Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi ushtarak midis Bullgarisë dhe ShBA zgjerohet

Gjeneral Hertling dhe komandanti i ushtrive tokësore bullgare gjeneral major Stefan Vasilev nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për përgatitjen e përbashkët të njësive taktike të forcave tokësore të Bullgarisë dhe të SHBA-ve në Evropë.
Foto: BTA
Për një vizitë dyditore në Bullgari ishte gjeneral toger Mark Hertling, komandant i ushtrive tokësore të SHBA-ve në Evropë. Vizita e tij u realizua në kontekstin e planeve të forcave të armatosura të dy vendeve të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre.

Gjeneral Hertling dhe komandanti i ushtrive tokësore bullgare gjeneral major Stefan Vasilev nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për përgatitjen e përbashkët të njësive taktike të forcave tokësore të Bullgarisë dhe të SHBA-ve në Evropë. U bë e qartë se grupi i parë luftarak bullgar me përbërje prej 800 vetave duhet të jetë gati të zbatojë detyra brenda dhe jashtë shtetit deri në fund të vitit 2012. Dy gjeneralët arritën marrëveshje që stërvitja e grupit të vazhdojë në një kamp stërvitjeje në Gjermani. Një gjë pozitive është se stërvitja e ushtarakëve bullgarë do të realizohet jo vetëm nga ushtarakët amerikanë, por edhe me reparte të vendeve partnere nga NATO-ja.

Memorandumi i nënshkruar në Sofje është tregues për bashkëpunimin aktiv midis forcave të armatosura të Bullgarisë dhe SHBA-ve. Fillimi u vu gjatë vitit 2006 me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve. Kuptohet, qysh para kësaj ushtritë e Bullgarisë dhe SHBA-ve kishin kontakte dhe konsultime për çështje të rëndësishme. Aktualisht fushat prijëse të partneritetit ushtarak midis dy vendeve është pjesëmarrja në luftën globale kundër terrorizmit, zhvillimi i stërvitjeve dypalëshe, stërvitja e ushtarakëve bullgarë në SHBA dhe modernizimi i ushtrisë bullgare. Le t’u bëjmë një pasqyrë një nga një.

Kontributin e tyre në luftimin e terrorizmit ushtarakët bullgarë e japin me pjesëmarrjen në forcat e NATO-s në Afganistan. Një njësi ushtarake bullgare zbatonte deri në fund të vitit 2008 detyra mbrojtjeje në Irak si një pjesë e forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të. 13 bullgarë vdiqën në zbatimin e detyrave të tyre në Irak. Për sa u përket stërvitjeve dypalëshve, ato janë shumë të rëndësishme për rritjen e përgatitjes operative të ushtarakëve bullgarë sipas standardeve të NATO-s. Stërvitjet zhvillohen si në territorin e vendit tonë, ashtu edhe në baza amerikane. Ndërtimi i pajisjeve të përbashkëta bullgaro-amerikane ushtarake tek ne krijuan kushte për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake. Këto pajisje janë katër dhe janë vendosur në territorin e Bullgarisë së Jugut. Bëhet fjalë për poligonin në Novo selo, bazën e avionëve në Bezmer, aeroportin në Graf Ignatievo dhe depon ushtarake afër qytetit bregdetar Burgas. Sipas marrëveshjes këto janë baza bullgare dhe do të mbeten nën komandën bullgare. Këto janë baza stërvitjesh dhe nuk do të përdoren kundër vendeve të treta.

Fusha e tretë e bashkëpunimit ushtarak me ushtrinë amerikane është stërvitja e ushtarakëve bullgarë në SHBA. Ajo realizohet në kuadër të Programit për arsim dhe stërvitje ushtarake ndërkombëtare, IMET. Mbi 700 ushtarakë bullgarë morën arsim në kolegje dhe universitete ushtarake amerikanë në kuadër të këtij programi. Elementi i fundit i marrëveshjes së bashkëpunimit është modernizimi i ushtrisë bullgare me pjesëmarrjen e kompanive amerikane. Ai është shumë i rëndësishëm për arritjen e përputhjes operative me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s. Në kuadër të modernizimit SHBA ofruan dhe një ndihmë të konsiderueshme financiare nëpërmjet Programit për financim të huaj ushtarak (FMF) dhe Fondit për solidaritet për ndihmë të vendeve partnere të SHBA-ve në luftën për liri.

Bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Bullgarisë dhe SHBA-ve forcon sigurinë strategjike të vendit tonë dhe të regjionit të Ballkanit në tërësi. Nuk ka dyshim se edhe në të ardhmen ai do të zhvillohet aktivisht dhe dinamikisht.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/Consulate General of Bulgaria in Chicago

Bullgarët maqedonas formojnë themelet e emigracionit vendas në Amerikën e Veriut

Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..

botuar më 25-06-19 8.00.MD
Muri i artit të grafiteve në Kjustendill

Muri më i gjatë i artit të grafiteve në vendin tonë hapet në Kjustendill

Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..

botuar më 25-06-19 4.05.PD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ruan pozitat e tij në renditjen Impact Rankings 2025

Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..

botuar më 25-06-18 12.14.MD