Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime rekorde të lëndëve djegëse në Bullgari

Foto: BGNES
Çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari rriten gjithnjë e më shumë. Në stacionet e karburantit benzina më e përdorur tek ne – A-95H tejkaloi 2,40 leva (1,20 euro) për një litër. Dizeli shitet për mbi 2,50 leva (1,25 euro) për një litër. Megjithatë bullgarët i drejtojnë automjetet e tyre me lëndët djegëse më të lira në Evropë, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe Luksemburgun. Këtë e pohon kryetari i Asociacionit bullgar të naftës dhe gazit Andrej Delçev, i cili është kategorik se për rritjen e çmimit të naftës mund t’i “falënderojmë” Muamar Kadafit. Analiza e qeverisë tregon se në formimin e çmimeve tani për tani nuk ka anomali dhe shkaqet janë në treg. Por ministri i bujqësisë Miroslav Najdenov shqetësohet se shtrenjtimi i lëndëve djegëse mund të përdoret nga tregtarët si një pretekst për rritje spekulative të çmimeve të ushqimeve. Ai tha se do t’i propozojë qeverisë masa për kontroll të shpenzimit të lëndës djegëse në tërë vargun nga prodhuesi deri në tregtar. Opozita bëri propozim të bëhet një analizë nëse tek ne ka marrëveshje monopole, që të shihet nëse çmimet e lëndëve djegëse janë reale. Njëkohësisht Organizata e transportuesve këmbëngul që shteti të ndërhyjë, ndryshe do të fillojnë protesta dhe bllokada të rrugëve. Por qeverisësit, ekspertët dhe ekonomistët janë unanimë se çmimet rekorde të lëndëve djegëse tek ne janë reagim i bumit në tregjet botërore, ku nafta u shtrenjtua për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Sipas ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov, të gjithë komponentët e formimit të çmimit të lëndëve djegëse janë më të lirë se ata në BE.

“Shteti ka caktuar akcizat më të ulëta në BE për çmimet e lëndëve djegëse – tha ministri Trajkov. – Nga ana tjetër kemi një rafineri private, e cila kontrollon shpenzimet e saj të prodhimit. Në tërësi ato nuk janë të larta në krahasim me ndërmarrjet e tjera në Evropë. Në qoftë se prodhuesi bullgar shet me çmime shumë të larta, atëherë realizohet import nga vendet fqinja. Sepse rafineri ka jo vetëm në Bullgari, në Rumaninë fqinjë ka disa. Ky nuk është një treg i rregulluar.”

Në një plan strategjik duhet të mendohet për alternativa, që të mund Bullgaria të mos varet vetëm nga lëndët djegëse të naftës. Sipas ministrit Trajkov vendi ynë duhet të shfrytëzojë teknologjitë e reja. Për shembull, transporti tani përdor vetëm naftë, kurse kjo mund të ndryshohet. “Duhet stimuluar përdorimin e automobilave elektrikë, sepse ata do të lëvizen me energji, e cila mund të prodhohet nga burimet bullgare”, pohon ministri i ekonomisë. Gjithashtu duhet të forcojmë ndërtimin dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, energjetikës bërthamore.

“Për naftën – është e qartë se herët a vonë do të mbarojë dhe çështja është si përgatitemi për këtë moment – tha ministri Trajkov. – Do të ketë lëkundje të çmimeve. Vetë vendet prodhuese nuk kanë interes që çmimet të mbeten të larta për një periudhë të gjatë. Sepse kjo do t’i stimulojë njerëzit të mendojnë si të bëhen të pavarur nga këto çmime. Në çdo rast, kur ka pasur rritje të çmimeve të naftës për një periudhë më të gjatë, diçka ndodhte. Gjatë krizës së parë të naftës gjatë viteve 70 për shembull, filloi përdorimi masiv i automobilave me litrazh të vogël. Pastaj flitej për hidrogjen, tani për elektromobila, burime të ripërtëritshme të energjisë e kështu me radhë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD