Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Gënjeshtra të vërteta”

Këngëtarja tërheqëse bullgare Svetlla Ivanova përsëri është në eterin bullgar me një këngë të re me titull “Gënjeshtra të vërteta”. Ajo ishte prezantuar në fillim të verës në një klub nate të kryeqytetit. Në koncert mori pjesë këngëtari, pianisti dhe kompozitori Momçill Kolev. Ai është autor i shumicës prej këngëve në albumin e ri të Svetlla Ivanovës. E tij është edhe kënga “Gënjeshtra të vërteta”. Teksti është shkruar nga autori i njohur Aleksandër Petrov. Stili i këngës është “dance” dhe është në aranzhim të muzikantit DJ Rosko. Vasill Stefanov – regjisori më i preferuar i këngëtares Svetlla Ivanova është autor i videospoteve të këngëve në këtë album. Ai bëri më se 3 mijë kuadro të detajuara dhe për spotet është përdorur teknika e njohur të animacionit – “stop motion”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD