Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti bregdetar Burgas me oferta të shumta për pushimet verore

Brigjet e bukura bullgare janë në pritje të turistëve
Foto: BGNES
Sa shumë këngë janë kënduar për qytetin Burgas dhe për detin? Në sa shumë vjersha është kënduar për plazhet bullgare? Kurse mbi sa shumë piktura mund të vihen re varka nëpër bregdetin e qyteteve datare të afërta me Burgasin si Pomorie, Sozopoll, Nesebër? Mbase asnjë nuk mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Mbase nuk ka dhe njeri në Bullgari, i cili të mos të jetë mahnitur nga mbrëmjet e Burgasit ose nga shëtitjet nëpër Kopshtin detar? Menjëherë kur fillon të ndihet fillimi i verës, vështrimet e adhuruesve të detit drejtohen fillimisht drejt Burgasit. Kjo është mbretëresha jugore e bregdetit bullgar.

© Foto: arkiv

Pamje nga Gjiri i Burgasit

Kryetari i Bashkisë së qytetit Dimitër Nikollov drejton ftesën e vet për stinën detare të vitit 2011 në Burgas: “Përpjekjet e qytetit tonë janë të drejtuara drejt kësaj të zbukurojmë mundësisht më shumë pika takimin midis kulturës dhe turizmit. Turistët e parë tanimë janë këtu – konstaton zoti Nokollov. Me ngrohjen e kohës filloi dhe stina aktive e fluturimeve të çarturit, me të cilat vijnë miqtë tanë. Akoma që në ditët e para të muajit qershor Burgasi pret të gjithë të cilët duan të vijnë këtu për pushim. Për gëzimin tonë çdo vit vijnë gjithnjë e më shumë njerëz. Gjatë verës, përveç kohë për det, në Burgas është dhe kohë për festivale. Shumë atraktiv është festivali i skulpturave prej rëre. Festa muzikore “Spirit of Burgas” tanimë ka fansa të rregullt nga e gjithë Evropa. Përpara ca kohe bëmë disa përmirësime në Kopshtin detar dhe tani ai është edhe më tërheqës: në të ka mobile të reja parku, ka dhe shumë vende për pushim dhe për dëfrim të fëmijëve” – përmend novitetet e qytetit kryetari i Bashkisë zoti Nikollov.

Sot qyteti Burgas është një qytet modern, por ai ka dhe një histori të vjetër dhe shumë të pasur. Dëshmi për këtë janë eksponentët në muzeun vendas, si dhe shtëpitë e bukura në pjesën e vjetër të qytetit, ku mund të shikohen godina në një stil shumë të bukur rilindës. Një shëtitje nëpër rrugët e qeta të Burgasit mund ta çojë njeriun deri në bregun e detit, ku e pret një pamje drejt horizontit blu. Rrethet e qytetit po kështu tërheqin shumë turistë. Kryetari i Bashkisë së Burgasit Dimitër Nikollov tregon për një ngjarje interesante në qytetin Sozopoll:
“Gjatë vitit të kaluar gjatë gërmimeve arkeologjike u zbuluan një pjesë nga lipsanet e Shën Joan Pagëzorit. Ato janë të ekspozuar për përkulje në qytetin Sozopoll. Të gjithë të cilët kanë dëshirë, mund t’i shikojnë. E di se, shumë nga banuesit e qytetit Burgas tanimë e kanë bërë. Aktivisht po vazhdojnë dhe gërmimet e ishullit Shën Ivan. Aty vazhdimisht dalin fakte të reja dhe interesante nga historia tonë. Bashkia e qytetit Nesebër po kështu ka përgatitur befasia kulinare për stinën e verës. I gjithë regjioni ka gatishmëri dhe pret me padurim interesin e forcuar gjatë këtij viti turistik.”

© Foto: архив

Pamje nga Liqeni i Atanasovos

Tre liqene si një kurore prej uji e rrethojnë Burgasin. Këto janë liqeni i Atanasovos dhe liqenet Vaja dhe Mandra. Për adhuruesit e shpendëve pushimi detar mund të dalë dhe një variant shumë interesant për hobi-turizëm nëpër natyrë. Në afërsi me liqenin e Pomories mund të vizitohet dhe “Muzeu i kripës” i pari në Evropën Lindore. Banjat minerale të Burgasit janë një variant ideal për procedura balneologjike. Kështu gërshetimi midis pushimit detar dhe pushimit shërues do të jetë edhe më efektiv. Rreth qytetit Burgas ka vende të mjaftueshme me mundësi dhe për pushim luksoz. Vendpushimet “Sllënçev brjag”, “Elenite”, “Djuni” janë tradicionalisht të kërkuara nga turistët e huaj dhe bullgarë. Shumë magjepsje dhe afërsi me detin ofrojnë qytezat e pushimit dhe kampingjet, të cilët gjenden deri te vetë bregu i detit.

Nuk mungojnë dhe propozime për përjetime ekstreme në ujë. “Gjatë këtij viti do të rivendosim dhe lundrimet e anijes-kometë midis qyteteve Sozopoll, Burgas, Nesebër dhe Varna. Ky është një përjetim shumë atraktiv nëpër det – zoti Dimitër Nikollovi. Përpara ca kohe përfundoi regata në Gjirin e Burgasit. Që tani po përgatitemi për fundin e stinës verore, kur do të realizohet kampionati evropian në sërf. Kjo do të jetë shumë interesante, sepse ky është një sport mjaft atraktiv. Klubet e veprimtarisë detare dhe dy klubet e jahteve të Burgasit gjatë verës organizojnë kurse për arsim dhe për drejtimin e enëve të vogla lundruese. Çdo një i cili tregon interes, mund të mësohet të drejtojë jahte, kitesurf, windsurf. Ka dhe kurse për palombarë për zhytje në fundit e detit. Të gjithë të cilët kanë dëshirë të regjistrohen, mund ta bëjnë dhe të gërshetojnë një pushim të dobishëm me përjetime të papërsëritshme” – na fton kryetari i Bashkisë së qytetit Burgas.

© Foto: BGNES


Sipas zotit Nikollov gjatë 3 vjetëve të fundit baza e hoteleve në Burgas është shtuar dyfishtë. Sipas fjalëve të tij hotelet e reja ofrojnë kushte gjithnjë e më të mira me kategoritë e veta të yjeve. Sipas kryetarit të Baskisë së qytetit Burgas shtimi i numrit të hoteleve jep mundësi dhe për realizimin e ngjarjeve më të mëdha dhe masive në qytet, kur këtu vijnë shumë njerëz nga krahinat e ndryshme jo vetëm të Bullgarisë, por dhe nga jashtë. Turistët gjermanë po kështu janë një pjesë nga miqtë e përhershëm të qytetit. Gjithnjë e më shumë njerëz vijnë nga Rusia, si dhe nga vendet e Gadishullit të Ballkanit. Miqtë nga Serbia dhe Maqedonia tregojnë një interes gjithnjë e më të madh drejt bregdetit tonë jugor. Po shtohet dhe numri i miqve nga fqinja jonë veriore Rumania.

Vera në Burgas tanimë filloi. Deti i pret miqtë e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD