Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon tendenca pozitive në zhvillimin e inovacioneve

Bullgaria ka një rritje tejkaluese të shpenzimeve për veprimtari shkencore dhe studiuese kundrejt PBB-së gjatë të dy vjetëve të fundit. Ky është një nga konkluzionet e raportit vjetor “Inovacione.bg 2011” të fondacionit “Studime aplikative dhe komunikacione”. Nisma e re e BE-së “Bashkimi i inovacioneve” e rendit Bullgarinë ndër të pesë vendet me tempe më të shpejta të rritjes së të ashtuquajturit “indeks i përbashkët i inovacioneve”, sipas të dhënave për muajin shkurt të vitit 2011.

Megjithëse shënohen tendenca pozitive, sipas treguesit “potencial për inovacione” Bullgaria mbetet në vendin e parafundit në BE, para Rumanisë. Ruslan Stefanovi nga Qendra për studim të demokracisë e komenton situatën ashtu: “Ky është një kundërshtim i natyrshëm. Sepse kemi një pikënisje shumë të ulët, në krahasim me të cilën shënojmë rritje. Por njëkohësisht jemi shumë prapa për nga zhvillimi i ekonomisë dhe inovacioneve dhe si pasojë – për nga të ardhurat prej këtyre inovacioneve. Në fakt vendi ynë vonoi me realizimin e politikave të brezit të parë – liberalizimi dhe stabilizimi makroekonomik. Shumica e vendeve të tjera nga Evropa Lindore e arritën këtë qysh në vitet 1993-94. Kurse ne 4-5 vjet më vonë. Dhe nëse jemi realistë, duhet të presim një vrull të vërtetë të inovacioneve pas vitit 2014, domethënë gjatë periudhës tjetër programore të BE-së. Për periudhën e tanishme (2007-2013) nuk ka mjaft kohë për këtë. Me sa duket, deri në fund të vitit 2013 qeveria do të vazhdojë të investojë më tepër në infrastrukturë dhe jo në inovacione. Bullgaria ishte shumë kohë në vendin e fundit për nga inovacionet në BE. Dhe tani vendi i parafundit është njëlloj suksesi. Por duhet të jemi realistë. Për nga kapërcimi i krizës, ne jemi një nga shtetet më të suksesshme në BE dhe kjo tashmë vlerësohet në Evropë dhe në botë. Në dallim nga vende si Greqia, Rumania, madje Hungaria dhe Lituania, ne e përballuam krizën me forcat tona. Dhe kjo i detyrohet disiplinës fiskale dhe financiare që u imponua gjatë të dhjetë vjetëve të fundit. Në këtë drejtim ne jemi një shembull pozitiv në BE. Por nuk duhet dhe ta ekzagjerojmë suksesin tonë. Sepse ende jemi në vendet e fundit për nga potenciali për inovacione dhe duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim.”

Raporti “Inovacione.bg 2011” regjistroi dhe ndryshime të tjera, me të cilat Bullgaria u afrohet, megjithëse ngadalë, treguesve mesatarë evropianë për zhvillim të inovacioneve. Rritja e shpenzimeve për shkencë dhe teknologji në universitete dhe biznes rreth vitit 2011 është me 3,6 herë në krahasim me vitin 2000, ndërsa në sektorin shtetëror – 2 herë, tregojnë të dhënat e raportit. Një ndryshim pozitiv regjistrohet dhe në shpërndarjen gjeografike të investimeve në shkencë dhe teknologji në drejtim të pakësimit të ndryshimeve regjionale. Ka dhe një interes të rritur nga ana e investitorëve të huaj.

Sipas strategjisë “Evropa 2020” inovacionet, teknologjitë dhe shkenca do të jenë prioriteti kyç për BE-në në periudhën tjetër programore (2014-2020). Sipas raportit “Inovacione.bg 2011” biznesi bullgar bëhet gjithnjë e më i aftë i konkurrencës në nivel evropian dhe jep më shumë para për teknologji të reja dhe inovacione. Por tani për tani afro 25% të vlerës së shtuar të ekonomisë krijohen nga degat inovative, ndërsa në BE niveli mesatar është 45%. Prandaj shteti tashmë mendon si t’i inkurajojë inovacionet. Sipas rekomandimeve në raport qeveria bullgare duhet të marrë masa adekuate për të përmirësuar mjedisin e inovacioneve dhe për të ndihmuar tendencat pozitive në këtë fushë. Dalja nga kriza jep një shans të mirë të përgatiten parimet e një politike të re në fushën e inovacioneve që të arrihet qëllimi ambicioz i qeverisë që investimet në shkencë dhe teknologji në Bullgari të rriten me 1,5% të PBB-së deri në vitin 2020, mendojnë autorët e raportit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD