Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivanka Mogillska: “Fjalët janë mënyra ime të krijoj magji”

Ivanka Mogillska dhe libri i saj i parë “ADN e fjalëve”
Foto: arkiv
Do ta njohim nga sytë e hapura gjerësisht, të cilat thithin çdo gjë e cila rastis përreth. Ajo është një farë studiuese dhe piktore. Ana e saj e fortë janë fjalët, dhe kompjuteri. Ivanka Mogillska është 30 vjeçe, ka mbaruar për regjisore në Akademinë kombëtare për art teatral dhe filmues “Krëstjo Sarafov” në kryeqytet dhe pavarësisht se është e mahnitur nga tempulli i Mellpomenës, fusha e saj profesionale është krejtësisht tjetër. Ajo punon në praktikë të lirë. Përgatit skenar për reklama të radios dhe të televizionit, formon sajte për reklamë, shkruan libra... Tre prej tyre – 2 përmbledhje me vjersha dhe 1 roman, janë të botuar.

“Përmbledhja ime e parë quhet “ADN e fjalëve”, thotë Ivanka Mogillska. Vjershat në të janë shkruar në vazhdim të mbase 5-6 vjetëve dhe në fakt asnjëherë derisa i kam shkruar, nuk kam menduar se një ditë ato do të kthehen në libër. Shkrimi ishte një mjet i madh ndihmës, diçka personale. Si pasojë, akoma derisa isha studente, një botuese shpalli konkurs për autorë të rinj. Dekorata ishte botimi i një përmbledhje debutuese me vjersha. Grumbullova në një dosje të gjitha vjershat, e dorëzova dhe disa muaj më vonë doli se, kam fituar. Kështu doli libri im i parë. Për librin tjetër ishte e njëjta gjë. Nuk kam ndier vështirësi gjatë botimit dhe nxjerrjes së librave deri në këtë moment.”

“Vende për të humbur” – kështu është i titulluar romani me të cilin Ivanka Mogillska paraqitet në Festivalin ndërkombëtar të librit në Budapest. “Kjo është historia e 2 grave, të 1 qyteti dhe 1 lokali. Këto gra nuk njihen personalisht, takohen në këtë lokal dhe çdo një prej tyre është interesante për tjetrën. Fillojnë të ndjekin njëra-tjetrën, arrijnë në fazën e kureshtjes të mund të dinë se cila është jeta e tjetrës, sepse ato jetojnë në mënyrë të ndryshme. Fillojnë të trillojnë njëra për tjetrën, prandaj në roman gërshetohen histori të shumta. Njeriu absolutisht qetë mund të humbasë në këto histori. Vendet për të humbur sipas meje janë shpirtërore, vende emociononte ku shkojmë për të pushuar, që të mund të sqarojmë gjërat për veten tonë dhe pas kësaj të kthehemi mbrapsht dhe të vazhdojmë të jetojmë më lehtë.” 

А lexojnë bullgarët e rinj?

“Për të rinjtë si parim nuk mund të them. Ata të cilët i njoh unë, lexojnë. Disa – më shumë, disa më pak. Jo që të gjithë lexojnë poezi, por të lexosh libër është shumë më e ndryshme nga kjo të lexosh çfarëdo qoftë në internet. Kjo është një mënyrë tjetër e përjetimit dhe të njohjes të botës dhe të vetvetes. Ai që ka nevojë nga një mënyrë më të ndryshme të komunikimit me veten e vet dhe me botët e tjera, ai nuk do të pushojë së lexuari libra. Sa i përket poezisë, nuk jam e bindur se ajo në përgjithësi dikur ka qenë e dashur në mënyrë masive dhe e lexuar në masë. Mendoj se njerëzit nuk i vlerësojnë lart vjershat dhe kështu e lëshojnë shansin të mund të afrohen deri tek një gjë e re, pushtuese dhe e këndshme.”

Bashkërisht me njerëzit me një dashuri të ngjashme – fjalët, Ivanka merr pjesë në projekte të ndryshme. I fundit prej tyre është një përmbledhje me 28 autorë të përfshirë dhe mban emrin: “Projekt “Vdekja”. “Provokimi është i drejtuar drejt kuptimit të jetës”, thotë Ivanka Mogillska. – Që të gjithë ne në ndonjë farë mënyre kemi një prani deri te vdekja në një ose tjetër kohë. Nëse ne personalisht na rastis ndonjë takim të afërt me të, nëse ndonjërit rreth nesh, por në një moment secili prej nesh ndeshet me të dhe kjo çon deri në rimendimin e shumë gjërave jetësore dhe të stereotipave. Duke lexuar përmbledhjen, njerëzit shikojnë se, shpesh inatosen për gjëra të vogla dhe jo të rëndësishme, se humbasin një kohë të vlefshme për diçka, që nuk e meriton, se mund të jetojnë në një mënyrë tjetër. Kështu që këto janë histori për jetën, sepse tregojnë sesi disa njerëz i kanë ndier gjërat dhe kanë vazhduar të ecin para.”

Si çdo një shkrimtar, i cili pasurohet vazhdimisht me fjalë dhe përshtypje, Ivanka është adhuruese e udhëtimeve: “Udhëtimet për mua janë një përjetim i shkëlqyer. Më japin një ndjenjë të vërtetë për liri, shton ajo. Më pëlqen të shëtis dhe të shikoj jo vetëm muzetë dhe galeritë, por dhe tregjet. Kudo që të shkoj, gjithmonë shkoj në pazar. Më pëlqen t’i vërej njerëzit aty, mënyrën në të cilën komunikojnë midis tyre. Dua që të shkoj kudo, përkatësisht dua të kthehem kudo. Koha për këtë është shumë pak, por udhëtimi më përmbush dhe si njeri dhe si shkrimtare. E shikoj sesa të ndryshëm janë njerëzit dhe sesa janë të njëjtë. Më pëlqen qyteti im i lindjes – Sofja, si dhe Plovdivi i vjetër, mbase sepse kam jetuar aty për një kohë të gjatë. Më pëlqen mënyra e jetesës. Po, nganjëherë e kam shumë të vështirë, por nuk e besoj se në ndonjë vend tjetër do të më jetë më lehtë. Përveç kësaj, nuk besoj se, do të kem mundësi të merrem me gjëra, të cilat i bëj këtu dhe të cilat më pëlqejnë. Jam shumë e lidhur me të afërmit e mi, nuk kam shumë miq, por në ndryshim nga kjo, ata të cilët i kam , më janë shumë të shtrenjtë. Komunikimi me ta, udhëtimet tona bashkërisht, teatri – e gjithë kjo është magjia në jetën time, kurse fjalët janë mënyra ime të krijoj magji.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD