Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klaudia Kardinale dhe Danis Tanoviç në Sofja Film Fest

Foto: Veneta Pavllova

Një nga vizitat më të pritura në kuadrin e Film Festit të 15 në Sofje ishte e Klaudia Kardinales. Artistja legjendare shpërndante joshje, naturalitet, dhe mençuri në takimin e vet me gazetarë, orë përpara xhirimit të filmit “Gepardi”. Kurse në mbrëmjen e 11 marsit veprat e Llukino Viskontit, të xhiruar në bazë të romanit me të njëjtin emër të Lampeduzës, u prezantua prej saj para publikut në sallën e madhe numër 1 të Pallatit Popullor të Kulturës. Artistja mori dekoratën “Shekulli i Art” nga ministri i kulturës Vezhdi Rashidov, kurse kryetarja e baskisë e kryeqytetit Jordanka Fandëkova i dhuroi Dekoratën e Sofjes për një kontribut të plotë në Artin e Shtatë.

130 janë filmat, në të cilat ajo ka marrë pjesë në karrierën e saj 53 vjeçe në kinema. Në “Gepardin” ajo luan një nga rolet e saj më të shënuara-të Anzhelikës së shkëlqyer. Në film partneri i saj është Alen Deloni. Gjatë vitit të kaluar, ata kanë parë së bashku në festivalin në Kanë filmin. “Aleni qante gjatë gjithë kohës. Më tha se nuk mban mend se sa shumë herë jemi puthur në film” – thotë Kardinale. Sot të dy mendojnë se, mundet të jenë shokë shumë të ngushtë.

“Kur bënim filmin me Lukino Viskontin, në po këtë kohë luaja dhe në një film të Federiko Felinit. Ky me të vërtetë qe një moment magjik në karrierën time – për shkak të dy regjisorëve të mëdhenj. Puna me Llukinon qe si në teatër-çdo gjë qe shumë precize. Te Federiko Felini punonim pa skenar, kishte vetëm improvizim”, shënon aktorja.

Gjatë viteve Klaudia Kardinale merr pjesë në filma të regjisorëve të njohur italianë dhe të huaj në vendet e ndryshme. Shpesh luan në role të grave të forta dhe të pavarura. Dhe diçka kureshtare: vet luan dublimet, asnjëherë nuk ka pasur dublim për to. “Më pëlqen rreziku”, pohon ajo. Thotë se, zgjedh të luaj në filma të cilët nuk janë banal, të cilët e emocionojnë spektatorin dhe e detyrojnë të mendojë. “Që të mund të bësh këtë punë, duhet të jesh shumë i fort nga brenda. Në rast të kundërt ti e humb identitetin tënd, nuk e di se kush je në fakt. Kur bën filma të shumtë, duhet të ndërrohesh, të jesh i ndryshëm përpara kamerës. Por pas xhirimit të jesh ti vetë”, shënon ajo.

Sot Klaudia Kardinale ka një koleksion të tërë prej dekoratave, mes të cilave janë dhe katër të “David të Donatelos” të njohura si Oskarët italianë, “Luani i art i nderit” nga Venecia, “Arusha e artë e nderit” nga Berlinale, dekorata më e lartë e Francës-dekorata e legjionit të Nderit. Vazhdon të marrë pjesë në filma –kryesisht të regjisorëve të rinj, sepse sipas fjalëve të saj ,tani për të rinjtë është shumë më vështirë të bëjnë filma. Ajo është e njohur me angazhimin e vet social. Lufton për të drejtat e grave, kurse gjatë vitit 2000 është e zgjedhur për Ambasadore e vullnetit të mirë të UNESKO-s.

Për herë të parë në Sofje është mysafir regjisori dhe skenaristi boshnjak Danis Tanoviç. Ai është mbajtës i çmimit Oskar për film në gjuhë të huaj gjatë vitit 2002 për veprën e tij të debutit “Toka e askujt”, e cila pikturon absurdet e luftës në ish Jugosllavinë. Që atëherë në çmimin për film më të mirë ballkanik përfshihet dhe një paketë verë bullgare, emri i së cilës koincidon me emrin e filmit. Më 12 mars Danis Tanoviç ia dorëzoi këtë çmim filmit bullgar “Hapa në rërë”. Dhe prezantoi para publikut në Sofje veprën e tij të re “Cirku Kolumbia”.

“Ky film është si një letër dashurie ndaj brezit të prindërve të mi, megjithëse letra nuk është shumë e sjellshme – tha para gazetarëve Tanoviç. – Me të desha t’u them çfarë kanë shkatërruar me shpërbërjen e Jugosllavisë, sepse ajo ishte një vend i bukur. Ideja më ra ndër mend nga era e pranverës para disa vitesh. Tashmë e kisha lexuar librin “Cirku Kolumbia”, i cili është kronika e një qyteti në periudhën para luftës, gjatë luftës dhe pas saj. Duke punuar mbi skenar, e ndjeva këtë erë dhe mendova për momentin para luftës. Vendosa të bëjë një film pikërisht për këtë moment.” Dhe pikërisht në këtë moment të tensionit, Tanoviç vendosi histori dashurie, temën e emigrimit dhe kthimit në atdhe. Dhe krijoi një tregim emocionues, në të cilin armiqësia mbetet prapa njerëzisë dhe fisnikërisë.

Si do të dukej një film autoportret i Tanoviçit? Në të regjisori shtrihet në një hamak pranë Adriatikut dhe përreth dëgjohen vetëm gjinkallat. Kjo është ëndrra e Tanoviçit të lodhur, i cili shkruan skenarë, xhiron filma, vet e kompozon muzikën për ta (ka mbaruar shkollë muzikore). Përveç kësaj është deputet, pedagog në universitet, gjen kohë dhe për fëmijët e tij, më i vogli prej të cilëve është 1 vjeçar.

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva, Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD