Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhja e kopshtit të fëmijëve vazhdon të jetë problem për shumë bullgarë

Me siguri për fëmijët në moshë mbi 3 vjeç është më mirë që të frekuentojnë kopshte fëmijësh.
Foto: Diana Hristakieva
Mijëra prindër bullgarë çdo vit kanë të njëjtin problem – kush do të kujdeset për fëmijën e tyre pas përfundimit të pushimit të lehonisë. Në Bullgari ky pushim vazhdon 2 vjet. Problemi ka zgjidhje të ndryshme – për shembull njëri prej prindërve mund të përdorë pushim jo të paguar në vazhdim të një viti për të rritur fëmijën, në raste të tjera me këtë detyrim angazhohen gjyshet. Por me siguri për fëmijët në moshë mbi 3 vjeç është më mirë që të frekuentojnë kopshte fëmijësh. Këtë e pohon studimi i bërë në fund të vitit të kaluar nga Qendra Kombëtare për Studimin e Opinionit Publik. 84% të të anketuarve janë të mendimit se fëmijët duhet të frekuentojnë kopsht fëmijësh para që të mbushin 5 vjeç. Prindërit mendojnë se në kopshtin e fëmijëve vogëlushët më lehtë përvetësojnë dituri dhe aftësi. Shumë i dobishëm për ta është komunikimi me moshatarët dhe në fakt kjo është forma e para e shoqërimit. Sipas 83% të prindërve një fëmijë që ka qenë në kopsht fëmijësh ndihet më mirë në klasën e parë të shkollës, përvetëson materialin mësimor më lehtësisht dhe pa problem komunikon me bashkënxënësit dhe me mësuesit.

Por në fakt dërgimi i fëmijës në çerdhe ose në kopsht fëmijësh nuk është detyrim i lehtë dhe kushton shumë nerva, planifikim strategjik dhe kohë të gjatë. Është kështu sepse në qytetet e mëdha çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve nuk mjaftojnë. Shumë i rëndë është ky problem në kryeqytet, bile kur bëhet fjalë për çerdhet, të cilat nuk ishin përfshirë në kohën e duhur në sistemin elektronik për kandidim, ku regjistrohen të gjithë njerëzit, të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të frekuentojnë objekte publike për rritjen e fëmijëve.

“Disa net fjetëm para çerdhes në ndërresa – ishim të angazhuar unë, burri im, nëna dhe babai im – tregoi Kapka Krësteva, nëna e dyvjeçares Albena. Derisa ne ishim në punë, njëri nga prindërit e mi ishte në shtëpi më vajzën dhe një anëtar i familjes priti në radhë për regjistrim në çerdhe.”

Në familjen e Kapkës të gjithët punojnë dhe për këtë arsye është aq e rëndësishme që Albena të frekuentojë çerdhe. Kjo është situata në shumë familje bullgare, posaçërisht tani në kushtet e krizës. Ka edhe prindër që kishin fat, si babai i dyvjeçarit Stanisllav: “Dëgjova se ka ndonjë histeri të lidhur me regjistrimin e fëmijëve, por për fat të mirë sot kur erdha menjëherë paraqita dokumentet e veta dhe nuk kam pritur.”

“Kjo histeri fillon zakonisht një vit para regjistrimit të fëmijës në kopshtin ose çerdhen dhe atëherë prindërit bëjnë kërkesa në disa objekte të tilla publike në rajonin ku jetojnë – komenton Mariana Kirova, drejtore e një kopshti të fëmijëve në kryeqytet. – Problemet krijohen në saje të prindërve. Duke shqetësuar se nuk do të mund të regjistrojnë fëmijën e tyre ata vijnë para ndërtesës së kopshtit dhe presin në radhe disa ditë para shpalljes së afatit për regjistrim, bëjnë lista dhe kështu krijohen skandale. Unë kam përpunuar 80 kërkesa dhe në kopshtin tonë të fëmijëve ende ka vende të lira.”

Deri në vitin 2013 problemi me mungesën e vendeve të mjaftueshme në objektet publike për kujdes të hershëm të fëmijëve do të zgjidhjet, janë kategorikë nga Bashkia e kryeqytetit. 40 ndërtesa të reja për më se 100 mln leva (rreth 50 mln euro) ishin ndërtuar në Sofje vetëm gjatë 3 vitet e fundit. Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova premtoi se vitin e ardhshëm në sistemin elektronik për kandidim do të përfshihen akoma 26 çerdhe. Por tani për tani në rastet kur fëmija nuk mund të regjistrohet në ndonjë objekt publik për rritjen e fëmijëve, alternativa mund të jenë kopshtet private të fëmijëve. Kushtet në to me siguri janë më të mira nga pikëpamja e bazës materiale dhe e vëmendjes personale, por taksat në to janë më të larta sesa në kopshtet publike të fëmijëve. Nëse në objektet e tilla publike taksa mujore është 30 euro, në privatet shuma tejkalon 150 euro.

Ekziston akoma një alternativë tjetër – të ashtuquajturat “kooperativa të prindërve”. Tani për tani kjo formë e rritjes së fëmijëve nuk është pranuar nga legjislacioni bullgar dhe ekziston vetëm në saje të entuziazmit të prindërve, të cilët kanë vendosur t’i bashkojnë përpjekjet e veta për mirërritjen e vogëlushëve. Një kooperativë e tillë filloi të punojë gjatë vjeshtës së vitit të kaluar. Gjashtë janë familjet, të cilat vetë organizojnë gjithçka – marrin me qira vend të përshtatshëm, e rinovojnë, paguajnë për pedagog. Nënat gjithashtu marrin pjesë në rritjen e fëmijëve. Ani është arkitekte, por tani merret vetëm me kooperativën e prindërve. Ajo është ndër themeluesit e saj: “Filluam me 6 fëmijë – shpjegoi ajo – Tani ato janë tetë. Për to kujdesen dy gra – një pedagoge dhe një nga nënat. Secili ndihmon me këtë me të cilën mund – me para, me kohë të kushtuar fëmijëve, me ide. Para që të përfshijmë ndonjë familje të re në kooperativë saktësojmë këtë dhe kështu kemi një alternativë të mirë të kopshtit të fëmijëve. Ky është një aktivitet jofitimprurës, domethënë – parat përdoren për fëmijët dhe përfitimi për prindërit është koha e lirë dhe mirërritja e fëmijës.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD