Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Kevork Mardirosian dhe puna e tij përtej oqeanit

Foto: Albena Bezovska
Profesori Kevork Mardirosian është një bullgar, i cili punon si pedagog në Jacobs School of Music – Indiana University, një nga shkollat më të njohura në fushën e muzikës në ShBA Si violinist ai është mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze. Ka dhënë koncerte në tërë botën – Francë, Gjermani, Spanjë, Japoni, Kinë, Itali, ShBA. Po të doni të dëgjoni një intervistë me të dhe të kënaqeni me muzikën e trios së tij “Kapele”, klikoni AUDIO. Incizimet, të cilat ju ofrojmë në këtë program janë pjesë e një koncerti në kuadrin e Javëve Muzikore të Sofjes të trios së dhomës “Kapele”, ku Kevork Mardirosian interpreton bashkë me Lee Philips (piano) dhe Felice Farrel (violonçel).

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD