Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë do të thotë të jesh student në Bullgari?

Më 8 dhjetor në Bullgari festohet Dita e studentëve
Foto: BGNES
Ka një vend në Sofje, ku jeta rrjedh në qarkullime shumë të shpejta. Këtu dyqanet dhe lokalet punojnë edhe gjatë natës janë, ka kryesisht njerëz të rinj... Qyteti studenti. Qytet në vetë qytetin me ritmin e vet të frymës dhe të jetës. Në një farë kuptimi ai është simbol i jetës studentore – ambicie, shumë ëndrra, dëfrime nate, vuajtje dhe gëzime në rrugën drejt realizimit të planeve jetësore. Dhe, kuptohet, këtu gjithmonë është e pranishme gjendje festive shpirtërore, sepse rinia do dhe pëlqen të dëfrejë – pavarësisht nga kriza, nga sesioni i provimeve, nga profesori i pakënaqur... Shkak për dëfrim dhe hare studentët gjejnë gjithmonë, por ka dhe një ditë më të veçantë – Festa e studentëve bullgarë (8 dhjetori). Por, kjo festë zakonisht zgjat disa ditë dhe është shkak si për hare, ashtu dhe për bilanc.

“Kjo është festë e shpirtit të lirë, të njerëzve të rinj të cilët mendojnë, thotë Petër Çaushev, kryetar i Përfaqësisë kombëtare të këshillave të studentëve në Bullgari. – Sot studentët janë aktivë, të zgjuar, njerëz kërkimtarë. Ata e dinë se, arsimi i lartë nuk është vetëm diplomë, të cilën mund ta vesh në kornizë në mur, por një faktor kyç për sukses në shoqërinë e sotme. Studentët e kuptuan se, që të mund të kesh sukses, çdo gjë varet më tepër nga motivacioni personal, nga dëshira për përparim. Probleme nuk mungojnë, kuptohet. Nuk jemi të kënaqur nga baza e vjetruar materiale në konviktet të studentëve. Problem është dhe realizimi profesional, më në veçanti gjatë situatës së tanishme ekonomike. Studentët në Bullgari vështirë gjejnë punë mbi specialitetin e vet menjëherë pas diplomimit. Por, e mira është se gjithnjë e më shumë firma private u sigurojnë stazh studentëve. Gjatë kohës së studimeve të veta një pjesë e madhe të kolegëve tanë kanë një punë të përkohshme. Studentët bullgarë janë lëvrues dhe nuk mbështeten te prindërit të financojnë arsimin e tyre. Tërheqin kredi studentësh, pas kësaj i paguajnë... Është shumë e vështirë por kjo është luftë, e cila fillon tani dhe zgjat gjatë gjithë jetës.”

Sipas të dhënave të Përfaqësisë kombëtare të këshillave studentore, studentët në Bullgari janë rreth 285 000. Këshilla të studentëve ka në çdo një shkollë të lartë të akredituar, kurse numri i tyre është 51 në të gjithë vendin.
“Pavarësisht se numri i universiteteve në Bullgari është i madh, shpresoj se me zhvillimin e sistemit të rejtingjeve, gjithnjë e më shumë mjete do t’u jepen universiteteve, të cilët janë më të mirë dhe u japin nxënësve të vet një përgatitje më stabile, thotë Petër Çaushev. Shkollat e larta në Bullgari po hyjnë në një mjedis konkurrues, dalin në garë për studentë, dhe ata të cilët janë më të mirë do të mbeten dhe do të vazhdojnë përpara. Bota është e hapur, hapësira arsimuese po kështu është e hapur dhe secili ka të drejtë për të zgjedhur, të krahasoj arsimin në Bullgari me këtë jashtë shtetit. Ka propozime shumë tërheqëse nga universitetet evropiane, nga të tilla në ShBA gjithashtu. Kurse për pedagogët, si edhe për studentët në Bullgari tani është me rëndësi të mund të rritet efikasiteti i mjeteve të shpenzuara, të lëshuara nga shteti për financimin e arsimit të lartë në Bullgari, që të mund të formohet një arsim me cilësi. Mendimi i pjesës më të madhe të kolegëve është se, shkollat e larta private japin një arsim më të mirë. Përqindja e realizimit profesional të studentëve aty është më e lartë nga ky tek ata të cilët kanë përfunduar universitetet shtetërore. Është i domosdoshëm një rifreskim i një sërë degëve, aplikimi i arsimit elektronik... Në Bullgari problemi është se, shumë lehtë dilet nga universiteti. Studentët kalojnë në kurset më lartë, pa e mbuluar në nivelin e domosdoshëm, vetëm e vetëm që të mund të përvetësohen taksat e tyre. Ka ardhur koha që ky model të ndryshohet.”

Petër Çaushev studion menaxhimi shëndetësor në Universitetin Mjekësor në qytetin Plovdiv. Ndan mendimin e kolegëve të tij , student në degën e mjekësisë se, mundësitë për punësim jashtë kufirit te degët mjekësore janë më shumë dhe me një pagesë më të mirë: “Në Bullgari pagimi i mjekëve është shumë i pakët. Me të vërtetë akoma në kursin e tretë dhe të katërt kolegët fillojnë të mësojnë gjuhën gjermane dhe angleze. E vërteta është se shteti lëshon mjete jo të pakta për financimin e arsimit të studentëve në mjekësi, pas kësaj i humbet për shkak të vendeve jo atraktive të punës te ne. Në spitalet evropianoperëndimore rrogat fillestare të mjekëve të rinj janë shumë herë më të larta nga këto të cilat propozohen në pjesën më të madhe të klinikave në Bullgari.”

Të festojnë Ditën e studentëve me kolegët e vet, të jenë të lumtur, të buzëqeshur dhe optimistë, iu uroi studentëve bullgarë Petër Çaushev. Përpara tij si, kryetar i Përfaqësisë kombëtare të këshillave të studentëve në Bullgari përveç organizimit të festës ka edhe një detyrë tjetër – nominimet për çmimin “Student i vitit”. Dekorata do të jepet më 15 dhjetor për rezultate të konsiderueshme në veprimtarinë shkencore, kulturore, sportive e të tjera, lidhur me procesin e arsimit si në nivelin kombëtar ashtu dhe në nivelin ndërkombëtar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD