Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e verës biologjike në fshatin Ljubenovo

Kryetari i Bashkisë së Nikopolit Valerij Zheljazkov mori pjesë në krasitjen rituale të hardhive
Foto: Maria Dimitrova
Si një tokë e lashtë e vreshtarisë Bullgaria ka një festë të verës – më 14 shkurt sipas stilit të vjetër ose më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në këtë ditë bullgarët presin hardhitë dhe pinë verë. Por ende janë pak vendet ku në këtë ditë nderohet vera biologjike. Prodhuesit e mëdhenj rrallë bëjnë ndonjë seri vere biologjike. Por ka dhe vreshtarë më të vegjël, të cilët i rritin hardhitë në mënyrë ekologjike dhe vetë prodhojnë verëra biologjike. Ndër ta është dhe Albena Simeonova. Ajo është vreshtare e brezit të shtatë dhe aktiviste e lëvizjeve ekologjike tek ne. Albena e ka quajtur njërën prej verërave të saj “Elia”. Nga vjen ky emër i bukur?

“Nga një çezmë e vjetër romake, 6 shekuj më e vjetër se shteti bullgar – shpjegon Albena. – Dikur në Nikopol ka pasur një legjion romak dhe udhëheqësi i tij e humbi të shoqen kur ajo ishte mezi 20 vjeç. Ajo quhej Elia. Në kujtim të saj ai ia dha emrin e saj një shatërvani të bukur në Nikopol, i cili tani vonë u restaurua.”

Në festën e verës biologjike ishte e pranishme dhe Veselina Ralçeva – kryetare e Asociacionit bullgar “Bioprodukte”, i cili bashkon disa entuziastë, përkrahës të prodhimit biologjik. Veselina Ralçeva thotë se shteti ynë ende nuk e mbështet mjaft bujqësinë biologjike. Prandaj mjetet e fondeve evropiane, të cilat janë për praktika agrare ekologjike janë pak. Sipas Strategjisë kombëtare për zhvillimin e bujqësisë biologjike në Bullgari, sipërfaqet me kultura biologjike duhet të arrijnë 8%. Aktualisht ato janë nën 1%.

“Nga 600 milionë leva (300 milionë euro) që parashikohen për agroekologji, janë absorbuar nën 2% – vazhdon zonja Ralçeva. – Në qoftë se këto para hyjnë në bujqësinë bullgare dhe pikërisht në rajonet më të prapambetura dhe më të prekshme, sepse ato janë më të përshtatshmet për bujqësinë biologjike, mund të përfytyroni si do të ndryshohet tërë piktura. Kjo do të ndryshojë rrënjësisht dukjen e këtyre regjioneve, si edhe imazhin e vendit tonë si eksportues i produkteve biologjike. Evropa e vlerëson shumë këtë mënyrë të prodhimit.”

Në të vërtetë Bullgaria disponon me kushte shumë të mira për zhvillimin e bujqësisë biologjike – sipërfaqe të mëdha të pastra dhe pjellore, klimë të mirë, tradita shekullore në bujqësi. Dhe ky potencial duhet të përdoret. Por në rajonin e Nikopolit njerëzit që merren me bujqësi biologjike kanë një shqetësim të madh – ky është plani për ndërtimin e centralit atomik “Belene” në afërsi.

“Si do të bëjmë bujqësi biologjike, nëse këtu do të ketë një central bërthamor – thotë prodhuesja e verës biologjike Albena Simeonova. – Do të bëhet ashtu si me verërat franceze në luginën e lumit Rona. Do të mbeten në raftet më të poshtme të dyqaneve dhe do të kushtojnë një – një e gjysmë euro.”

Albena Simeonova është e mendimit se përveç bujqësisë biologjike, shteti duhet të përkrahë dhe bujqit e vegjël në tërësi. Sepse fondet evropiane shfrytëzohen më tepër nga prodhuesit e mëdhenj. “Ne u sigurojmë punë 10-12 familjeve në çdo fshat – shpjegon ajo. – Dhe shpresojmë se qeveria do ta mbështetë bujkun e vogël, i cili jeton në fshat, punon dhe dëshiron që fshatrat në Bullgari të mbijetojnë.”

Duke u ndarë me ekipin tonë, Albena Simeonova na kujton fjalët e stërgjyshërve të saj: “Nga vera e mirë vijnë mendimet e mira, humori i mirë dhe dëshira për veprime të mira”. Kurse nuk ka një verë më e mirë se vera biologjike, të cilën stërgjyshërit tanë kanë prodhuar shekuj me radhë, para se të vijë era e kimizimit masiv të bujqësisë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD