Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritet investuese të ekonomisë bullgare

“E ardhmja e ekonomisë bullgare është në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe energjetikës bërthamore”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov në hapjen e forumit.
Foto: Tanja Harizanova
Çfarë janë investimet, për të cilat Bullgaria ka nevojë dhe se si ajo do t’i tërheqë? Si shteti bullgar mund të bëhet pjesë e hartës evropiane të destinacioneve për investim? Si investimet mund ta ndryshojnë kartëvizitën industriale të bullgarisë? Këto janë pyetjet, të cilat duhen të marrin përgjigje nga Strategjia për Tërheqjen e Investimeve, e përpunuar nga Ministria e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit. Ajo ishte prezantuar në një forum, kushtuar prioriteteve të ekonomisë bullgare për 10 vjetët e ardhshme. Qëllimi i Strategjisë është që gjatë vitit 2020 Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë të jetë 60% të Produktit të Brendshëm Bruto për BE.

E ardhmja e ekonomisë bullgare është në zhvillimin e bujqësisë, turizmit, energjetikës bërthamore, mendon Bojko Borisov, i cili hapi forumin. “Nafta jonë – këto janë ushqimet tona dhe Bullgaria është një parajsë për prodhimin e tyre – komentoi kryeministri bullgar. – Kemi më se 600 burime minerale. Të mos flasim për lumenjtë me uji të pastër e të pijshëm. Nuk është larg koha, kur njerëzimi do të ketë një nevojë të ashpër për ushqime dhe për uji.”
Kryeministri Borisov ishte kategorik se pa zhvillim të energjetikës bërthamore ekonomia bullgare nuk do të jetë mjaft konkurruese. Më e rëndësishme gjatë viteve të ardhshme do të jetë disiplina financiare. Eja pse Pakti për stabilitet financiar, i cili diskutohet shumë kohët e fundit do të luajë një rol prijës për daljen e Bullgarisë nga kriza, sepse do të garantojë një disiplinë buxhetore. Kështu do të sigurohen premisat për rritjen ekonomike të shtetit. Sipas kryeministrit saktësimi i sektorëve me prioritet do të përfundojë lëkundjet e ekonomisë tonë në një ose tjetër drejtim sipas koniunkturës së momentit.

© Foto: BTA

Ministri ekonomik Trajço Trajkov: “Pavarësisht nga kriza Bullgaria mund!”

Konkurrenca për tërheqjen e kapitaleve të huaja është e mprehtë dhe Bullgaria merr pjesë në këtë treg në nivel global. Për projektet e mëdha në sektorin e prodhimi shteti po konkurrohet si një destinacion investime me të paktën 10-12 shtete të tjera. Në fushën e “outsourcing”-ut dhe teknologjive informative shpesh konkurrohen 30-40 shtete. Në 20 vjetët e fundit Bullgaria ka tërhequr investime për 40 mlrd euro dhe vetëm 5% prej tyre janë lidhur me privatizimin, tha gjatë forumit ministri ekonomik Trajço Trajkov. Mjetet e investuara në sektorin e ndërtimit dhe të pronave të patundshme gjatë viteve të fundit arritën 80% nga investimet e drejtpërdrejta, por ky nuk është varianti më i mirë për zhvillimin e ekonomisë bullgare. “Sepse këto investime kanë karakter të përkohshëm – diçka si sheqeri për sportistët” – komentoi ministri Trajkov. Lajmi i mirë është se për herë të parë prej shumë vitesh investimet janë kryesisht në industri dhe energjetikë. “Pavarësisht nga kriza Bullgaria mund!” – është kategorik ministri i ekonomisë.

Cilat do të jenë prioritetet e ekonomisë bullgare gjatë 10 vjetëve të ardhshme?

“Qëllimi është që të bëhemi liderë në përtëritjet në disa industri – tha gjatë forumit Trajço Trajkov. – Fokusi duhet të jetë mbi tërheqjen e investimeve në sektorin IT, në softuerin dhe “outsourcing”-un. Sektorët e tjerë janë teknologjitë e pastra si mekanika, elektronika, kimia, bioteknologjitë. Bullgaria duhet të kërkojë investime të drejtpërdrejta të huaja, të lidhura me bujqësinë biologjike, ushqimet biologjike, shtesat ushqimore etj. Industritë në fushën e farmaceutikës dhe shëndetësisë janë pjesa tjetër e strategjisë. Të gjithë sektorët e lartpërmendur kanë të bëjnë me turizmin dhe me konceptin tonë për zhvillimin e formave të tij alternative, kështu që Bullgaria të bëhet një destinacion modern për turizëm gjatë tërë vitit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD