Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka diskriminim në tregun e punës?

A janë të barabartë të gjithë bullgarët kur kërkojnë punë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep studimi i institutit “Shoqëri e hapur” si partnere në projektin “Barazia – rrugë drejt progresit”. Pjesëmarrësit e tjerë në të janë Ministria e punës dhe e politikës sociale dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.

Studimi përfshin 1200 veta në të gjithë vendin, ku në mënyrë suplementare janë të anketuar 400 veta nga lagjet e formuara etnike, si dhe 400 bullgarë me një ose tjetër të metë fizike, ve në dukje Maria Metodieva, drejtore programore në “Shoqërinë e hapur”. Studimi studion gjendjet shoqërore sa i përket realizimit në tregun e punës mbi 5 cilësi: moshë, të meta fizike, përkatësi etnike, fe, orientim seksual.

“Konkluzionet bazë nga studimi janë se ekzistenca e vështirësive fizike është një premisë prijëse për kufizimin e mundësive për gjetjen e punës. Pas kësaj vjen mosha dhe përkatësia etnike, përgjithëson zonja Metodieva. Pothuajse dy të tretat prej romëve dhe 28% nga njerëzit me të meta thonë se, cilësia përkatëse ka qenë shkak, që të marrin një refuzim për punë. Grupet më të prekura të moshës në tregun e punës janë të rinjtë midis 18 dhe 23 vjeç, si dhe bullgarët midis 46 dhe 60 vjeç. Çdo një i katërti i pyetur në këto grupe të moshës pohon se, personalisht ka provuar një qëndrim negativ nga ana e shoqërisë, kurse dhe të punëdhënësve pikërisht për shkak të moshës. Me fjalë të tjera, është me rëndësi të thuhet se ka dallime sociale në tregun e punës dhe kjo është krejtësisht normale.”

Shpesh herë njerëzve më të rinj iu propozohet punë pa kontratë, vazhdon Maria Metodieva. Këtë e kanë ripohuar rreth 37,5% nga të rinjtë e anketuar. Vështirë gjejnë punë dhe njerëzit të cilët janë në moshë mbi 45 vjeç ose në një moshë më të madhe, përpara pensionimit. Pak mbi 36% mendojnë se, për gratë është më vështirë të zënë ndonjë vend pune në krahasim me burrat. Përkatësia etnike po kështu është faktor gjatë lidhjes së marrëveshjes për punë, thotë Maria Metodieva. Rreth 60% nga romët kanë deklaruar se iu është refuzuar punë, sepse përfaqësojnë këtë grup etnik. Pjesa e të zënëve me marrëveshje pune është më e lartë mes personave, të cilët e vet përcaktojnë veten si bullgarë, të pasuar nga turqit bullgarë, ku më e ulët është kjo pjesë te romët – mezi 54%.

Arsimi ka një ndikim më të madh gjatë gjetjes së punës për një njeri të caktuar, tregon studimi. Sa më i lartë është arsimi i tij, kaq më e lartë është dhe zënia, siguria sociale dhe pagesa. “Studimi ynë tregon, vazhdon Maria Metodieva, se zënia te personat me një arsim fillor është shumë e ulët, ajo është mezi 16%. Tek ata me arsim të mesëm zënia është 23%. Derisa te njerëzit me arsim të lartë ajo është mjaft më e lartë – pothuajse 70%. Me fjalë të tjera, politika për pakësimin e dallimeve sociale gjatë marrjes në punë duhet të drejtohet ndaj investimit në një arsim me një cilësi më të lartë. I tillë i cili t’u përgjigjet nevojave të tregut të punës të nevojave të biznesit, të kompanive private.”

Ana seksuale, e ndryshme nga tradicionalja, po kështu ndikon gjatë kërkimit të punës. Pak mbi 40% nga të anketuarit mendojnë se, orientimi i ndryshëm seksual është pengesë në tregun e punës. Pyetjes: “Cilin nuk do të merrni në punë”? 32% nga të anketuarit përgjigjen, se nuk do të marrin në punë romë, pak mbi 25% – homoseksualë, pothuajse 18% – gra shtatzënë dhe 11% – njerëz me të meta fizike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD