Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vezët e ngjyrosura strucësh tashmë kërkohen për Pashkët

Vezët e ngjyrosura kërkohen shumë. Aktualisht çmimi i një veze struci është rreth 25 euro
Foto: BGNES
Duke afruar festat e Pashkëve fermat për strucë kanë gjithnjë e më shumë porosi. Bëhet e qartë se njerëzit, të cilët dëshirojnë të zbukurojnë tryezën e vet festive me vezë strucësh janë gjithnjë e më shumë. Sivjet porosi kanë bërë akoma gjatë Krishtlindjeve. Nëse në të kaluarën rritja e strucëve ishte diçka ekzotike, sot kjo është një punë e zakonshme. Vezët e strucit janë të shijshme dhe të mira për shëndetin. Për këtë arsye pavarësisht nga kriza fermat e strucëve jo vetëm realizojnë prodhimin e tyre por bile punojnë me fitim.

Shpendët, të cilët zakonisht jetojnë në shkretëtirat e Afrikës Jugore, ndihen mirë bile në klimën tonë më të ftohtë. Dhe rritja e tyre nuk është e vështirë. Strucët kanë nevojë për mjaft hapësirë për të vrapuar, për ushqim me foragjerë të cilësuar dhe rezultati gjithmonë është mirë. Për këtë arsye në shumë vende në Bullgari tashmë rriten këta shpendë dhe biznesi në të vërtetë është fitimprurës. Aktualisht çmimi i një veze struci është rreth 50 leva (25 euro). Me të mund të gatuhen 12 omëlete. Elmira Dimitrova, pronare e një ferme për strucë pohoi se për bullgarët rritja e strucëve tashmë nuk është diçka ekzotike. Shumë bullgarë gatuajnë me vezë strucësh ose përdorin mishin e shpendëve të mëdhenj në kuzhinën e tyre.

© Foto: Veneta Nikollova

Biznesi me rritjen e strucëve është fitimprurës

Tani, me afrimin e Pashkëve porositë për vezë janë shumë. Shtohet interesi për zbukurimin e vezëve të strucëve. Më parë lëvozhga shpohet me trapanë për të zbrazur, pastaj sipërfaqja lëmohet dhe zbukurohet me bojëra të posaçme. Vezët e ngjyrosura blihen si dhuratë sepse janë shumë atraktive. Festat religjioze gjithashtu janë shkak që njerëzit të blejnë vezë të tilla. Mbi ta mund të vizatohen ikona të shenjtorëve të ndryshëm. “Kërkimi është aq i madh se tashmë punojmë me një ikonografist, i cili zbaton porositë e shumta” – shpjegoi Elmira Dimitrova dhe shtoi:

© Foto: Veneta Nikollova

Vezët e ngjyrosura mund të jenë dhuratë e bukur.

“Ikona më e kërkuar është ajo e Hyjlindëses Mari me Foshnjën dhe të Hyjlindëses me Tri Duar. Njerëzit shpesh bëjnë porosi për vizatimin e ikonave të Shën Gjergjit, të Shën Dimitrit, të Shën Minas. Më shumë porosi natyrisht kemi për Pashkët. Diçka interesante që ofrojmë janë ashtuquajturat “Faltore shtëpiake”. Kur struci i vogël nxjerr nga veza marrim lëvozhgën dhe e vizatojmë. Pastaj vendosim në të një qiri. Njerëzit e pëlqejnë shumë këtë ide.” Në fermën e zonjës Dimitrova jetojnë 24 shpendë të mëdhenj. Gjysma prej tyre janë femra dhe japin nga një vezë për 2 javë. Pronarët e fermës janë kënaqur me prodhimin, por shqetësohen se nuk do të mund të zbatojnë të gjithë porositë që i kanë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD