Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investime të qëndrueshme dhe në rritje të “Shishexham” në Bullgari

Kryeministri Bojko Borisov ishte i pranishëm në inaugurimin e uzinës së pestë të kompanisë turke “Shishexham” në qytetin bullgar Tërgovishte.
Foto: BTA
Këtë javë kryeministri Bojko Borisov inauguroi uzinën e pestë “Shishexham” në Bullgari. Holdingu është ndër investitorët më të mëdhenj në vend me investime të qëndrueshme dhe në rritje. Uzina do të prodhojë qelq për automjete, kryesisht për eksport në Ballkan dhe në BE.

Me realizimin e këtij investimi mjetet e investuara nga holdingu “Shishexham” te ne do të arrijnë gjithsej 405 milionë dollarë amerikanë, prej të cilëve 150 milionë nga marrëveshje ndërkombëtare. Punësimi do të rritet në 1500 veta. Në kuadrin e projektit investues të “Shishexham” gjatë viteve të fundit filloi eksploatimi i katër pajisjeve të prodhimit në terrenin në qytetin Tërgovishte, Bullgari Veriperëndimore – Uzinë për qelq shtëpiak (2005), Uzinë për qelq të sheshtë (2006), Vijë prodhimi pasqyrash dhe Uzinë për prodhim qelqi për teknikë të bardhë (2007).

Investimet e reja në uzinën për qelq automobilistik në territorin e Bullgarisë janë me përmasë 25 milionë dollarë amerikanë dhe janë aplikuar teknologjitë më të reja në ndërtimin e makinave. Investimet në “Shishexham” e shndërruan Tërgovishte në qendër të prodhimit të qelqit në Bullgari dhe në Ballkan. Përveç të ardhurave të konsiderueshme për ekonominë e vendit, uzinat e “Shishexham” sigurojnë mundësi për krijimin dhe zhvillimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndihmojnë transportin vendës dhe sektorë të tjerë, sepse përdorin lëndë të para vendëse.

“Këto janë investime të mëdha – tha për Radio Bullgarinë kryeministri Bojko Borisov. – Aktualisht këtu punojnë mbi 1200 veta dhe sidomos në këto krahina më të prapambetura të Bullgarisë një investim i tillë është me rëndësi të madhe, ai do t’i sigurojë më shumë punë krahut vendës të punës.”

Holdingu turk ka në plan të vazhdojë të investojë. “Shishexham” ka për qëllim të bëjë akoma një investim të madh për afro 400 milionë dollarë deri në fund të vitit 2012, duke rritur dy herë përmasën e kapacitetit prodhues, si dhe numrin e vendeve të punës deri në 2 500. Mirëpo për këtë qëllim drejtori ekzekutiv i holdingut Ahmet Kërman kërkoi përkrahjen e qeverisë bullgare për lehtësimin e procedurave investuese.

“Që të realizojmë një investim prej 400 milionë dollarësh amerikanë në Bullgari, duhet të bëhen disa ndryshime në bazën normative, e cila i takon investimet – shpjegoi ai. – Shpresojmë që këta hapa dhe ky investim prej 400 milionë dollarësh ta bëjnë Bullgarinë qendrën më të madhe të prodhimit të qelqit në Evropë.”

Kryetarja e grupit për qelq të sheshtë të “Shishexham” zonja Gjulsjum Azeri solli më shumë hollësi për planet investuese të holdingut: “Këtu ka një ndërmarrje të madhe për prodhim qelqi të sheshtë, por kemi në plan të ndërtojmë edhe një, domethënë të ketë akoma një vijë prodhimi qelqi të sheshtë në Bullgari, ose në Evropë. Krahas instalimit për prodhim qelqi të sheshtë, kemi në plan të krijojmë dhe një pajisje prodhimi për qelq të qëndrueshëm. Këto janë qelqe të një tipi më të ri, të cilat do të çojnë deri në përdorimin më praktik të energjisë elektrike. Ato e ruajnë ajrin e ngrohtë në dhomë gjatë dimrit dhe ajrin e ftohtë nga klimatiku gjatë verës. Përveç kësaj kemi në plan të krijojmë një instalim për prodhim qelqi të petëzuar. Ai do të përdoret në ndërtim. Sa për uzinën e porsandërtuar për prodhim qelqi automobilistik kemi në plan të realizojmë disa zgjerime.”

Grupi për qelqin shtëpiak i “Shishexham” gjithashtu ka plane investuese në kuadrin e pakos së ardhshme të investimeve. “Krahas furrës për prodhim qelqi shtëpiak, kemi në plan të krijojmë edhe një furrë të tillë, kurse prodhimi do të jetë kryesisht për Evropën” – saktësoi kryetari i Grupit për qelq shtëpiak Taner Uz.

Pakoja e re e investimeve do të jetë fakt në qoftë se zgjidhet çështja e lehtësimeve dhe inkurajimit të investimeve të mëdha, nënvizoi përsëri Ahmet Kërman. “Kur erdhëm për herë të parë në Bullgari, bashke me ne erdhën ekspertë nga Turqia. Aktualisht vetëm 50 prej punonjësve këtu janë turq, të tjerët janë shtetas bullgarë. Nuk ka nevojë për të ftuar kuadro të tjerë nga Turqia, sepse përdorim krahun vendës të punës, Kështu punojmë kudo – edhe në uzinat tona në Rusi, Bosnjë, Egjipt, Gjeorgji”, nënvizoi shefi i holdingut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD