Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Bota është e imja”

Këngën “Bota është e imja” e interpretojnë dueti Magdalena Xhanavarova dhe Miroslav Kostadinov. Magdalena është një këngëtare e re në skenën muzikore, e cila mori popullaritet, duke fituar shoun televiziv Music Idol 3, ndërsa Miroslav Kostadinov – Miro është ndër interpretuesit më të dashur në vend. Muzikën dhe aranzhimin e këngës “Bota është e imja” i kanë krijuar disa kompozitorë skandinavë. Në të muzikanti Biser Ivanov i bie instrumentit me tela bakllama. Videoklipi i këngës sjell një koncert pop të shkëlqyer. Ja dhe refreni i përkthyer të këngës: 

“Unë po eci përpara, s’më duhet gjë,
përveç dashurisë.
Po ta arrij sot majën e botës edhe më larg,
jeta është e imja dhe gjithçka është në rregull.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD