Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e parë virtuale bullgare “Në tel”

A është e mundur të rrish para kompjuterit në shtëpi dhe njëkohësisht të jesh në shkollë? A është e mundur bashkënxënësit e tu të jenë shpërndarë anembanë dhe në të njëjtën kohë të jeni bashkë në klasë? Përgjigja është “po”, në qoftë se je nxënës i shkollës së parë virtuale bullgare “Në tel”. Themeluesi i saj është bullgari i ri Valentin Nenkov, i cili prej vitesh jeton dhe punon në ShBA. Shkaku për krijimin e shkollës u bë kërkesa e minoriteteve bullgare jashtë vendit për një arsim në gjuhën bullgare. Për 6 vjet pune në shkollën virtuale “Në tel” kanë mësuar disa qindra bullgarë të moshës së ndryshme.

“Të dyja programet kryesore janë gjuha bullgare për fëmijë dhe gjuha bullgare për të rritur. Të rriturit kërkojnë të mësojnë bullgarishten si gjuhë e huaj – sqaron zoti Nenkov. – Ata kryesisht janë njerëz, të lidhur me Bullgarinë, p.sh. janë martuar me bullgarë. Veprimtaria kryesore e shkollës virtuale u është drejtuar fëmijëve. Në programin mësimor janë përfshirë lëndët, që nuk mësohen në shkollat e tjera të botës – gjuhë, letërsi dhe histori bullgare.”

Fillimisht shkolla virtuale vizitohej nga nxënës të moshës së ndryshme. Dy vjetët e fundit në të mësojnë bullgarë 5-6 vjeçarë, gjenerata e parë e emigrantëve. Interesi për shkollën rritet vazhdimisht. Ai është nxitur nga dëshira e prindërve që fëmijët të flasin bullgarisht dhe të njohin rrënjët e kulturës bullgare. Kështu në klasën virtuale takohen bullgarë nga Anglia, Amerika, Kanadaja, Italia, nga Republika e Afrikës së Jugut, Dubai etj.

Çfarë do të thotë klasa virtuale?

“Klasa virtuale është mësim nga distanca në kohë reale – shton zoti Nenkov. – Mësuesit ndodhen në Bullgari, ndërsa nxënësit – në skajet e ndryshme të botës. Në një ditë dhe në një orë të caktuar, duke marrë parasysh zonën kohore të vendit përkatës, mësuesit dhe nxënësit takohen në klasën virtuale, e cila shumë i ngjan asaj reale. Në të ata mund të bisedojnë me njeri-tjetrin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Pastaj nxënësit përgatitin detyrat e shtëpisë dhe ua dërgojnë mësuesve. Çdo kurs është strukturuar në 12 mësime. Kursi i parë fillon me “Abetaren” dhe ai i fundit mbaron me historinë e Bullgarisë që nga themelimi i saj deri në kohën e sotme. Gjithsej kurset janë 15.”

Në shkollën virtuale “Në tel” Valentin Nenkovi ka ftuar mësues nga Bullgaria me përvojë shumëvjeçare, ndërsa programi mësimor është i autorit dhe vazhdimisht ndryshohet në varësi të nevojave të fëmijëve. “Në kurset e gjuhës, letërsisë dhe historisë bullgare tekstet janë të përzgjedhura ashtu që fëmijët jo vetëm të zotërojnë shkrimin e leximin, por edhe të mësojnë për kulturën bullgare”, pohon themeluesi i shkollës. Ai është i bindur se e vetmja mënyrë, që të mos humbim identitetin tonë në botën globale, është që të ruajmë traditën dhe kulturën bullgare, të cilat mbahen në gjuhën, letërsinë dhe historinë e popullit.

Në shkollën reale nxënësit kontrollohen dhe marrin nota. Çfarë ndodh në shkollën virtuale?

“Bëhen teste, por notat nuk janë më të rëndësishme – thotë Valentin Nenkovi. –Mësuesit kanë një lidhje shumë të fortë me nxënësit dhe realizojnë kontakte me ta vazhdimisht. Kështu janë në dijeni për nivelin e zotërimit të materialit mësimor dhe në qoftë se nxënësit kanë boshllëqe, mësimi mund të përsëritet. Në këtë lidhje notat nuk janë shumë të rëndësishme. Përdorim një program të specializuar, gjithashtu dhe skype, për të realizuar takimet virtuale. Çdo nxënës ka regjistrim në faqen tonë të internetit dhe kështu merr informacione për kursin përkatës. Procesi mësimor zhvillohet në këta hapa: nxënësi lexon tekstet e librit mësimor virtual, pastaj shkruan detyrat e shtëpisë dhe ua dërgon mësuesve për t’i korrigjuar.”

Themeluesi i shkollës virtuale “Në tel” parashikon të zgjerojë planin mësimor, duke përfshirë në të një kurs të specializuar të gjeografisë. 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD