Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza preku pagimin e rrogave të punës në dhjetëra firma

Sipas raportit të kryeinspektoratit të punës punonjës dhe nëpunës në dhjetëra firma bullgare nuk kanë marrë pagat e tyre për disa muaj. Vështirësitë e punëdhënësve si rrjedhim i krizës i bën jokorrektë ndaj të emëruarve nga ata dhe në akoma një drejtim – me një pjesë të punonjësve nuk janë lidhur kontrata pune. Kështu nga njëra anë i shkaktohen dëme buxhetit të Institutit Statistikor Kombëtar, kurse nga ana tjetër dëmtohen dhe vetë punonjësit, sepse nga sigurimet e paguara varet dhe përmasa e pensionit të tyre të ardhshëm.

Nga muaji gusht i vitit 2009 deri më 20 janar të këtij viti në saje të Kryeinspektoratit të punës u paguan rreth 88 milionë e gjysmë leva (pothuaj 45 milionë euro) paga të vonuara, shënon ministri social Totju Mlladenov. Megjithë sanksionet e shumta të Kryeinspektoratit, në fund të vitit të kaluar 72 firma nga dega dhe regjione të ndryshme të vendit me personel mbi 16 mijë veta, ende kanë pasur borxhe ndaj punonjësve të tyre me përmasë pothuaj 20 milionë leva (10 milionë euro). Mirëpo në fund të janarit të vitit 2011 situata duket në një mënyrë të ndryshme. 16 punëdhënës tashmë ia kanë paguar rrogat e papaguara të punës punonjësve të tyre, 45 punëdhënës të tjerë i kanë paguar pjesërisht dhe kanë miratuar grafikë të posaçme bashkë me të emëruarit dhe sindikatat, për pagimin e plotë të rrogave. Në listën e zezë mbeten 11 punëdhënës, për të cilët Kryeinspektorati i punës do të angazhojë prokurorinë. Këto firma janë nga sektorë të ndryshëm – ndërtim, tekstil, transport etj.

“Ne nuk e dimë se çfarë hapash do të ndërmarrë prokuroria, shënon ministri social Totju Mlladenov. – Por nuk do të bëjmë kompromise, sepse mospagimi i pagave ose vonimi i tyre për më shumë se tre muaj sipas nesh përbën një rrezik real për shëndetin e këtyre njerëzve, të cilët mbeten pa rroga.” Sipas tij ka mijëra firma bullgare, të cilat janë korrekte ndaj shtetit, kurse një pjesë e vogël prej tyre nuk i respektojnë rregullat. Prandaj Kreyinspektorati i punës do të vazhdojë të bëjë kontrollime. Ekspertët e tij kanë konstatuar mjaftë raste të mosrepsketimit të legjislacionit të punës dhe të fshehjes së të ardhurave nëpërmjet emërimit të punonjësve dhe nëpunësve, pa u lidhur kontrata pune me ta. Ministri Totju Mlladenov saktëson:

“Nga muaji gusht i vitit 2009 deri në fund të vitit të kaluar organet e kontrollit kanë konstatuar mbi 3640 raste të punonjësve dhe nëpunësve pa kontrata pune. Sanksioni për punëdhënësin për çdo një punonjës pa kontratë pune është deri më 15 mijë leva. Do të vazhdojmë kontrollin për respektimin e legjislacionit, pa bërë aspak kompromise, edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji Kryeinspektorati i punës ka konstatuar 460 raste të reja të punonjësve pa kontratë pune, gjë për të cilën janë vënë sanksionet përkatëse kundër punëdhënësit.”

Një pjesë prej punonjësve dhe nëpunësve, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre, kanë ngritur padi kundër punëdhënësve. Megjithatë ka shumë punonjës dhe nëpunës, të cilët kanë preferuar të marrin ndonjë pagë, edhe pse pa kontratë pune, para mundësisë të mbeten pa pagim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD