Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëndetësia – ndër prioritetet e qeverisë gjatë vitit 2012

Kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i shëndetësisë Stefan Konstantinov dhanë një brifing kushtuar temave aktuale të shëndetësisë.
Foto: BGNES
Pritet që shëndetësia gjatë vitit 2012 të jetë një prej prioriteteve të qeverisë bullgare, krahas ndërtimit të magjistraleve. Megjithë krizën, qeveria parashikoi më shumë mjete në buxhetin e sivjetshëm për këtë sektor dhe është kategorike se do ta vazhdojë reformën shëndetësore. Kjo u bë e qartë në brifingun përfundimtar të kryeministrit Bojko Borisov në vigjilje të Vitit të Ri, kushtuar temave aktuale të shëndetësisë. Në fillim të dhjetorit të vitit 2011 ai shtroi si detyrë zgjidhjen e çështjes, lidhur me borxhet në spitale. Reforma parashikon ulje të numrit të spitaleve. Kështu mjekët do të punojnë në një spital dhe do të marrin paga më të mëdha, kurse mjetet e parashikuara për shëndetësinë do të përdoren në një mënyrë më efektive dhe në dobi të pacientëve.

Sipas fjalëve të tij kjo nuk është mbyllje administrative e spitaleve, por është një propozim nga ana e ministrisë për ristrukturim, kur spitali nuk disponon personel të mjaftueshëm dhe nuk ka pacientë. “Në vend që të falimentojnë, më mirë të përfitojnë nga mundësia për t’u ristrukturuar në saje të mjeteve evropiane, që kapin shumën 2 milionë leva (1 milion euro)” – është i mendimit ministri i shëndetësisë doktor Stefan Konstantinov. Ky është mendimi edhe i kryeministrit Bojko Borisov: “Njerëzit, të cilët vizitojnë spitale me cilësi të ulët të mjekimit, nuk mund të mjekohen mirë. Le të tregojnë vetë specialistët për ato spitale, ku nuk ka as aparaturë, as personel. Më mirë të vijë ambulanca dhe të transportojë njeriun e sëmurë në spitalin e madh, ku ka aparaturë të mirë dhe ta mjekojnë, sesa ky njeri të shkojë në spitalin vendas dhe atje të vdesë.”

Sipas ministrit të shëndetësisë Konstantinov projektligji i parashtruar në fund të vitit 2011 për spitalet ripohon se sfera e shëndetësisë mbetet një prioritet kyç për qeverinë dhe se reforma do të vazhdojë. Një pjesë e reformës është karta shëndetësore elektronike, për të cilën flitet tashmë më se 10 vjet. Tashmë punohet dhe për krijimin e shëndetësisë elektronike, me recetë elektronike, me dosje elektronike të pacientëve etj. Pritet që sistemi të jetë i gatshëm gjatë vitit 2013. Por vetëm këtë vit qeveria përdor financim evropian për këtë projekt të madh. Bullgaria është ndër vendet e pakta në BE, ku shumë vite me radhë shëndetësia nuk ka qenë prioritet i qeverive.

“Aktualisht ekipi i zëvendës ministrit Valeri Borisov, i cili përgjigjet për qeverinë elektronike, përpunon një identifikues elektronik, tha ministri i shëndetësisë Stefan Konstantinov. – Me këtë kartë njeriu do të mund të përdorë edhe shërbimet administrative, edhe të shohë dosjen e tij shëndetësore. Vështirësia e madhe është krijimi i sistemit të tërësishëm. Karta shëndetësore është vetëm një element. Praktikisht kartat elektronike bankare kushtojnë nën 50 eurocentë. Dhe me to gjithashtu mund të hysh në internet për shërbime administrative. Çfarë është bërë deri tani? Për sistemin për barnat e shtrenjta janë harxhuar 2 milionë e 400 mijë leva (1,2 milionë euro), por praktikisht nuk disponojmë një sistem të tillë. Para 3 vjetësh kishte një portal “Kartë elektronike”. Gjeta një faturë për mbi 500 mijë leva (rreth 250 mijë euro) dhe kjo vetëm për një sajt. Kështu i kanë harxhuar paratë. Tani disponojmë shumë pak para dhe pikërisht për këtë duhet të gjejmë mënyrën më të përshtatshme për t’i investuar. Ne mund të krijojmë një kartë elektronike vetëm për shërbimet shëndetësore, pastaj një kartë tjetër elektronike për shërbimet administrative dhe pas kësaj – nënshkrimin elektronik. Tjetërkund këto probleme zgjidhen me një sistem të tërësishëm.”

“Në qoftë se marrëveshjet për ndërrimin e kartave të identifikimit ishin lidhur më herët, tani në to do të kishte dhe një çip elektronik për shërbimet shëndetësore dhe me një dokument mund të kryenim tërë punën, sqaroi kryeministri Bojko Borisov. – Mirëpo, tani kjo është e pamundur, kurse ne nuk mund të detyrojmë popullsinë të ndryshojë përsëri kartat e identifikimit. Prandaj këtej e tutje nuk ka mundësi tjetër përveç krijimit të një karte tjetër elektronike për tërë sistemin.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD