Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restaurimi i kishave dhe manastireve në Bullgari do të rritë mundësitë për turizëm religjioz

“Shën Petka Samarxhijska” në qendrën e kryeqytetit bullgar është ndër kishat e restauruara.
Foto: Darina Grigorova
Në vazhdim të qindra vjetëve kishat dhe manastiret ruajtën me zelltari kulturën dhe veçoritë e kombit bullgar. Sot një pjesë e madhe e këtyre monumenteve kulturore janë të rrëzuara ose të braktisura. Me rrëzimin e tyre pak nga pak humbim dëshmitë për lulëzimin e dikurshëm të letërsisë fetare bullgare, për artin tonë ortodoks, në vend që këto objekte të kthehen në qendra botërore për turizëm fetar. Për fat të mirë, në saje të bullgarëve atdhetarë disa nga vatrat e braktisura kulturore dhe fetare po ringjallen. Për përkrahjen e kauzës së mirë para pak kohe qeveria bullgare siguroi rreth 355 mijë euro për rinovime dhe restaurime të objekteve fetare.

“Nisma filloi me përpjekjet e disa qytetarëve, atëherë kur gjetëm reliktet e Gjon Pagëzuarit në Sozopoll – shpjegoi Emill Velinov, drejtor i Departamentit të Lëndëve Fetare pranë Këshillit të Ministrave – Kishat, të cilat morën financim janë 5. Në fillim banorët e një lagjeje të qytetit detar Burgas mblodhën nënshkrime dhe i dërguan në Departament me kërkesë që të ndërtohet një kishë ortodokse në lagjen e tyre, ku nuk kishte asnjë vend tjetër për shërbim fetar. Me ndihmën tonë financiare atje ishte ndërtuar kisha “Shën Nikollai”. Qeveria bullgare ndihmoi përpjekjet e njerëzve nga qyteti Ahtopol dhe financoi punimet përfundimtare të ndërtimit të kishës “Fjetja e Shën Marisë” atje. Në fshatin Komarevo, Bullgari Verilindore, njerëzit ndërtuan një kishë në godinën e një dyqani buke dhe shteti financoi përfundimin e projektit. Për fat të keq parat nuk mjaftojnë për përpunimin e ikonostasisit dhe për pikturimin e mureve të brendshme. Kisha “Shenjtorët Qirill dhe Metodi” në Sozopoll gjithashtu mori financim. Në qytet kishte turistë bile gjatë dimrit për shkak të relikteve të Gjon Pagëzorit. Sozopolli tashmë është plotë me vizitues pavarësisht se stina verore është larg. Punimet përfundimtare do të përfundojnë në fillimin e verës dhe atëherë reliktet do të vendosen në kishën e rinovuar. Objekti i fundit, për të cilin lëshuam para, është kisha “Trinia e Shenjtë” në fshatin Strjama, Bullgari Jugore.

Shumë janë kishat dhe manastiret, të cilat kanë nevojë për restaurim, por parat nuk mjaftojnë pavarësisht nga dëshira e madhe e qeverisë që të financojë të gjitha projektet, për të cilat qytetarët na ofrojnë informatë. “Është diçka shumë e mirë që ta vazhdojmë nismën, por buxheti i Departamentit të Lëndëve Fetare është shumë i kufizuar – vetëm 500 mijë euro” – saktësoi Emill Velinov.

“Këto janë subvencione të lëshuara për 14 eparki të Kishës Ortodokse Bullgare – d.m.th. rreth 50 mijë euro për çdo një eparki, duke pasur parasysh se nga secila prej tyre kemi nja 20-30 kërkesa. Gjendja e shumicës prej objekteve fetare në Bullgari është shumë e keqe. Çatitë janë të kalbura, shumë ndërtesa janë pothuaj të rrëzuara. Në vend të parë përpiqemi të sigurojmë financim për rinovimin e çative, kështu që të evitojmë asgjësimin e afreskeve. Në se e bëjmë këtë do të jemi një hap përpara. Ekzistojnë objekte fetare, të cilat mund të hyjnë në hartën turistike të Bullgarisë. Në Sofje dhe në tërë shtetin ka kisha që datojnë në shekujt IX – XI. Në se i restaurojmë dhe i tregojmë në mënyrë të përshtatshme turistët do të shkojnë atje gjatë tërë vitit, siç është tani në Sozopoll. Ndër ndërtesat, të cilat duhet të restaurohen janë Seminari i Sofjes. Në se kjo bëhet do të jetë mirë që Fakulteti teologjik të vendosjet atje. Kështu studentët dhe nxënësit do të mësojnë dhe do të jetojnë në kushte normale.”

Shpresën për ringjalljen e manastireve – qendrat e vjetra shpirtërore, e japin priftërinjtë e rinj si prifti Nikanor, i cili restauroi manastirin “Shenjtorët Kozma dhe Damjan” që ndodhet afër fshatit Giginci, 60 kilometra nga kryeqyteti Sofje. Për këtë kauzë ai kërkoi ndihmën e bankierëve, ministrave dhe firmave të ndryshme ndërtuese.

“Ka nevojë për njerëz aktivë si prifti Nikanor – ata do të ndihmojnë për ringjalljen e Kishës Ortodokse. Kjo do të bëhet atëherë kur vetë objektet fetare ringjallen dhe fillojnë të tërheqin besimtarë. Çdo vit përpiqem ta bind Komisionin e Çështjeve Fetare dhe të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit Popullor për rëndësinë e nismave të tilla. Tani për tani ne financojmë vetëm objektet, ku nevoja e restaurimit është e domosdoshme. Në të ardhmen do kemi nevojë për një strategji të financimit. Tashmë kemi përpunuar një të tillë, të cilën do ta prezantojmë në Parlament. Por tani për tani nuk kemi mjaft para, financimi shtetëror është shumë i ulët. Për përgatitjen e projekteve evropiane gjithashtu ka nevojë për mjete financiare dhe për këtë arsye do të propozojmë që të parashikohet një shumë e caktuar pranë subvencionimeve për Departamentin e Lëndëve Fetare, e cila do të harxhohet pikërisht për përpunimin e projekteve. Tashmë ka anëtarë të Sinodit të Shenjtë, të cilët marrin pjesë në grupet tona të punës. Tërheqim gjithashtu këshilltarë të mirë nga ministri të ndryshme dhe shpresoj se bashkëpunimi do të jetë me dobi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD