Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

135 vjet nga vdekja e poetit revolucionar Hristo Botev

Hristo Botev
Më 2 qershor të vitit 1876 vdiq Hristo Botevi – poeti gjenial bullgar i përkthyer në shumë gjuhë, një nga heronjtë më të dashur kombëtarë. Kjo datë u shpall dita e të vdekurve për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Botevi jetoi në një moment historik vendimtar – koha e revolucioneve dhe tronditjeve sociale, kur në Kontinentin e Vjetër u lindën ide të reja demokratike. Kurse për Bullgarinë erdhi etapa vendimtare e luftërave për çlirim nga zgjedha pesëshekullore osmane.

Poezia e Botevit është frymëzuar nga heronjtë që e dhanë jetën në këto luftëra. Deri më sot vjershat më të njohura bullgare janë balada “Haxhi Dhimitri” dhe elegjia “Varja e Vasil Levskit”. Ato glorifikojnë vetëflijimin e dy revolucionarëve të mëdhenj bullgarë dhe pavdekshmërinë e vrullit për liri. Vjershat e Botevit zbulojnë vuajtjet e popullit bullgar, humbjen e ëndrrave rinore të poetit dhe dëshirën e tij të zjarrtë të përfshihet në lëvizjen nacional-çlirimtare. Ai u bë pjesë e emigracionit revolucionar bullgar në Rumani, kurse gjatë vitit 1874 u përfshi në udhëheqjen e Komitetit Qendror Revolucionar Bullgar. Në Rumani botonte gazetat “Fjala e emigrantëve bullgarë”, “Flamuri”, “Zilja” dhe një numër të gazetës “Bullgaria e re”. Publikimet e tij u janë kushtuar problemeve dhe tendencave në politikën ballkanike dhe evropiane. Botevi e shihte të ardhmen e botës si një bashkim vëllazëror midis popujve të lirë dhe shteteve me qeverisje demokratike dhe me drejtësi sociale. Artikujt, pamfletet dhe fejtonet e tij janë ndër më të mirët në publicistikën bullgare.

Botevi është ndër figurat më të shquara të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 – kulmi i luftërave nacional-çlirimtare të bullgarëve në Perandorinë Osmane. Ai udhëhoqi një çetë prej 200 vetash. Të ndarë në grupe, pjesëmarrësit në çetë hipën nga porte të ndryshme rumune të Danubit në anijen austriake “Radecki”. Ata u prezantuan si kopshtarë dhe kur u mblodhën të gjithë, nxorën armët e fshehur në sëndukë dhe e detyruan kapitenin e anijes t’i linte në bregun bullgar buzë Kozlodujit. Kur zbritën, e puthën dheun dhe u nisën për të luftuar për lirinë e Bullgarisë. Afër qytetit Vraca, në majën Okolçica Botevi e gjeti vdekjen e vet mezi 28-vjeçar. Për vojvodën dhe rrugën e çetës së tij tregon një ekspozitë të muzeut të qytetit Vraca. Në të ruhen dokumente, fotografi dhe sende të çetës së Botevit, madje shpata e tij. Valeria Tarashoeva, drejtore e muzeut, rrëfen se rasti me anijen “Radecki” dhe fati i çetës u përshkruan në shumë edicione evropiane.

© Foto: arkiv

Anija austriake “Radecki”

“Në disa publikime Hristo Botevi u krahasua me një hero antik – tregon zonja Tarashoeva. – Pra, menjëherë pas vdekjes së tij heroike, u lindën legjenda për veprimtarinë e tij. Disa njerëz pohonin se ai ishte i gjallë. Shumë botues, ndoshta me qëllime patriotike, vazhdonin të publikonin materiale të tilla. Sepse qëllimi i Kryengritjes së Prillit ishte të tërhiqte vëmendjen e shteteve evropiane dhe të Fuqive të Mëdha që të zgjidhej më në fund Çështja e ndërlikuar lindore dhe Çështja bullgare si një pjesë prej saj.”

Dhe kjo ndodhi në të vërtetë. Një vit më vonë u shpall Lufta Ruso-Turke e vitit 1877-78, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Më 2 qershor qyteti i Vracës tradicionalisht është qendër e shumë aktiviteteve të kushtuara kujtimit të Botevit dhe çetës së tij. Qysh në vitin 1884 me këtë qëllim në qytet u formua Komiteti i Botevit.

“Vraca ishte qyteti i parë në Bullgari, ku u ngrit një monument i Botevit – vazhdon Valeria Tarashoeva. – Monumenti u hap zyrtarisht gjatë vitit 1890 në praninë e nënës së poetit Ivanka Boteva, të bashkëshortes dhe vajzës së tij, të princit Ferdinand dhe kryeministrit të atëhershëm Stefan Stambolov. Kjo ishte një ngjarje e madhe për qytetin tonë. Dhe çdo vit Vraca bëhet qendra, ku bullgarët bashkëkohorë përulen para veprës së madhe të luftëtarëve për çlirim kombëtar.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD
Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD