Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet në legjislacionin zgjedhor në Bullgari dhe vlerësimi i Komisionit të Venecies

Foto: BGNES
Në fund të javës së kaluar parlamenti bullgar miratoi ndryshime në kodin e ri zgjedhor. Gjatë tetorit të këtij viti në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje të rregullta vendore dhe presidenciale. Shkaku për ndryshimet legjislative është se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë mbi 20 tekste të ligjit të ri zgjedhor me argumentin se janë në kundërshtim me Kushtetutën, me praktikën në BE dhe me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Korrigjimet bëhen nën monitorimin e Komisionit evropian për demokraci nëpërmjet së drejtës (Komisioni i Venecies) pranë Këshillit të Evropës dhe të Organizatës për sigurim dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE). Përfaqësues të këtyre institucioneve ishin në Bullgari tani vonë.

Ndryshimet kryesore në kodin e ri zgjedhor janë lidhur me kërkesën për banim të qëndrueshëm të votuesve dhe me aplikimin e votimit eksperimental përmes internetit. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë mundësinë për votim elektronik, sepse në këtë etapë ai nuk mund të aplikohet në të gjitha rajonet e vendit dhe kështu votuesit nuk do të jenë të barabartë. Përveç kësaj ekzistojnë shqetësime për fshehtësinë e votimit. Gjykata hodhi poshtë dhe kushtin për banim të qëndrueshëm me afat 12 muaj para zgjedhjeve dhe rekomandoi që ky afat të mos tejkalojë 6 muaj, siç është praktika në BE. Shkaku që të kërkohet një afat më i gjatë i banimit të qëndrueshëm në Bullgari janë pasojat negative të të ashtuquajturit “turizëm zgjedhor”. Kjo është një praktikë që në ditën e zgjedhjeve më tepër nga fqinja jonë jugore, Turqia, të mbërrijnë mijëra “turistë”. Këta janë njerëz me prejardhje turke nga Bullgaria, të cilët kanë emigruar në Turqi. Ata kanë shtetësi të dyfishtë dhe si pasojë kanë të drejtën të votojnë në Bullgari. Ekziston dhe i ashtuquajturi “turizëm i brendshëm zgjedhor”, domethënë disa njerëz udhëtojnë nëpër tërë vendin gjatë ditës së zgjedhjeve dhe votojnë për të njëjtin kandidat disa herë. Shpesh herë kjo praktikë, veçanërisht në vendbanimet e vogla, ndryshon votën reale.

Në ndryshimet e miratuara të projektligjit parashikohet që afati i banimit të qëndrueshëm të bëhet 6 muaj, por po të miratohet përfundimisht ligji, ky afat do të jetë në fuqi për zgjedhjet pas vitit 2011. Në zgjedhjet gjatë kësaj vjeshte partia qeverisëse GERB propozon që afati prej 10 muajve të mos ndryshohet. Në variantin e Koalicionit të majtë për Bullgarinë në opozitë propozohet një afat tremujor për këto zgjedhje. Tërësisht kundër kushtit për banim të qëndrueshëm është Lëvizja për të Drejta dhe Liri, pasi njerëzit me shtetësi të dyfishtë që banojnë ose punojnë në Turqinë fqinjë janë kryesisht nga elektorati i kësaj partie. Ndryshimet përfundimtare të rregullave zgjedhore do të bëhen të ditura deri në muajin qershor të këtij viti.

Ja dhe vlerësimi i përkohshëm i Komisionit të Venecies për ndryshimet në kodin zgjedhor të Bullgarisë, i cili u shpall në Sofje nga sekretari i tij ekzekutiv Thomas Markert: “Vlerësimi ynë është pozitiv. Mbeten disa çështje të pazgjidhura – tha Thomas Markert. – Pas ndryshimeve miratuara nga Kuvendi Popullor, shqetësimet më të mëdha të komisionit që kishin të bëjnë me afatin 12-mujor të banimit të qëndrueshëm, u hoqën.”

Vlerësimi i tërësishëm i Komisionit të Venecies do të shpallet pas miratimit përfundimtar të ndryshimeve në kodin zgjedhor nga parlamenti.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD