Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bibliotekat në Bullgari kanë nevojë për rilindje

Ku janë librat tona?

Me këtë pyetje poetë, shkrimtarë dhe shkencëtarë iu drejtuan qeverisësve. Para një muaji ata nisën një Fushatë kombëtare për rilindje të bibliotekave. Përfaqësues të shkollave të larta dhe të mesme, të Akademisë Bullgare të Shkencave, asociacioneve të shkrimtarëve dhe përkthyesve, të shtëpive botuese, si edhe mijëra qytetarë mbështetën fushatën në internet. Thirrja e tyre për rilindje të letërsisë dhe erudicionit u shpreh me një lexim letrar para Kuvendit Popullor në Sofje me moton “Të shpëtojmë bibliotekat në Bullgari”. Sipas organizatorëve të fushatës sa më shpejt duhet të miratohet një standard për shërbimin e bibliotekave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Janë të nevojshme dhe më shumë mjete për rinovimin e fondeve të bibliotekave. 90% të bibliotekave tona nuk kanë blerë libra të rinj gjatë të tre vjetëve të fundit.

“Kjo është një protestë “pro” – pro rilindjes, pro librave, pro kulturës – tha Eli Popova, drejtore e Asociacionit të Bibliotekave në Bullgari. – Financimi i bibliotekave nuk duhet të jetë sporadik”, është kategorike ajo. Sivjet për bibliotekat regjionale dhe bashkiake janë lëshuar 500 000 leva (rreth 250 000 euro). Sipas ekspertëve janë të nevojshme të paktën 20 milionë leva në vit (rreth 10 milionë euro) vetëm për rinovimin e fondit të librave. “Bibliotekat kanë nevojë për strategji, e cila t’i ndërrojë nga depo të errëta dhe të pluhurosura në qendra moderne të kulturës dhe informacionit”, shpjegoi në një konferencë shtypi prof. Dimitër Dimçev nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, përfaqësues i Asociacionit të Bibliotekave në bullgari. Ai është kategorik se bibliotekat tona duhet sa më shpejt të hyjnë në shekullin XXI. Dhe për këtë qëllim nevojiten para. Një problem tjetër është se nuk mjaftojnë libra në universitetet jashtë shtetit, ku mësohet bullgaristikë dhe sllavistikë, për institucionet sociale, për vatrat e kulturës.

“Ne shprehim shqetësimin e njerëzve, dhe jo të bibliotekarëve ose botuesve – tha prof. Dimçev. – Nuk ka një politikë sistematike nga ana e shtetit në fushën e bibliotekave. Nga harta e Bullgarisë gjatë të 20 vjetëve të kaluar u zhdukën afro 5 000 biblioteka. Ato që mbetën ligen, pothuaj nuk kanë veprimtari. Dhe kjo çon në kulturë të ulët, arsimim të ulët dhe analfabetizëm të një pjese të madhe të popullsisë.”

Vetëm 10% të popullsisë frekuenton bibliotekat bullgare. Po të krahasohemi me vendet e tjera të BE-së – bibliotekat vizitohen nga 60-80% të njerëzve. Bullgari blen një libër në vit, kurse evropiani mesatar – mbi dhjetë.

© Foto: BGNES

“Unë nuk dua të akuzoj vetëm shtetin – tha prof. Mihail Nedelçev, president i Organizatës së Shkrimtarëve në Bullgari. – Ka faj tërë shoqëria. Si lexues i Bibliotekës Kombëtare nga viti 1962 unë jam i dëshpëruar. Kur isha student, pritnim orë me radhë për të hyrë në bibliotekë. Tani sallat janë të zbrazëta. Këto janë procese pasqyruese. Ashtu siç shteti nuk kujdeset për sektorin e bibliotekave, edhe shoqëria largohet nga to. Dhe biem në një barbarizëm të ri. Kjo duket në mënyrën, në të cilën komunikojnë bullgarët sot. Libri është një mundësi të jetojmë në bota të tjera, jo vetëm këtu e tani. Ne jetojmë në këtë realitet barbar dhe pa librin nuk mund të prekim kulturën dhe shpirtin.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD

Kopshtaria bullgare u shpall trashëgimi kulturore jomateriale në Hungari

Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..

botuar më 25-09-15 10.47.PD