Tema e shëndetësisë është e dhimbshme si për mjekët, ashtu edhe për pacientët në Bullgari. Një provë për këtë është ndërrimi i tre ministrave të shëndetësisë brenda një viti. Dhe deri sa diagnoza është vënë – janë të nevojshme reforma urgjente dhe ristrukturim i spitaleve me detyrime, të cilat të ndalojnë të përdorin mjetet e Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor, metodat e mjekimit të sistemit dolën shumë të dhimbshme. Ministri i tanishëm i shëndetësisë d-r Stefan Konstantinov nuk fsheh se përmendja e frazës “mbyllje e spitaleve” mund t’i kushtojë postin çdo një ministri.
Njëkohësisht ministri Konstantinov është kategorik se aftësia e konkurrencës që i bazohet cilësisë së mjekëve, ndërtesave dhe pajisjeve mjekësore, duhet të jetë në bazën e marrëveshjes midis spitaleve dhe Arkës së Sigurimit Shëndetësor, dhe jo si tani – arka në fakt është detyruar të nënshkruajë marrëveshje me to. Gjatë kësaj jave ministri Konstantinov paraqiti para gazetarëve projektin e pritur të Hartës shëndetësore kombëtare. Ajo në praktikë përcakton për sa spitale, mjekë dhe qendra mjekësore ka nevojë vendi. Harta do të rinovohet çdo tre vjet. Ndryshimet për vitin e ardhshëm janë minimale, pohoi ministri i shëndetësisë dhe shpjegoi se në hartë janë prezantuar numri i nevojshëm dhe numri real i shtretërve spitalorë në vend dhe në regjionet e ndryshme. Aktualisht në Bullgari ka 44 500 shtretër, kurse vendi ka nevojë për 44 000. Dhe ndërsa numri i shtretërve në vend i afrohet normës, po ashpërsohet problemi me shpërndarjen e tyre të parregullt. Në 6 rajone të vendit ata janë nën minimumin kritik, ndërsa në 7 rajone të tjera janë mbi normën. Kryeqyteti është hiperpajisur me spitale. Me një numër të nevojshëm maksimal prej 6850 shtretërve, në Sofje ka mbi 10000 shtretër spitalorë. Më e madhe është teprica e shtretërve kirurgjikë, por nuk mjaftojnë shtretërit e reanimacionit.
“Do të jem i sinqertë. Kur bëhej ky koncepcion, unë nuk isha përkrahës i madh të bëhet një numërim i përpiktë i shtretërve në spitale – tha ministri i shëndetësisë. – Mendoj se duhet të rishikohet tërë ligji, sepse është humbur lidhja midis shtretërve dhe institucionit mjekësor. Nuk përmendet se çfarë ndodh kur shtretërit janë më shumë ose më pak. Ideja është në tërësi të shkurtohet numri i spitaleve, por ato të bëhen më të mira, me më shumë pjesëmarrje të pacientëve në zgjedhjen e mjekimit dhe në kontrollin e procesit të mjekimit. Pra, aksenti të vihet në të drejtat e pacientëve dhe në praktikën e mirë mjekësore. Kriteret për spitalet janë të qarta – kapacitet për punë me një sasi të caktuar njerëzish, personel i kualifikuar, aparaturë moderne. Qëllimi është në fund të fundit të mbeten spitalet e mira, të cilat t’u përgjigjen nevojave për mjekim të mirë të pacientëve.”
Ndërkohë u bë e qartë se Ministria e Shëndetësisë u jep leje veprimtarie 308 spitaleve nga gjithsej 312 të cilat shtruan kandidaturë për regjistrim në fund të janarit të këtij viti. Katër nuk morën leje për shkak të mospërputhjes me standardet mjekësore ose për shkak të falimentimit.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..