Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë dhe zanatet popullore

© Foto: Jollanda Cenova

Çdo ornament i dekoruar mbi pjatat prej bakri ka historinë dhe mesazhin e vet.

Para fillimit të epokës industriale në Bullgari shumica e sendeve, që shfrytëzoheshin në jetë, punoheshin me dorë nga mjeshtër zanatçinj me përvojë. Në punishte të vogla dhe më të mëdha, me ndihmën e veglave të ndryshme, prodhoheshin pëlhura për veshje, gajtanë të ndryshëm për zbukurimin e tyre, qilima, velenxa, ena për shtëpinë, përdorëse të llojllojshme për punën bujqësore e kështu me radhë.

Sot shumë nga mjetet që shërbeheshin në zanatet e ndryshme pothuajse nuk ekzistojnë. Shumica e artizanateve konsideroheshin se janë punë burri. Një zanat i tillë ishte edhe punimi i bakërt. Në të kaluarën nga duart e shkathët të bakërpunuesve bullgarë dilnin më se 30 lloje sendesh të ndryshme për jetën e njerëzve të zakonshëm, tava, tenxhere, tiganë, luga etj. Në ditë tona xhezvet e bakërta për kafe më shpesh mund të blihen nga dyqanet për suvenire dhe dhurata. Megjithëqë punimi i bakrit është një zejtari kryesisht burrash, në këtë fushë gjetën realizimin e vet edhe disa gra bullgare.

Jollanta Cenova e trashëgoi zanatin nga e ëma dhe e ati. I ati i tij ishte një mjeshtër zanatçi autodidakt. Ai i tregoi përvojën e vet edhe së ëmës. Ndërsa Jollanta rriti në punishten e prindërve ku prodhoheshin sende të ndryshme prej bakri. Që kur ishte e vogla ajo u ndihmonte prindërve dhe kështu përvetësonte zejtarinë e përpunimit të bakrit. Ajo mbaroi Shkollën e Arteve të Aplikuara, specialitetin “Qelqi dhe qeramika”. Kjo i dha mundësi të vazhdojë traditën familjare. Sot Jollanta Cenova ka biznes të vet dhe veprat e saj shiten në shumë qytete bullgare. Për rrugën e vet krijuese ajo tregon: “Më pëlqente se prindërit e mi ishin gjithnjë së bashku. Modeli i familjes së bashkuar, në të cilën rrita më sillte kënaqësi dhe qetësi. Në një familje të tillë gjithnjë tregohet një kujdes special ndaj fëmijëve. Jam e lumtur, se edhe e bija ime nisi rrugën time dhe sot punojmë së bashku. Ajo kishte mundësi të zgjidhë midis profesionit tim dhe profesionit të së atit, i cili është ekonomist. Sot zejtaria nuk është një punë fitimprurëse, për më tepër se sjell edhe shumë pasiguri. Mirëpo zejtaria sjell një kënaqësi të madhe për atë, që e punon bakrin me dashuri. Teknika e sotme e punimit të bakrit është krejt e ndryshme se sa ajo në të kaluarën. Personalisht unë përpiqem të gërshetojë teknologjitë e vjetra të punës me tendencat më moderne në këtë fushë. Në të njëjtën kohë punoj ashtu, që sendet e punuara të gjejnë aplikim në jetën e përditshme. Vitet e fundit bakri nuk gjen vend në dizajnin e banesës moderne. Kjo paracaktohet nga mënyra e jetesës. Sot pak janë njerëzit, që preferojnë të ziejnë kafenë në xhezve prej bakri. Rrallë takohen edhe gra, që pjekin byrekë dhe pite në tava prej bakri. Kështu sendet prej bakri pothuajse nuk gjejnë aplikim në jetën e sotme.”

Kartolinat me aplikacione prej bakri mbajnë mesazhin e vet festiv.

Sendet e punuara nga Jollanta janë vepra të vërteta të artit. Sipas saj çdo ornament i dekoruar mbi pjatat prej bakri ka historinë e vet dhe mban në vet vete mesazhe. Kështu me të blerë ndonjë pjate njeriu sjell në shtëpinë ndonjë simbol. Një nga ornamentet që hasen më shpesh mbi sendet e punuara nga Jollanta është dielli. Zogjtë janë simbol i familjes dhe i lumturisë. Sipas saj bullgarët me banim jashtë shtetit shumë shpesh blejnë ena prej bakri. Dhe kjo nuk është e rastit, kështu ata marrin me vete një copë prej vendit amtar. Në shumicën e veprave të saj shihen elemente bimore, që janë karakteristike për gdhendjen në dru. Kur ishte e vogla Jollanta mësonte edhe gdhendje në dru dhe tani bënë provë të transferojë motivet mbi metalin. Përveç sendeve të ndryshme ajo punon edhe kartolina me aplikacione prej bakri. Secila prej tyre mban mesazhin e vet festiv. Gratë bakërpunuesе hasen rrallë, por ka të tjera që shfaqin talentin e vet në zejtari të tjera të lashta. Për këtë koordinatorja e Lidhjes Ballkanike të Grave Zejtare Anna Kirillova shpjegon:

“Jam e mendimit, se ka një prani të gjerë të grave në zanatet popullore, dhe jo vetëm në Bullgari, por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. Më shpesh ato shfaqin mjeshtërinë e vet në qëndisjen, qeramikën, tekstilet, endjen, punimin e kukullave kombëtare. Shumica prej grave, që merren me zejtarinë popullore kërkojnë mundësi për bashkimin e teknologjive të vjetra me kërkesat e reja estetike të tregut. Në lidhjen tonë anëtarëson një endëse nga qyteti Gabrovo – Penka Peneva. Ajo bëri shumë ndryshime estetike në veprat e veta, ruajti ngjyrat tipike bullgare të velenxave dhe pëlhurave të ndryshme dekorative. Krahas kësaj nisi të shfrytëzojë edhe nuanca më të buta dhe ngjyra më të mbyllëta dhe të ëmbla. Si rezultat sot ajo ka shumë klientë në shtetet perëndimore. Shumë gra punojnë edhe në bizhuteri. Ato kërkojnë një dizajn më modern, në të cilin aplikojnë elemente tipike bullgare. Kështu ato punojnë zbukurime interesante pa ojna të tepërta.”

Lidhja Ballkanike e Grave Zejtare ekziston që nga viti 2009. Qëllimi i saj kryesor është të ruhen zejtaritë e vjetra popullore dhe t’u ndihmohet grave që punojnë në këtë sferë. Në kuadrin e lidhjes organizohen takime për shkëmbimin e përvojës, informacionit dhe ideve. Krahas kësaj rregullohen edhe kurse për përsosjen e aftësive të ndryshme të zejtareve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Jollanda Cenova

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD