 10 dhe siguron lidhje të drejtpërdrejtë me Lindjen e Mesme. Me rëndësi strategjike për zhvillimin e përafërsisht 44 për qind të territorit të vendit dhe 37 për qind të popullsisë është autostrada “Hemus”. Ajo është një projekt me prioritet, që realizohet në kuadrin e Strategjisë së Danubit. Ndërtimi i kësaj autostrade është prioritet strategjik i Bullgarisë për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Çfarë është vlera e këtyre projekteve strategjike?

Për përmirësimin radikal të infrastrukturës rrugore janë të domosdoshme 5.5 deri në 6 miliard euro. Prej këtyre mjeteve Bullgaria disponon 1 miliard euro nga programi operativ “Transport 2007 – 2013”. Bullgaria është me shpresë, se do të arrijë të mbrojë para Komisionit Evropian një shumë më të madhe për periudhën e viteve 2014 – 2020. Për mënyrën e financimit të autostradave “Hemus”, “Struma” dhe “Deti i Zi” ministri i zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevneliev thekson: “Që të mbrojmë ato tri projekte strategjike për periudhën e viteve 2014 – 2020, pala bullgare do të kërkojë kooperim me shtetet evropiane. Kemi dëshirë, që ekspertë të tyre të na japin ndihmë në realizimin e projekteve, të cilët janë tepër të vështira. Shumë nga rrugët kalojnë përmes zonave jashtëzakonisht të rëndësishme të rrjetit “Natyra”. Lidhur me këtë kërkojmë modele të reja të realizimit të këtyre projekteve. Prandaj kemi nevojë për ndihmën dhe solidaritetin evropian. Projektet kërkojnë një qëndrim krejt të ri dhe një punë të madhe, prandaj do të mbajmë kontakte aktive me dikasteret e ndryshme evropiane.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fatkeqësitë klimatike "gëlltitën" 1% të ekonomisë bullgare në vitin 2025

Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike   që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..

botuar më 25-10-10 3.40.MD

Numri i bullgarëve që marrin pensione nga jashtë shtetit po rritet

Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..

botuar më 25-10-10 10.28.PD
Tomisllav Donçev

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev: Frika për futjen e euros do të kapërcehet shpejt

“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..

botuar më 25-10-07 3.08.MD