Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të zhvillojë transportin elektrik

Në Sofje, ku jetojnë dhe punojnë më se 2 milionë veta, gjithnjë e më i madh është problemi me ndotjen e ajrit dhe zhurmën. Për këtë arsye autoritetet e kryeqytetit gjithnjë e më shumë orientohen drejt zhvillimit të transportit elektrik. Ndryshe nga qytete të tjera të mëdha evropiane, ku gjatë pjesës së dytë të shekullit të kaluar tramvajet ishin zëvendësuar me trolejbusë dhe autobusë, të cilët janë më të manovrueshëm, në Sofje edhe sot funksionojnë shumë linje tramvaji. Për këtë arsye sot kemi një rrjet të madh, i cili vetëm ka nevojë për rinovim. Dhe ky rinovim tashmë bëhet paralelisht me ndërtimin e linjave të reja të metrosë. Qyteti po përgatitet edhe për përdorimin më të gjerë të elektromobilëve.

“Duke folur për transportimin në kryeqytet theksin ia vëmë transportit elektrik. – tha kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova – prioriteti ynë me siguri është ndërtimi i stacioneve të reja të metrosë. Linja e dytë e metrosë do të jetë gati gjatë vitit 2012. Pas një viti akoma 200 mijë veta çdo ditë do të udhëtojnë me këtë mjet ekologjik të transportimit. Projekti i ri për modernizimin e transportit qytetar gjithashtu e ka si prioritet transportin elektrik. Ai parashikon furnizimin e 50 trolejbusëve të rinj, riparim të linjave ekzistuese të tramvajit dhe ndërtimin e një linje të re.”

Sofje e ka ambicien të bëhet një nga qytetet e para evropiane, ku do të përdoren automjete elektrike. Për këtë qëllim tashmë bëhen ndryshime legjislative dhe bashkia merr masa praktike. Një nga këto masa do të jetë regjimi i lehtësuar i parkimit të këtyre automjeteve në qendrën e Sofjes.

“Mobilet elektrike do të mund të parkohen falas në pjesën qendrore të Sofjes, ku për parkimin e makinave të zakonshme paguhet – shpjegoi zonja Fandëkova. – Përveç kësaj do të nënshkruajmë një memorandum me shoqatat e furnizimit të rrymës elektrike për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ngarkimin e elektromobilëve. Natyrisht ne përkrahim edhe masat e stimulimit që i jep shteti në këtë fushë. Lajmi i mirë është se në rrugët e Sofjes tashmë lëvizen dy automjetet e para elektrike, të cilët janë private. Nga përdorimi i elektromobilëve do të kemi dobi të madhe dhe për këtë arsye tani mendojmë për stimulimin e tij.”

Në lidhje me këtë kemi gatishmëri të përpunojmë një projekti, sipas shembullit të Milanos, për përdorimin e makinave elektrike nga ana e nëpunësve të bashkisë si automjete zyrtare.

Gjatë javës së kaluar në Sofje u zhvillua një konferencë e madhe ndërkombëtare për prodhimin dhe përdorimin e automobilave elektrike, në të cilën flitej shumë për automobilin e së ardhmes – makinën hidrogjenike. Lindi edhe ideja për krijimin e një qendre hidrogjenike ballkanike. “Kjo në të vërtetë ishte java e inovacioneve në sferën e ekologjisë dhe transportit të pastër – tha për Radio Bullgarinë kryebashkiakja e Sofjes. Kisha takime me kryetarin e Shoqatës Hidrogjenike Bullgare dhe me presidentin e Konsorciumit Evropian për Studimin e Energjetikës Hidrogjenike. Me ta folëm për idenë për krijimin e një qendre hidrogjenike ballkanike në Sofje. Përdorimi i makinave hidrogjenike ende është një ide ekzotike, por mund të ndihmojmë për zhvillimin e studimeve shkencore në këtë fushë në Bullgari. Ndoshta kjo qendër do të ndodhet në territorin e Akademisë Bullgare të Shkencave.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD