Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emocione të nxehta gjatë provimeve pranuese

Foto: BGNES
Gjatë verës derisa disa shijojnë freskinë e detit dhe bëjnë pushime në vendpushimet tona detare, të tjerë punojnë fort për të ardhmen e tyre. Që nga fillimi i qershorit deri në mes të muajit, emocione të nxehta pushtojnë të gjithë kandidatët për studentë, të cilët shfaqen në provimet pranuese në universitete. Mbi 68 mijë janë nxënësit në vend, të cilët mbaruan arsimin e tyre të mesëm gjatë këtij viti. Jo të gjithë prej tyre do të aplikojnë për studime në universitet. Por për ata, që duan ta garantojnë të ardhmen e vet, mundësitë janë të shumta. Kandidatët për studentë mund të zgjedhin mbi 50 universitete shtetërore e private, të cilat ofrojnë studim në 600 specialitete të 52 degëve të veçanta. Përveç kësaj, qeveria miratoi 5306 vende më shumë sesa në vitin e shkuar akademik. Kështu numri i kandidatëve arriti 71 680. U shtuan edhe vendet e degëve të veçanta: shkenca natyrore, matematikë dhe informatikë, shkenca teknike, shëndetësi dhe sport. Numri i zakonshëm i klasifikimeve është tri, por në shumë universitete ka edhe dy etapa të tjera të pranimit, për të siguruar zënien e të gjitha vendeve. Sivjet rreth 4 mijë do të jenë studentët e pranuar në Universitetin më të preferuar në vend “Shën Kliment Ohridski”. A do të zihen të gjitha vendet?

“Varet nga degët. Në disa specialitete vendet zihen menjëherë, derisa te të tjerat mbeten vende të lira – thotë docenti Bojko Pençev, kryetar i komisionit të provimeve pranuese në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. – E kam fjalën për Fakultetin e Gjuhëve Sllave, ku zakonisht vendet zihen, por ndonjëherë mbeten të pazëna disa vende të studimit nga distanca.”

Në fund të vitit të kaluar u krijua sistemi i rejtingut i shkollave të larta, i cili ka për qëllim të modernizojë arsimin e lartë në vend, duke lehtësuar të rinjtë gjatë zgjedhjes së tyre. Në sistem publikohen të dhëna për ata që kanë mbaruar shkollën e lartë dhe më pas janë realizuar në tregun e punës. Të dhënat tregojnë të ardhurat e tyre për muaj dhe krahasojnë universitetet e ndryshme sipas degëve të veçanta.

“Universiteti i Sofjes është njëlloj si marka e Bullgarisë, më i miri në vend – tha Lidia Peeva, kandidate për studente në të, e cila u shfaq në provimin e gjuhës dhe letërsisë bullgare. – Megjithëse është universiteti më i vjetër dhe nuk e ka bazën materiale të mirë si universitetet private, ai ruan traditat e tij, të cilat përputhen me sistemin e vlerave të njeriut.”

Edhe sivjet fakultetet më të preferuara janë ato të drejtësisë, ekonomisë dhe teknologjive informative. Ndërkohë një studim i kompanisë Manpower Bulgaria tregon se punëdhënësit shpeshherë hasin vështirësi në gjetjen e inxhinierëve, menaxherëve dhe zanatçinjve, ndërsa specialistët e sektorit të IT-së renditen në vendin e 7 në klasifikimin top të 10 vendeve të punës më të kërkuara në Bullgari. Lidia Peeva aplikon në degët e drejtësisë dhe politologjisë, sepse do të realizohet profesionalisht si avokate.

“Është e drejtë se çdo i dyti njeri në vend është avokat, por sipas meje, specialitetet e tjera nuk janë perspektive. Edhe po të mbaroj masterin diku jashtë, prapë e shkoj realizimin tim profesional në Bullgari. Preferoj të punoj në vend, sepse këtu kemi lindur dhe jemi rritur dhe në Bullgari duhet të realizohemi. Nëse të gjithë ikin jashtë, çfarë do të mbetet për ne këtu? Nuk do të përmirësojmë jetesën tonë, po të largohemi të gjithë nga Bullgaria.”

Trifon Rajkov nga qyteti Elhovo, Bullgari Juglindore, ende nuk ka vendosur ku të realizohet në të ardhmen, por pohon se gjithnjë ka pasur dëshirë të merret me drejtësi. “Drejtësinë e kam si qëllim dhe shpresoj se do të kalojë provimin. Universiteti i Sofjes është një shkollë me tradita dhe jam i mendimit se e vetmja mënyrë që të realizohesh në jetë, është të startosh me të.”

Përveçse nxënësit kandidojnë me provime në universite, e kanë mundësinë të aplikojnë me notat e maturës, të cilat njihen nga 40 shkolla të larta. Por gjatë numërimit nota e fundit është me një koeficient më të ulët. Në disa universitete taksat e regjistrimit u rritën dhe më e larta mbeti ajo e degës së drejtësisë. Në Universitet shtetërore, si Universiteti i Sofjes dhe ai i Ekonomisë në kryeqytet, studentët e degës së drejtësisë do të paguajnë afro 550 leva (275 euro) për një semestër.

Studimi i studentëve të huaj nga BE-ja do të subvencionohet nga buxheti shtetëror. Studentët e tjerë të huajë do të paguajnë taksa më të larta. Për të tërhequr më shumë të huaj në universitetet e Bullgarisë, qeveria do të ndërmarrë një serë masash. Gjatë vitit akademik 2010-2011 numri i studentëve të huaj te ne është 10 mijë, d.m.th. me 2,5% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Rritja më e madhe vërehet te studentët nga Turqia, që do të thotë 45% nga të gjithë studentët e huaj për vitin 2010-2011. Shumë studentë vijnë edhe nga Greqia dhe Maqedonia. Vetë universitetet gjithashtu ndërmarrin masa konkrete për tërheqjen e më shumë studentëve. P.sh. gjatë vitit akademik 2012-2013 Universiteti Ekonomik në Varna do të pranojë të huaj, të cilët do të studiojnë për administratën e biznesit dhe specialitete të gjuhëve kryesore të huaja. Universiteti i Trakisë në Stara Zagora, Bullgari Jugore, planifikon për këtë vit akademik studim në gjuhën angleze për studentët e degës së mjekësisë veterinare. Arsyeja është që shumë të huaj nga vendet arabe dhe skandinave, po ashtu edhe nga Japonia dhe Kanadaja, e kërkojnë këtë studim.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD
Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD