
“Gatitja me lule dhe alga është njëra nga temat – tha Radi Stambolov, nënpresident i Euro-Toques Bullgarisë. – Po mbërrijnë emra të mëdhenj si Dani Albors nga Spanja, i cili do të gatuajë me alga. Metoda të tilla në kulinari kanë dhe Boris Petrov, Velin Velikov, Jacques Barnachon nga Franca. Një kuzhinier tjetër nga Spanja është ndjekës i mjeshtrit të madh Michel Bras dhe do të tregojë aplikimin e luleve të ngrënshme në kuzhinën e tij.”
Talentin dhe imagjinatën e tyre do të demonstrojnë dhe kuzhinierë të tjerë të famshëm si Morten Thomsen nga Danimarka, Firo Vazqez nga Spanja, Robert Man nga Rumania, Gilbert Welter nga Luksemburgu, Laurent Mahaux nga Belgjika, si edhe mjeshtërit bullgarë. Mikpritja e këtij forumi flet për autoritetin e rritur të artit kulinar bullgar.
“Gëzohem shumë se në Bullgari organizojmë forume të tilla, megjithë vështirësitë, një herë në dy vjet – thotë Radi Stambolov. – Në forumin e mëparshëm, gjatë vitit 2009, kur në skenën dolën kryekuzhinierë si Georgi Georgiev dhe Zhoro Ivanov, morëm një njohje të madhe nga mysafirët francezë. Kjo tregon se Bullgaria ka përparuar shumë në artin kulinar.”
Njohja është rezultat i zhvillimit të shpejtë të biznesit të restoranteve gjatë viteve të fundit, mendon Radi Stambolov. “Bullgarët tashmë e respektojnë shumë profesionin e kryekuzhinierit, ai hyn në sallon, bisedon me klientët, interesohet për shijet dhe pritjet e tyre, pra kulinaria bëhet një spektakël”, shton ai.
Një nga qëllimet e forumit është të ndezë të rinjtë, nxënësit në shkollat e kulinarisë. “Tani për tani pak prej tyre zgjedhin të mbeten në kuzhinë”, pohon Radi Stambolov. Kuzhina bullgare ende nuk është shumë e njohur, por pak nga pak fiton adhurues nëpër botë, në saje të kuzhinierëve bullgarë që punojnë jashtë shtetit. Në shumë qytete me bashkësi emigrantësh bullgarë u dukën restorante bullgare. Ndër ato më prestigjioze ndoshta është “Green Rastaurant” në Seul të Koresë së Jugut. Ai ofron kuzhinë bullgare me aksent mbi ushqimin e shëndetshëm.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..