Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Nançev rikrijon shpirtin e arkitekturës bullgare të Rilindjes në modele origjinale shtëpish

Foto: arkiv personal
Arkitektura, dizajni, arti dhe historia janë pasionet e Todor Nançevit, 24-vjeçar, nga Sofja. Burri i ri i bashkon në një projekt, mbi të cilin punon afro dy vjet, dhe pikërisht modele shtëpish të përpunuara me dorë, të cilat rikrijojnë shpirtin e arkitekturës bullgare të Rilindjes. Dëshira e tij e madhe është që në këtë mënyrë të popullarizojë pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike në Bullgari dhe jashtë shtetit. Deri tani ka projektuar dhe përpunuar 16 makete të shtëpive të qyteteve Koprivshtica dhe Melnik, të cilat janë në përputhje me traditat e shkollave arkitekturore përkatëse. 12 prej tyre ishin ekspozuar në Muzeun etnografik kombëtar. Ekspozita e tij e parë me titullin “Shpirti i Rilindjes në Koprivshtica dhe Melnik” u zhvillua nën patronazhin e ambasadores së Mbretërisë së Norvegjisë Tove Skarstejn dhe Ministrisë bullgare të kulturës.

Megjithëse në familjen e tij nuk ka arkitektë, Todori u pasionua pas arkitekturës qysh në moshë 10 vjeç. Atëherë ai krijoi projektet e tij të para të ndërtesave, ndër të cilat ka dhe projekte bashkëkohore të shtëpive që përdorin energjinë e diellit. Qysh si adoleshent Todori fitoi disa konkurse për arkitekturë dhe efektivitet energjetik. Gjatë vitit 2002 u bë anëtari më i ri i seksionit bullgar të Bashkësisë ndërkombëtare për energji diellore (ISES). Ai është mbajtës i çmimit special për një projekt me rëndësi sociale në Konkursin kombëtar për projekte ArkIdeja 2004. Atëherë ai ishte pjesëmarrësi më i ri dhe mbajtës i një çmimi, dhe i vetmi që nuk ka studiuar për arkeologji.

Çfarë provokoi interesin e tij ndaj këtij lloji të krijimtarisë?

“Nuk mund të them, më duket se njeriu e ka në vetvete – përgjigjet Todori. – Në një moment, siç ndodh me njerëzit e artit, lindet nevoja e brendshme të krijosh. Është e rëndësishme ta kesh talentin, por puna gjithashtu është e rëndësishme – vetëdisiplina, vetëpërsosja që të mund ta zhvillosh talentin që të është dhënë. Njeriu, i cili ka talent, është përgjegjës që ta zhvillojë dhe ta përdorë në një drejtim të mirë.”

Todori vetë hyri në gjirin e arkitekturës, dizajnit dhe artit që të arsimohet dhe të përsoset. Për të kjo është rruga profesionale, por gjithashtu një hobi. “Mund ta krahasoj me krijimtarinë e një piktori – për të kjo është njëkohësisht një punë dhe një hobi”, thotë Todori, por pohon se me këtë është e vështirë të fitojë shumë para. “Duhet të jesh një menaxher shumë i mirë”, është kategorik i riu. Sipas tij arti, me të cilin ka zgjedhur të merret, është i përshtatshëm për ekspozita muzeu, të cilat prezantojnë trashëgiminë tonë arkitekturore në një mënyrë të kuptueshme për publikun. Etapa e parë e procesit të krijimtarisë është ideja dhe pastaj ajo duhet të realizohet fizikisht. Në modelet e shtëpive të Rilindjes Todori kujdeset edhe për detajet më të vogla – për çardakët, për stolisjen piktoreske, gdhendjen në dru, gardhet prej guri, kalldrëmet. Punon me materiale natyrore si dru, letër, karton, të cilat i përpunon në mënyrë të posaçme, duke krijuar ndjenjën e autenticitetin. Todori zgjodhi arkitekturën e Rilindjes, sepse sipas tij ajo është unike për Bullgarinë.

“Në këtë veprimtari artistike udhëhiqem nga bindja ime e thellë se ne duhet të tregojmë këtë që kemi dhe ta tregojmë në mënyrën e përshtatshme – shpjegon artisti i ri. – Besoj se arti dhe më konkretisht arti im është një mënyrë e kuptueshme që njeriu të njihet me kulturën dhe arkitekturën tonë. Besoj se kultura është ambasadori më i mirë i një shteti. Ajo nuk është kalimtare. Projektet e mia nuk kanë për qëllim vetëm të prezantojnë jashtë shtetit trashëgiminë tonë kulturore, por gjithashtu ne, bullgarët, të kuptojmë se çfarë posedojmë. Dhe në fund të fundit të rritet sedra jonë në bazë të historisë dhe të vlerave të Rilindjes. Motori i Rilindjes bullgare ishin vlera si dashuria ndaj njeriut, bamirësia, iluminizmi. Mund të thuhet se qyteti Koprivshtica është shprehësi më i mirë i këtyre vlerave.”

Pyetjes cila është vepra e tij më e dashur, Todori i përgjigjet: “Ajo, nën të cilën punojë në momentin e caktuar, sepse përqendroj në të të gjitha forcat dhe përpjekjet e mira, tërë energjinë dhe frymëzimin krijues. Burri i ri ëndërron që ekspozita e tij “Shpirti i Rilindjes në Koprivshtica dhe Melnik” të tregohet në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe ta prezantojë vendin tonë në mënyrë të denjë. Tani për tani ai e sheh jetën e tij në Bullgari.

“Është shumë e vështirë të jetosh në Bullgari, veçanërisht kur merresh me kulturë dhe art, por i them vetes se njeriu duhet të ketë vullnetin të luftojë për këtë që dëshiron të arrijë – thotë ai. – Kjo që më bën të lumtur si artist është se mund të punosh gjithkund në botë, kufijtë tashmë janë krejt të hapur dhe njeriu është qytetar i botës. Si një artist mund të punoj gjithkund, por zemra ime është në vendin tim, me kulturën dhe arkitekturën e tij. Dëshiroj ta popullarizoj nëpër botë dhe shpresoj se do të marrë mbështetjen e nevojshme – edhe morale, edhe materiale, në organizimin e këtyre ekspozitave.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD