Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kontraktoi 70% të mjeteve evropiane të lëshuara në kuadër të programit “Transport”

Programi operativ “Transport” ishte ndër programet më problematike për sa i përket absorbimit të mjeteve evropiane në fillim të mandatit të kësaj qeverie, por tani ka gjallërim, komentoi Monika Panajotova.
Foto: BGNES
Bullgaria kontraktoi 70% ose mbi 1,4 miliardë euro të mjeteve evropiane të lëshuara në kuadër të programit operativ “Transport” për periudhën 2007-2013. Këtë e bëri të ditur ministri i transportit Ivajlo Moskovski. Sipas tij procesi i absorbimit të fondeve evropiane përparon me tempe të përshpejtuara dhe deri në fund të vitit Bullgaria do të ketë mundësi të arrijë marrëveshje për 100% të mjeteve evropiane të programit, të cilat janë mbi 1,5 miliardë euro. Në fund të javës së kaluar ai raportoi për përparimin gjatë vitit 2011 para Komisionit të çështjeve evropiane dhe kontrollit të fondeve evropiane pranë Kuvendit Popullor. Ministria i jep raport 2 herë në vit këtij komisioni, gjatë vjeshtës dhe dimrit, për punën e kryer.

Programi operativ “Transport” ishte ndër programet më problematike për sa i përket absorbimit të mjeteve evropiane në fillim të mandatit të kësaj qeverie, por tani ka gjallërim, komentoi kryetarja e komisionit Monika Panajotova dhe shtoi: “Në cakun e një viti është kryer një vëllim i madh pune. Sivjet u kontraktuan 59% të mjeteve të parashikuara për periudhën, kështu që të gjithsej mjetet e kontraktuara janë mbi 72%. Kurse mjetet e paguara në kuadër të programit janë 18%. Deri në fund të vitit 2011 parashikohet pagimi i 26% të mjeteve të programit. Si edhe kontraktimi i 100% të tërë resursit të parashikuar për vendin gjatë kësaj periudhe. Kjo që ishte e rëndësishme dhe u bë e dukshme edhe në pyetjet e deputetëve ndaj ministrit Moskovski, është nëse janë zbatuar rekomandimet e deputetëve për raportin e ndërmjetëm të ministrisë para komisionit nga muaji shkurt i vitit 2011. Dy prej tyre ishin shumë të rëndësishme dhe u zbatuan. Rekomandimi i parë ishte lidhur me masat e programit, në të cilat kishte ngadalësim në absorbimin e mjeteve evropiane ose pamundësi që ato të absorbohen. Rekomandimi ynë ishte që këto mjete të ridrejtohen te masa me prioritet më të madh, ku niveli i absorbimit është më i lartë. Një shembull i tillë pozitiv është projekti “Batim-Belene” për lundrimin në lumin e Danubit. Për shkak të riskut të vonimit të projektit, Bullgaria dhe Rumania së bashku morën vendim që mjetet evropiane të përdoren vetëm për përgatitjen e projektit, kurse realizimi i tij të bëhet me mjete nga periudha tjetër programore, 2014-2020. Mjetet që mbeten nga kjo periudhë do të ridrejtohen për ndërtimin e diametrit të tretë të metrosë së Sofjes. Rekomandimi i dytë kyç i komisionit tonë ishte që organet drejtuese të përgatitin një vlerësim të ndërmjetëm për absorbimin e mjeteve nga programi operativ “Transport”. Domethënë çfarë rezultate presin deri në fund të vitit 2011 dhe si mund të shpejtohet procesi.”

Monika Panajotova theksoi se Komisioni i çështjeve evropiane dhe kontrollit të fondeve evropiane pranë Kuvendit Popullor tani për tani nuk ka rekomandime të tjera, sepse zbatimi i programit “Transport” në këtë etapë përparon mirë. “Kuptohet, do ta kontrollojmë pandërprerë procesin. Dhe nëse ka rekomandime suplementare, ato do të pasqyrohen në raportin vjetor të komisionit tonë për absorbimin e fondeve evropiane, i cili do të prezantohet muajin shkurt të vitit 2012 – shtoi ajo. – Por në këtë seancë ne nuk diskutuam prioritetet për periudhën tjetër programore. Kjo do të bëhet më parë Këshillin e Zhvillimit pranë Këshillit të Ministrave. Ai udhëhiqet nga ministri i drejtimit të fondeve evropiane Tomislav Donçev. Atje ministritë përkatëse do të propozojnë prioritetet e tyre për periudhën deri në vitin 2020, që të mund të përvijohet një vizion i tërësishëm i Bullgarisë për periudhën tjetër. Ministri Donçev do të prezantojë para komisionit tonë një raport për absorbimin e mjeteve evropiane nga të gjitha programet.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD