Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulja e investimeve në Bullgari

Megjithëse uljen e investimeve, nuk ka investitorë, të cilët kanë ndërprerë veprimtarinë e vet në Bullgari, komentoi kryetari i Dhomës ekonomike bullgare Kamen Kolev.
Foto: BGNES
Një rënie të mprehtë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari shpalli Banka Popullore Bullgare. Për shtatë muajt e vitit ata ishin vetëm 90 mln euro. Krahas së njëjtës periudhe të vitit të kaluar ulja është e dukshme – atëherë investimet ishin për pothuaj 400 mln. euro. Ku duhet të kërkojmë shkaqet për këtë – në periudhën e krizës, kur investitorët presin një situatë më të mirë, ose diku tjetër? Për Radio Bullgarinë temën e komentoi kryetari i Dhomës ekonomike bullgare Kamen Kolev:

“Rënia është serioze – katër herë në krahasim me vitin e kaluar dhe prej 20 herë në krahasim me vitin 2008, kur ishte kulmi i investimeve në Bullgari. Në përgjithësi shkaku është lidhur me krizën financiare – tha Kamen Kolevi dhe shtoi – ka edhe diçka tjetër. Bile në momentet, kur investimet ishin të shumta, ato nuk ishin drejtuar te sektorët, të cilët japin vlerë të shtuar më të lartë. Dy e treta e investimeve ishin orientuar në sferën e pronave të patundshme, të ndërtimeve të qendrave të mëdha tregtare dhe të ndërmjetësimit financiar. Kriza shkaktoi ulje të çmimeve të pronave të patundshme. Ndërkohë qëllimi i investitorëve ishte spekulativ – të shesin me çmime të larta pronat e blera më parë. Pas rënies së çmimeve interesi i investitorëve gjithashtu u ul.”

Në vend të dytë pakësimi i investimeve mund të shpjegohet me faktin se degët vendore të bankave të huaja përdorin kapital të huazuar dhe në një moment të caktuar ato ishin detyruar të kthejnë kapitalin në “bankat-nëna”. Dhe këto mjete gjithashtu janë investime dhe kjo gjithashtu shkaktoi pakësim të shumës së investimeve të huaja. Por bile në periudhë, kur investimet ishin për miliarda leva, ato nuk ishin në industri dhe në teknologji dhe për këtë arsye nuk ishin të qëndrueshme.

Çfarë do të jetë efekti i uljes së investimeve?

“Do të jetë negativ, tha Kamen Kolevi. – Negativ edhe për sa u përket treguesve makroekonomike të shtetit, edhe për sa u përket mundësive për krijimin e vendeve të reja pune. Por duhet pasur parasysh se investimet e huaja të drejtpërdrejta u ulën kudo në botë. Një shembull pozitiv është Estonia, ekonomia e së cilës i ngjan ekonomisë bullgare. Atje fluksi i investimeve po ritet. Suksesi atje është lidhur me politikën e ashpër fiskale – ne ndjekim të njëjtin shembull. Në vend të dytë janë lehtësimet për investitorët e huaj që i ofron qeveria elektronike. Bullgaria gjithashtu punon aktivisht në këtë drejtim. Ky është një lehtësim i madh, pakëson burokracinë, korrupsionin dhe jep mundësi të shumta për investitorët që të komunikojnë më lehtësisht me administratën. Aq më shumë se tek ne administrata nuk punon efektivisht dhe shpesh ndryshohet baza normative. Përparësitë tona për tërheqjen e investimeve janë tatimet e ulëta dhe shpenzimet e ulëta për krijimin e firmave të reja. Përveç kësaj shpenzimet për energji dhe për dorë pune janë më të ulëta, sesa janë në shtetet e tjera në rajon.”

Sipas Kamen Kolevit problem në Bullgari janë procedurat e rënda për shpalljen e paaftësisë paguese. Ka edhe shumë për të bërë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të investitorëve në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Cilët janë sektorët e parapëlqyer nga investitorët te ne tani, në kushtet e pasigurisë?

“Megjithë pikësimet, investimet në ndërtim dhe në godina të reja tregtare vazhdojnë. Ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të investimeve. Gjatë dy vjetëve të fundit ka investime serioze në ndërtimin e burimeve të ripërtëritshme energjetike sepse stimulimet për investitorët në këtë fushë janë serioze. Për fat të keq mungojnë investime të mëdha në prodhim dhe në teknologji, kështu edhe në investime “të gjelbra”. E mira është se nuk ka investitorë, të cilët kanë ndërprerë veprimtarinë e vet në Bullgari” – përfundoi Kamen Kolevi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD