Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para evropiane në Bashkinë e Ardinos

Me kuadrin e programit “Zhvillimi regjional” financohet riparimi i rrugës deri në Urën e Djallit, si edhe restaurimi dhe konservimi i këtij objekti turistik.
Foto: bg.wikipedia.org
Një nga qytetet më jugore bullgare është Ardino. Ai shtrihet ndër valëzimet piktoreske të malit Rodope. Popullsia e qytezës është e përzier – të krishterë dhe myslimanë. Ajo është dhe qendra e një bashkie, në të cilën përfshihen 52 fshatra. Siç thotë Resmi Muradi, kryetari i ri i bashkisë, deri tani njerëzit merreshin më tepër me rritjen e duhanit. Por tani kjo degë nuk subvencionohet dhe ata kërkojnë prodhime alternative. Dhe këtu ndihmojnë programet evropiane.

“Anëtarësia e Bullgarisë në BE tashmë ndihet në një qytet të vogël si Ardinoja – shënon kryebashkiaku. – Ne arritëm të realizonim disa projekte në kuadër të programeve të ndryshme operative. Një nga projektet ishte për shndërrimin e trotuareve, për formimin e hapësirave të gjelbra dhe shesheve të fëmijëve. Kjo u vlerësua shumë mirë nga bashkëqytetarët tanë.”

Në kuadër të programit “Zhvillimi regjional” në Ardino u realizuan disa projekte për përmirësimin e efektivitetit energjetik të ndërtesave të shkollave. Pas riparimit dhe sanimit të ndërtesave, shpenzimet për ngrohje gjatë dimrit u ulën konsiderueshëm. Përveç kësaj në bashki planifikohet një program i lidhur me monumentet kulturore dhe natyrore të krahinës.

“Turizmi është një nga prioritetet tona – thekson Resmi Muradi. – Ardinoja ndodhet në një vend shumë të bukur në mal dhe zhvillimi i turizmit mund të kontribuojë për gjallërimin e bashkisë.” Një nga projektet më ambicioze mban emrin “Nga Ura e Djallit drejt shtigjeve të parajsës në Ardino”. “Punojmë për përmirësimin e infrastrukturës turistike në kuadër të programit “Zhvillimi regjional” – shpjegon Resmi Muradi. – Projekti përfshin riparimin e rrugës deri në Urën e Djallit, e cila ndodhet 10 km larg Ardinos, restaurimin dhe konservimin e urës dhe zhvillimin e shtigjeve ekologjike deri në Shkëmbinjtë e Shqiponjave. Vlera e projektit është mbi tre milionë leva (një e gjysmë milion euro). Mjetet do të përdoren dhe për reklamën e produkteve turistike që ofrohen nga bashkia.”

Sipas të dhënave të Qendrës turistike të informacionit në qytet, kriza ekonomike ka ndikuar dhe në turizmin në këtë krahinë. U pakësuan si grupet e organizuara, ashtu edhe turistët individualë, thotë Velislava Kosova, kryetare e qendrës. Mysafirët interesohen më tepër për Urën e Djallit nga shekulli XV me një arkitekturë jashtëzakonisht të bukur dhe interesante. Një objekt tjetër që i tërheq vizituesit janë Shkëmbinjtë e Shqiponjave, në të cilët trakët e lashtë kanë bërë një shenjtërore, duke gdhendur afro 100 kamare kulti në gur. Meritojnë të shihen dhe kështjella mesjetare Krivus afër fshatit Bashevo dhe rezervati “Mështeknat e bardha”.

Ardinoja është ndër pak bashkitë që arritën në kohën e krizës të ndërtojnë dy qendra të rëndësishme sociale në kuadër të një projekti me vlerë 370 mijë leva (185 mijë euro). Njëri prej tyre është e ashtuquajtura “Banesë e mbrojtur” për fëmijë dhe gra, viktima të dhunës. Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Rodopet Lindore. Projekti tjetër është Qendra ditore për 600 njerëz të moshuar me çrregullime.

Bashkia paraqiti në Agjencinë për Ndihmë Sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale një projekt, me të cilin do t’u sigurohen ndihmës njerëzve me çrregullime. Punohet aktivisht dhe për prevencën e kriminalitetit në moshë fëmijërore. Është duke u realizuar një projekt, i cili ta rinovojë mjedisin e qytetit dhe ta bëjë një vend tërheqës për investime. Për të sigurohen rreth 600 mijë leva (300 mijë euro) nga Programi evropian për zhvillim të rajoneve fshatare. Prapë nga ky program priten mjete për riparim të rrjeteve dhe pajisjeve për furnizim me ujë në fshatrat Bjal izvor dhe Mleçino. Një nga problemet e këtij rajoni malor është pikërisht furnizimi me ujë, mungesa e ujit ndihet më ashpër gjatë muajve të verës, pohon kryetari i bashkisë. Programi për zhvillim të rajoneve fshatare tashmë ka ndihmuar shumë fshatra të bashkisë për ta zgjidhur këtë problem dhe njerëzit nuk ankohen më nga mungesa e ujit.

Territori i bashkisë ndodhet në kufirin me Greqinë. Sipas Programit për bashkëpunim transkufitar punohet mbi një projekt për drejtimin e qëndrueshëm të ujërave dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike në rajonet kufitare. A është e lehtë rruga nga përgatitja e një projekti deri në miratimin e tij nga institucioni përkatës?

“Varet nga kompetenca e kuadrove – përgjigjet Resmi Muradi. – Në qoftë se e njohin mirë karakterin e punës është e lehtë, nëse jo – është e vështirë. Ne tashmë kemi përvojën e duhur dhe kapacitetin administrativ për përgatitjen e projekteve të ndryshme sipas programeve operative. Ardinoja është e përgatitur për kandidaturë sipas të gjitha programeve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Sevda Djukjanxhi


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD