Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19-vjeçari Dimitër Ganev me përmbledhje të dytë tregimesh

Në Sofje po realizohet prezantimi i përmbledhjes së dytë tregimesh të Dimitër Ganevit – “Pasditet e një dashnori përtac”. 15 krijime të shkurtra të cilat “në mënyrë të shkëlqyer zbulojnë teknologjinë e ledhatimeve, që nga ana e vet është e dobishme për çdo gjë” – kështu shkruan në parathënien e librit Toma Markov, mbajtës i medaljes së artë të Akademisë evropiane të poezisë. Dimitër Ganev ka lindur gjatë verës së vitit 1992 në Sofje në familjen e matematikëve. Por ai fare nuk është i mirë në matematikë dhe është shumë larg nga shkencat e sakta, kurse me shkrimin e tregimeve është kapur fare rastësisht, në emër të nderit të vet fëmijëror, kur është në moshën 11 vjeçe.

“Kjo është një histori e vërtetë. Me shokun tim më të mirë, me të cilin u rritëm së bashku, vazhdimisht trillonim sfida të ndryshme, me të cilat të kalojmë kohën dhe mua më pati lindur ideja të ritregoj komikse – të shkruaj historia në bazë të pikturave, tregon Dimitri. – I pata përmendur këtë ide, kurse ai në ditën tjetër u zemërua dhe tha: “A e di, mua më lindi ideja të ritregoj komikse”. Unë u inatosa, se në fakt ai më kishte vjedhur idenë time, fëmijët në këtë moshë janë shumë të prekshëm mbi këtë temë, dhe në përgjigje i thashë – unë atëherë do të shkruaj libër. Kështu shkrova tregimin tim të parë, i cili mendoj se për vitet e mia të atëhershme ishte shumë i mirë. Fitoj dekorata dhe ishte botuar në vende të ndryshme. Kështu fillova.”

Pas kësaj kanë pasuar dekorata të tjera, mes të cilave për një tregim më të mirë të librarive “Helikon” dhe të revistës “Një”, si dhe në konkursin e fondacionit “Vëllezërit Mormarevi”. Më e vlefshme për të është dekorata në emër të shkrimtarit bullgar Rashko Sugarev, të cilën e fiton në moshën 16 vjeçe dhe kështu bëhet laureati më i ri i saj deri më sot. Gjatë vitit 2008 del dhe përmbledhja e tij e parë me tregime, për të cilin nuk do që të flasë shumë. Pohon se, ka ndryshuar shumë që atëherë – si njeri dhe si shkrimtar, dhe prandaj me lehtësi pohon se, libri është i blerë dhe nuk mund të gjendet asgjëkund. Bile dhe ai nuk ruan kopje prej tij. Përmbledhja e dytë “Pasditet e një dashnori përtac” është botuar me ndihmën financiare të docentit Dimitër Birov.

“Dashnor është fjalë, të cilën e shfrytëzoj në kuptimin e një njeriu të dashuruar pas jetës, i cili i bën rrëfime në dashuri vetë jetës, dhe jo kaq ndaj objekteve konkrete, thotë Dimitri. Prandaj mendoj se titulli është diçka si një kuti me një fund të dyfishtë dhe ti nuk e di se pikërisht se ku do të biesh me saktësi derisa je duke lexuar. Dialogët në tregimet janë reale, e cila është shumë interesante. Unë krenohem se mundem me një saktësi të përpiktë të mbaj mend tregimet, që sipas meje është e vlefshme për një shkrimtarë. Pjesa më e madhe e tregimeve janë mbi historia të vërteta, shkruaj për gjëra të vërteta. Unë vetë vlerësoj më tepër të vërtetën në letërsi.”

Dimitër Ganevi ka përfunduar gjimnazin gjerman “Konstantin Gëllëbov” në Sofje dhe tani është student në dy degë – “Anglistike e amerikanistikë” dhe “Teatër, kinematografi dhe media”. Punon si gazetar dhe pohon se pavarësisht nga mosha e tij e ndërmerr shkrimin si profesion. “Gjë tjetër nuk kam bërë dhe nuk mundem të bëj, përveçse të shkruaj, thotë Dimitri. Kureshtare është se, në këtë moment fillova të shkruaj vjersha, që u bë menjëherë, pavarësisht se lexoja shumë poezi akoma si i vogël. Por parimisht përpiqem të mos të shkruaj letërsi artistike. Kufizohem shumë, sepse dua të shkruaj vetëm në momentet, në të cilat nuk mund të duroj më, sepse vetëm atëherë formohen gjëra të mira dhe të vërteta.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD