Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalin Terzijski – bullgari mbajtës i Çmimit për letërsi të BE-së

Foto: arkiv personal
Ai është doktor, të cilin askush nuk e quan ashtu, por të gjithë e konsiderojnë të tillë, sepse vazhdon të shërojë. E shëron veten nëpërmjet shkrimit. Ka botuar dy përmbledhje me vjersha, katër me tregime dhe dy romane. U bë antialkoolist pas abuzimit serioz me alkoolin dhe mpirjes së ndërgjegjes. Ende ka probleme me ndërgjegjen, por thotë se “një ditë, nëse je në rregull me ndërgjegjen, do të thotë se e ke vrarë”, kurse ai nuk është vrasës. Tani trajnohet në zbutjen e xixave nga përleshja midis “dëshiroj” dhe “duhet” në rrugën drejt lumturisë. Shpreh gjithçka, por vetëm kur është pjekur. Nuk bën kompromise. Këto janë vetëm disa nga gjërat e rëndësishme që duhet të dini për dr. Kalin Terzijskin, mbajtës i Çmimit për letërsi të BE-së për përmbledhjen me tregime “A ka kush t’ju dojë”.

Organizatorë të konkursit janë Komisioni Evropian, Federata Evropiane e Tregtarëve të Librave, Këshilli Evropian i Shkrimtarëve dhe Federata e Botuesve Evropianë. Në garën letrare morën pjesë shtetet nga programi “Kultura” i BE-së – 27 vendet anëtare, Bosnjë-Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Çmimi u themelua gjatë vitit 2009 dhe u dorëzohet shkrimtarëve të talentuar nga Evropa. Në konkursin e sivjetshëm ka 12 fitues, të cilët do të marrin nga 5000 euro. Libri, me të cilin kanë fituar, do të përkthehet dhe do të botohet në gjuhë të huaja që të popullarizohet.

Kalin Terzijski lindi në Sofje gjatë vitit 1970. Mbaroi Gjimnazin kombëtar të matematikës dhe shkencave natyrore në Sofje, pastaj Institutin e lartë të mjekësisë. Pastaj specializon psikiatri. Gjatë kësaj kohe punonte si zdrukthëtar, sanitar dhe infermiere. Gjatë vitit 2000 e braktisi punën si mjek dhe u dha pas shkrimit. Është një nga themeluesit e Asociacionit të shkrimtarëve në Bullgari. Libri i tij “A ka kush t’ju dojë” u botua gjatë vitit 2009.

“Këto janë tregime që kam shkruar në periudhën 2000-2008 – thotë Kalin Terzijski. – Tregime me emocione të forta. Përpiqem të jem luftëtar kundër letërsisë indiferente. Tendenca që ekziston prej jo pak vitesh, që shkrimtari të jetë i distancuar dhe të shkruajë për botën me indiferencë dhe ironi, nuk është mënyra ime e shkrimit. Më pëlqejnë gjërat emocionuese. Të tilla janë dhe tregimet e mia – produkt i shumë dramave personale. Gjatë këtyre viteve unë isha një njeri i dëshpëruar dhe i vetmuar, për fat të mirë dola nga kjo periudhë. Por tregimet e mia nuk janë depresive ose të errëta.”

Kalin Terzijski është ndër shkrimtarët bashkëkohorë që luftojnë për çdo lexues dhe sukseset në këtë drejtim nuk vonohen. Gjatë vitit 2010 romani i tij “Alkool”, i shkruar bashkë me Diana Dragoevën, i cili zbulon dramën e tij personale me alkoolin, mori çmimin “Lulja e Helikonit” për librin me shitje më të larta në Bullgari. Gjatë vitit 2011 u botua romani i tij i dytë “Çmenduri”. Ai rrëfen për periudhën katërvjeçare, gjatë së cilës Kalin Terzijski punonte si mjek në spitalin psikiatrik “Shën Ivan Rilski” në Kurilo.

A japin shpresë sukseset në Bullgari se do të ketë dhe një njohje ndërkombëtare për veprat e tij?

“Qëllimi im është që nëpërmjet këtij çmimi të hap derën për letërsinë bullgare drejt Evropës. Kjo është një detyrë e vështirë dhe nuk jam i sigurt se do të kem sukses, por do të përpiqem, thotë Terzijski. – Mendoj se kontaktet personale janë një mjet i fortë, si edhe përshtypja që do të bëjë vetë libri. Letërsia jonë nuk është prezantuar mirë në Evropë, nuk kemi mbështetje institucionale, nuk kemi agjentë letrarë, të cilët t’i promovojnë librat.”

Po ta pyetni sot Kalin Terzijskin “a ka kush të dojë” letërsinë bashkëkohore bullgare, ai përgjigjet kategorikisht: “Ata që e lexojnë dhe ata që e shkruajnë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD