Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentë nga 15 shtete morën pjesë në Institutin Veror “Fulbright” në qytetin Bansko

Foto: BGNES
Vendpushimi veror Bansko është mikpritës i Institutit Veror Ndërkombëtar (Fulbright International Summer Institute). Për herë të dhjetë Komisioni Bullgaro-Amerikan për Shkëmbim Arsimor “Fulbright” organizoi këtë seminar, i cili që nga krijimi i tij në vitin 2002 deri tani ka ofruar trajnim të studentëve nga 51 shtete.

Për sa u përket qëllimeve dhe punës të institutit zonja Julia Stefanova, drejtorja e Komisionit Bullgaro-Amerikan për Shkëmbim Arsimor “Fulbright” saktësoi: “Për këtë periudhë prej dy javëve ne ofrojmë shumë trajnime interesante ndërdisiplinore në shumë fusha – biznes, ekonomi, politologji, drejtësi, resurse njerëzore, menaxhim të projekteve, gjuhë bullgare për bursistët. Të gjitha trajnimet janë në gjuhën angleze me profesorë nga Bullgaria, Evropa ose ShBA – këta janë specialistë të dalluar në fushat e tyre, të cilët vijnë nga universitete prestigjioze dhe institucione arsimore. Një pjesë e madhe prej tyre janë ish-bursistë të Programit “Fulbright.”

© Foto: fisi-bg.info


Kandidatët për trajnim në Institutin Veror vlerësohen sipas kritereve konkrete, të cilat janë në përputhje me politikën e Institutit “Fulbright”. Ata studiojnë në dega të ndryshme, nga shtete të ndryshme. Kërkohet bilanci midis numrit të vajzave dhe djemve. Sivjet në Institutin Veror kishte 95 pjesëmarrës nga 15 shtete. Këta janë kryesisht studentë të vitit të tretë dhe të katërt, të cilët përveç nga Bullgaria dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës vijnë edhe nga: “Bjellorusia, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Shqipëria, Pakistani, Portugalia, Rusia, Serbia, Britania e Madhe dhe Ukraina – tha zonja Stefanova dhe shtoi – Të gjithë pjesëmarrësit kanë kultura të ndryshme, u përkasin traditave dhe sistemeve të ndryshme arsimore. Instituti përpiqet të krijojë diçka si garë. Studentët bullgarë janë të motivuar të prezantohen sa më mirë sepse janë mikpritës dhe kjo u jep mundësi të tregojnë potencialin e tyre, të shfaqin kulturën dhe arsimin e vet.”

© Foto: fisi-bg.info


Gjuha bullgare dhe kultura bullgare gjithashtu janë përfshirë në kurset dhe interes për to shfaqin kryesisht ata, të cilët kanë ndër mend të vijnë në Bullgari për të punuar në universitete të ndryshme bullgare. Për gjuhën dhe kulturën bullgare interesohen gjithashtu specialistë amerikanë, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë studime shkencore në Bullgari. “Ndër ta ka një grup njerëzish, e cila punon në kuadrin e një projekti të fondacionit “Fulbright” në Bullgari – tregoi Julia Stefanova. – Tashmë dy vjet me radhë dërgojmë bursistë të fondacionit tonë nga ShBA në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Ata punojnë si pedagogë të anglishtes në 20 shkolla bullgare.”

© Foto: fisi-bg.info


Pasurimi kulturor, akademik dhe profesional – ky është rezultati i trajnimit dy javor në kuadrin e Institutit Veror të “Fulbright”-it në Bansko. Pjesëmarrësit në të marrin certifikata, të firmosura nga profesorë të universiteteve prestigjioze si Harvard, Universiteti i Sofjes etj. Sivjet pjesëmarrësit në Institutin Veror marrin dhe kredi (në kuadrin e sistemit ndërkombëtar të transferimit të kredive), të cilat do të njihen nga 100 universitete – pjesëmarrëse në një shoqatë me emër “Universiteti Euro-Mesdhetar” (Euro-Mediterranean University).

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Elena Karkalanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD
Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD