Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kënga e Rodopeve është jeta ime” – Rosica Pejçeva me album të ri

Tashmë është i gatshëm albumi i ri i këngëtares popullore Rosica Pejçeva. Ky është albumi i tretë me radhë në biografinë e saj krijuese. Në të janë përfshirë këngë nga krahina të ndryshme folklorike të Bullgarisë, por më shumë janë ato nga Rodopet. Albumi përfshin gjithsej 16 këngë dhe suite muzikore. Koleksioni e ka emrin “Rosni mi rosni, Rosice!” (“Ngrihu me vesë o moj Rosice!”). Kështu titullohet dhe kënga e dashur e Rosica Pejçevës, të përfshirë në album.

Rosica Pejçeva ka lindur në vitin 1973 në qytetin Llëki, i cili ndodhet në malin e bukur Rodope. Ajo është rritur në një familje muzikore, ka mësuar piano, solfezh dhe tambura. Ka mbaruar Shkollën muzikore kombëtare për arte folklorike në Shiroka Llëka, kurse pastaj ka vazhduar arsimin e saj të lartë në Akademinë për arte muzikore dhe koreografike në Plovdiv. Para dy vitesh këngëtarja mbrojti magjistraturë në fushën e art-menaxhimit.

Rosica Pejçeva u bë soliste e formacionit të njohur folklorik Vievska folkgrupa (Grupi folklorik i Vievos) që në moshën 18 vjeç. Puna me muzikantët kontribuoi jashtëzakonisht shumë për formimin e saj si këngëtare dhe sidomos puna e përbashkët me këngëtarin e madh të Rodopeve Veselin Xhigov, gjithashtu solist i grupit. Gjatë kësaj periudhe Rosica mori dhe një prej çmimeve të saj të para – në një konkurs në Stambollovo (Bullgari Jugore), i cili zhvillohej deri në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar. Rosica filloi karrierë më vete në vitin 2007. Në albumin e ri të Rosica Pejçevës ka dhe dy duete me Nikollaj Sllaveevin – një këngëtar tjetër i njohur bullgar nga Rodopet.

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO mund të dëgjoni dy prej këngëve, të përfshira në albumin e ri të këngëtares.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD