
© Foto: EPA/BGNES

© Foto: EPA/BGNES
Deri më sot SHBA-ja nuk ia ka kërkuar Japonisë faljen për hedhjen e dy bombave atomike, radiacioni i të cilave ende merr viktima. Vjet në ceremoninë përkujtimore në Hiroshimë me rastin e përvjetorit të 65-të nga bombardimi, mori pjesë ambasadori i SHBA-së në Japoni John Roos. Në të njëjtën kohë të dhënat e një studimi sociologjik tregojnë se sipas shumicës së amerikanëve sulmet bërthamore kundër Tokës së Lindjes së Diellit kanë pasur efekt pozitiv, sepse i kanë dhënë fund luftës dhe kështu kanë shpëtuar shumë ushtarë amerikanë. Një studim, i cili bën shumë pyetje.
Në Bullgari çdo vit përkujtohen viktimat e bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit. Që nga viti 1997 më 6 gusht në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje eksponohet “Guri i Hiroshimës”. Ky gur graniti peshon rreth 50 kilogramë dhe përbën pjesë të asfaltimit të tramvajit, ku është shpërthyer bomba.

© Foto: BGNES
Pasi e kanë bërë këtë armë SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik, sot Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Izraeli, Afrika e Jugut dhe Pakistani gjithashtu e punojnë. Ka të dhëna se shkencëtarët e Iranit dhe Koresë së Veriut punojnë për këtë mision, duke marrë parasysh se gjatë vitit 2006 ajo e fundit ka kryer me sukses një provë bërthamore. Mbase forca e këtij lloji të armës e tërheq vëmendjen e politikanëve dhe ushtarëve, por zotësia nëpërmjet saj i përket iluzionit. Plagët e pashërueshme të Hiroshimës dhe Nagasakit janë paralajmërim ndaj secilit që do të tërheqë këmbëzën e armës bërthamore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..