Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët të çmendur pas sajteve për të bërë blerje

Në këto sajte klientët mund të gjejnë propozime të mira për pushimet verore.
Foto: Rumjana Cvetkova
Duke qëndruar në mënyrë komode në shtëpi para kompjuterit, vetëm me një klikim të mausit, mund të bësh shumë gjëra – të pajtohesh për shërbime spa, për një kalërim me instruktor, të blesh abonim mujor për të vizituar sallat e fitnesit ose ato të kërcimeve të ndryshme, po ashtu mund të organizosh një mbrëmje romantike për çift, gjithashtu edhe të blesh paketa turistike që ofrojnë pushime brenda dhe jashtë vendit. Kjo mënyrë për të bërë blerje po kthehet në mani dhe modë për bullgarët. Edhe një gjë tjetër, këto sajte që u përhapën në vend para rreth një viti, tërheqin vëmendjen e njerëzve edhe nga ulja e çmimeve. Bumin e tregtisë online e shpjegon fakti se, për më pak se gjysmë viti numri i këtyre sajteve në internet kalon pesëdhjetën. Për këtë kontribuon edhe hyrja në internet, gjithnjë e më shumë e familjarëve, si dhe cilësia e rrjetit të internetit që konsiderohet mjaft e mirë.

“Sajtet e blerjes janë si platforma të biznesit të reklamave – shpjegon Ina Garvanska, shefja e marrëdhënieve ndërkombëtare e një prej sajteve më të popullarizuara për blerje në vend. – Përmes tyre ofrohen si shërbime të ndryshme, p.sh. masazhe, manikyr dhe pedikyr, po ashtu shiten bizhuteri dhe parfume. Studimi ynë tregon se, njerëzit më shumë interesohen për aktivitete të ndryshme kulturore – për të blerë bileta koncerti, tetari apo opere, si dhe bileta udhëtimi dhe pushimesh. Këto janë më të kërkuarat, por në përgjithësi platforma është e vlefshme për çdo lloj biznesi.”

Shumë kërkohen biletat për kinema 4 D, në çmimin e të cilave janë përfshirë pufka, bouling dhe lavazh. Një ofertë mjaft tërheqëse për klientët, shton Ina Garvanska, janë paketat për pushime në ndonjë kompleks spa. Në sajtet e blerjes produktet dhe shërbimet ofrohen si nga firmat në zë, të cilat duan të tërheqin klientë të rinj, por edhe nga firma të reja në treg, që përdorin tregtinë online për të shitur markën e tyre. Për më pak se gjysmë viti sajti që drejton zonja Garvanska numërohen mbi 250 mijë përdorues, të cilët kanë bërë të paktën një blerje përmes tij. Në fillim blerësit kanë qenë femra të moshës nga 25 deri në 45 vjeç, ndërsa tani rezulton se këta blerës janë të dy gjinive dhe moshave të ndryshme. “Ka shërbime që përdoren vetëm nga femra si p.sh. pastrim fytyre, peruker, por ka edhe meshkuj që interesohen për to. Por vërehet një interesim i femrave për shërbimin e larjes së makinës”, sqaron Ina Garvanska.

Cilat janë përparësitë për blerësit nëpërmjet këtyre sajteve?

“Një ndër përparësitë është mundësia për të provuar diçka të re, të ndryshme ose të përfitojnë nga diçka që u pëlqen si p.sh. një shërbim ose produkt me ulje çmimi nga 50 deri 90%, thotë znj. Garvanska. – Një tjetër përparësi është marrja e ideve të reja, d.m.th. çfarë mund të bëjnë në qytet, një mënyrë për t’u argëtuar dhe si ta kalojnë kohën e lirë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një biznes online është shumë e lehtë të marrësh opinionet e klientëve.”

Ina Garvanska paralajmëron se, rreziqet më të mëdha të tregtisë online shfaqen te lidhjet e kontratave për udhëtime. “Gjithçka mund të kalohet, në qoftë se klientët do të jenë të kujdesshëm. Kur doni të përdoreni paketat turistike për të bërë pushime brenda dhe jashtë vendit, është mirë të lexohen kushtet e kontratës, p.sh. sa yje ka hoteli, komentet e bëra në forum për hotelin, numri i personave të përfshirë në paket, a paguhet ekstra për fëmijët dhe a përfshihet mëngjesi dhe darka. Pakënaqësitë e klientëve ngandonjëherë vijnë nga mosleximi i kujdesshëm. Por, në përgjithësi, sajtet e blerjeve u kthyen në mënyrë tradicionale, çka rriti cilësinë e shërbimeve të ofruara.”

Cvetelina Nikollaeva është e mendimit se njëri prej rreziqeve të blerjes online është mospërputhja e imazhit të produktit në sajt me atë real. “Deri tani nuk kam përdorur blerje online, por interesohem vazhdimisht për paketat e udhëtimeve ose ato për produkte ushqimore ekzotike, p.sh. sushi ose ushqim indonezian – thotë ajo. – Kjo blerje është e përshtatshme, sepse së pari, nuk humb kohë, së dyti, sepse mund ta blesh ushqimin me çmim më të arsyeshëm se në dyqan. Problemi qëndron se në këtë mënyrë nuk e shikon produktin dhe duhet t’i besosh imazhit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD