Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filma nga bota me metrazh të shkurtër prezantohen në Balçik

Foto: inthepalace.com
Nga 18 deri më 25 qershor qyteti bregdetar Balçik është mikpritës i edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar për filma me metrazh të shkurtër “Në Pallat”. Rreth 4 mijë filma nga 137 vende të të gjitha kontinenteve kandiduan për të marrë pjesë në programin e tij. 114 projekte u përzgjodhën në konkurset për filma artistikë, dokumentarë, eksperimentalë dhe me animacione.

Ideja për krijimin e festivalit lindi si një nismë e studentëve bullgarë të degës kinematografike. Ata donin që të ketë një forum, në të cilin të prezantojnë projektet e tyre. Gjatë viteve ai u popullarizua si në vend, ashtu edhe jashtë. Në të marrin pjesë kryesisht studentë me filma që tregojnë talentin e tyre, dhe kineastë të rinj me përvojë në këtë fushë. Gjithmonë është interesante që të shihen pikëpamja e të rinjve për botën rreth nesh, sfidat që hasin ata dhe kjo që i jep kuptim jetës së tyre.

Sipas Canko Vasilevit, drejtor i festivalit, edhe sivjet filmat tregojnë shumëllojshmëri të madhe. “Filmat me metrazh të shkurtër ia japin kineastëve mundësinë që të eksperimentojnë dhe të provojnë gjëra të reja – thotë drejtori për Radio Bullgarinë. – Këto janë projekte, të bëra me shumë guxim, pjesa dërmuese e të cilave luhatet nga gjinia e komedisë deri në gjinitë e tjera. Përkthyesja Maria Zmijçarova ka qarë gjatë përkthimit të disa filmave, d.m.th. java e festivalit në Balçik do të jetë plot emocione. Hyrja është falas dhe secili mund të bëhet pjesë në këtë aktivitet kinematografik.”

29 titujt bullgarë – cilët janë ata?

“Kurrë nuk ka pasur aq shumë filma bullgarë në programin e konkursit – thekson Canko Vasilevi. – Për ne është kënaqësi e madhe që t’i prezantojmë në Balçik, sepse ata janë shumë tërheqëse dhe aftë për konkurrencë. Edhe një gjë tjetër – publiku, gazetarët dhe kritikët do të kenë mundësi të takohen jo vetëm me kineastët e rinj vendas, por edhe me aktorët e njohur bullgarë të televizionit dhe ekranit të madh – Xhoko Rosiç, Çoço Popjordanov dhe Elena Petrova etj.”

Vendet më të largëta, nga të cilat vijnë kineastët, janë Australia, Amerika Jugore dhe Afrika e Jugut, pjesë marrin edhe përfaqësues nga zonat e trazuara të Afrikës së Veriut. Në organizimin e festivalit janë përfshirë si bullgarë, po ashtu dhe vullnetarë nga katër vende – Jordani, Kroaci, Gjeorgji dhe Francë. Ata janë këtu prej një muaji në qytetin bregdetar dhe presin miq nga tërë bota. Në festivalin “Në Pallat” ka një program mësimor, në të cilin janë ftuar si lektorë regjisorë, operatorë, mësimdhënës të njohur nga fusha e kinematografisë.

Cili do të jetë theksi mësimor në edicionin e sivjetshëm?

“Tashmë tetë vjet mësojmë të rinjtë se si të bëjnë filma të mirë – tregon drejtori i festivalit. – Sivjet për herë të parë do t’i mësojmë se si të shesin filmat e tyre, si t’i bëjnë të aftë për konkurrencë dhe si të realizojnë idetë. Në Balçik bashkë me ne do të jenë përzgjedhësit e Çmimeve “Oskar”, d.m.th. njerëzit që nominojnë filmat në garën e madhe. Ata do të bisedojnë me kineastët e rinj, do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t’i mësojnë që të jenë regjisorë dhe producentë të suksesshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD