Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Beteja e mjekëve dhe pacientëve për shëndetin tonë të mirë

Foto: BGNES
Ekziston një pasuri, e cila na kujtohet vetëm atëherë kur e humbim – shëndeti. Sot kemi një shkak tjetër për ta sjellë ndër mend dhe kjo është Dita Botërore e Shëndetit – 7 prill. Nisma për kremtimin e saj është e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë ka një histori 50 vjeçare. Sivjet në këtë ditë fillon fushata “Rezistenca kundër mikrobeve: mosveprimi sot nuk është ilaç për të nesërmen”.

“Nisma është për pakësimin e përdorimit të antibiotikëve në spitalet dhe në shoqëri, tha doktori Andrej Kuzmanov, mikrobiolog nga Qendra Kombëtare e Sëmundjeve Parazite dhe Ngjitëse. – Përveç kësaj duhet ditur se përdorimi i drejtë i antibiotikëve është lidhur detyrimisht me përpunimin e antibiogramës dhe me saktësimin e mjekimit me antibiotike nga ndonjë mjek-specialist. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është i rrezikshëm jo vetëm sepse e dëmton shëndetin, por edhe sepse shkakton shfaqjen e llojeve të reja bakteresh, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve. Tashmë disa vjet në Qendër, ku punoj mbikëqyrim përdorimin e antibiotikëve dhe përpunimin e antibiogramëve – një program, i repartit të mikrobiologjisë, pranë Qendrës dhe për fat të keq vazhdon tendenca e rritjes së përdorimit të antibiotikëve. Beteja për përdorimin e tyre të kontrolluar është diçka që është aktuale jo vetëm tek ne, por dehe në tërë Evropën.”

“Beteja” – ndoshta kjo është fjala, e cila mund të përshkruajë më saktë gjendjen e shëndetësisë bullgare sot. Mjekët çdo ditë luftojnë për jetën e pacientëve dhe për përballimin e vështirësive në profesionin e tyre, të shkaktuara nga reforma jo të përfunduar në shëndetësinë tonë. Nga ana e tyre pacientët luftojnë duke qëndruar në radhë para kabineteve, në të cilat doktorët plotësojnë dokumente në vend që të kryhen detyrat e tyre të ekzaminojnë të sëmurët – dhe kjo është për shkak të vonimit të shëndetësisë elektronike në Bullgari.

Ndërkohë bullgarët vazhdojnë të jenë të parët për nga numri i të sëmurëve me zemër. Në Bullgari ekziston edhe një rritje e shqetësuese të sëmundjeve onkologjike dhe të diabetit. Gjithnjë e më shumë janë njerëzit mbipeshë. Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe të ushqimit dhe prevenca e sëmundjeve janë masat për përmirësimin e tendencave.

A ndihemi të qetë për shëndetin tonë? Përgjigja e kësaj pyetje është e studentit Radosllav Nakov nga Universiteti Mjekësor i Sofjes.

“Po, me siguri ndihem i qetë si pacient. E vetmja që më shqetëson është tensioni i cili ekziston për shkak të problemeve të shumta midis Arkës shëndetësore dhe mjekëve. Ky tension ndihet kur vizitojmë spitale të ndryshme për ushtrimet tona praktike. Kjo është diçka që i lodh suplementarisht mjekët. Ata duhet të jenë të qetë dhe të merren vetëm me punën e tyre – të mjekojnë të sëmurët. Shpresoj se kur filloj të punoj gjërat do të përmirësohen dhe shpresoj gjithashtu se pagat e mjekëve do të bëhen më adekuate.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD

Shoqëria civile bën thirrje për polici efektive dhe për t'i dhënë fund abuzimit me kafshët

Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..

botuar më 25-04-04 5.30.MD