Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lugina e trëndafilave në sezonin e mbledhjes së tyre

Foto: Veneta Nikollova
Fama e Bullgarisë jashtë lidhet si me kosin, që prodhon vendi, po ashtu edhe me trëndafilat vajdhënës. Kjo shkurre është kthyer në logon turistike të Bullgarisë. Po të merrni në dorë një guidë turistike për vendin, përveçse do të shihni plazhet e bukura dhe malet e gjelbra, në sy do të bien fotografitë e vajzave, të veshura me kostume tradicionale, që mbajnë kurora trëndafilash në kokë, dhe mbledhin trëndafila në shporta herët në mëngjes. Sigurisht kjo reklamë e përhapur nuk përfshin të gjitha atraksionet që do të kishin, po të vizitoni Luginën e trëndafilave në sezonin e mbledhjes së tyre.

E shtrirë mes tatëpjetave të maleve Sredna gora dhe Ballkan, Lugina e trëndafilave është vendi më i përshtatshëm për kultivimin e trëndafilave vajdhënës, ose të ashtuquajturit varietet damascena. Emrat më të njohur të parfumeve në botë kanë përmbajtje të pikëve të vajit të trëndafilave bullgarë. Në tregjet ndërkombëtare një kilogram vaj trëndafili kushton rreth 4-5 mijë euro. Padyshim, prodhimi i të ashtuquajturit “ar i lëngshëm” është bërë një zanat fitimprurës për vendësit, gjithashtu edhe një atraksion turistik. Në fund të majit dhe në fillim të qershorit vjen çasti hyjnor i Luginës së trëndafilave, kur të mbjellat marrin një ngjyrë ciklamin, e cila të gëzojë syrin. Për banorët e qyteteve Kazanlëk, Pavel Banja dhe Kalofer, Bullgari Jugore, kjo është periudha më e ngarkuar e vitit, sepse fillon mbledhja e trëndafilave. Herët në agim mbledhësit shkojnë te të mbjellat, por mund të shihen edhe turistët kureshtarë. Vetë mbledhja e trëndafilave përbën një rit të vërtetë, i cili i ngjan atij të 200 vjetëve përpara. Koha më e mirë për mbledhjen është nga ora 5 e gjysmë deri në orën 10 të mëngjesit, kur rrezet e diellit ende nuk kanë djegur vajin e trëndafilit, të cilin e përmbajnë lulet.

© Foto: Veneta Nikollova

Festivali i trëndafilave

Po të gjeni veten herët në mëngjes në këtë vend të bukur natyror, nuk do të mbeteni i pakënaqur. Mbase do t’ju japin shportë ose thasë najloni dhe do t’ju ftojnë që të futeni në këtë det që mban erën e këndshme të trëndafilave. Çdo lule mblidhet me kujdes të madh. Zakonisht mblidhja shoqërohet me këngë dhe valle, pastaj prodhimi ngarkohet në kamionë dhe transportohet deri në vendet e posaçme ku bëhet nxjerrja e vajit të trëndafilit. Po të vizitoni një punishte të tillë gjatë qershorit, do të njiheni me procesin e nxjerrjes së “arit të lëngshëm”.

Në territorin e Bashkisë Pavel Banja ka mbi 5 mijë dynymë të mbjella me trëndafila dhe nëntë punishte ku bëhet nxjerrja e vajit. Njëra prej tyre gjendet në fshatin Tërniçene. Atje ka një muze dhe të punësuarit në të shoqërojnë turistët te të mbjellat me trëndafila, ku ua tregojnë tërë procesin teknologjik. Bëhet fjalë për 120 dynymë, të pa trajtuar me pesticide. Turistët marrin pjesë në mbledhje. Pasi ka përfunduar, lulet futen në kazanë dhe demonstrohen metodat e dikurshme të zierjes.

© Foto: Veneta Nikollova

Kazan tradicional për nxjerrjen e vajit të trëndafilit

Kulmi i mbledhjes së trëndafilave është në fillim të muajit qershor, kur çdo bashki organizon festival të trëndafilave me shfaqje folklorike, konkurse të këngës, prezantime të zakoneve të vjetra, festime me aktorët e pantomimës dhe zgjedhje për Mbretëreshën e trëndafilave etj. Turistët mund të vizitojnë kompleksin etnografik “Damascena” pranë qytetit Pavel Banja, ku ka punishte e prodhimit të vajit të trëndafilit, muze interesant, lokal komod dhe kopsht të bukur trëndafilash – vende për çlodhje nën hijen e shkurreve dhe t’u marrësh erë trëndafilave.

© Foto: Veneta Nikollova

Kompleksi etnografik “Damascena”

Kompleksin e vizitojnë shumë të huaj nga Evropa, Azia dhe Afrika e Jugut. Në vend ka mbi 67 lloje të ndryshme të trëndafilave dekorativë. Pas datës 5 maj gjithçka është çelur dhe kudo është aroma e trëndafilave. Prodhohet si vaj trëndafili, po ashtu edhe ujë, mjaltë, liker dhe raki trëndafili. Turistët mund të degustojnë këto produkte dhe t’i blejnë.

© Foto: Veneta Nikollova


Lugina tërheq jo vetëm me aromën e trëndafilave bullgarë, ndërsa edhe me natyrën e saj të mrekullueshme dhe peizazhet e bukura. Shëtitjet pranë lumit Tunxha dhe brigjet e liqenit artificial Koprinka, shërim nëpërmjet procedurave të banjës në qytetin Pavel Banja, turizmi me biçikleta në malet Ballkan dhe shumë të tjera i bëjnë pushimet e mira dhe argëtuese. Në shumë vende do të gjeni shtëpi ose hotele të vogla për mysafirë, ku do të çlodheni në gjirin e natyrës dhe do të hani gjella të shijshme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD