Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Johanes Han përkrahu kërkesën e Bullgarisë për një bashkëfinancim më të ulët të projekteve evropiane

Eurokomisioneri për zhvillimin regjional Johanes Han
Foto: BGNES
Bullgaria ka të drejtën morale dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol më aktiv në BE për shkak të treguesve të saj makroekonomikë. Këtë e deklaroi eurokomisioneri për zhvillimin regjional Johanes Han gjatë vizitës së tij në Sofje këto ditë. Ai erdhi te ne posaçërisht për marrjen e postit të presidentit nga Rosen Plevneliev, i cili para kësaj ishte ministër i suksesshëm i zhvillimit regjional dhe punonte shpesh herë me të.

Johanes Han erdhi në kryeqytetin shumë të bukur bullgar, sipas fjalëve të tij, edhe për ta përkrahur qeverinë bullgare në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore. Bullgaria do nga Komisioni Evropian ulje të përqindjes së pjesëmarrjes së vendit tonë në financimin e projekteve evropiane. Ajo do që kjo përqindje të ulet nga 20 në 5 për qind për shkak të disiplinës së mirë fiskale. Bullgaria është një prej shteteve të pakta në BE me deficit buxhetor nën 3 për qind dhe borxh të ulët të jashtëm.

Pas takimit të tij me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, Johanes Han ripohoi përkrahjen e kërkesës së vendit tonë, me argumentin se kjo kërkesë është “realiste”: Në emër të Komisionit Evropian mund të them se kjo kërkesë është shumë realiste, vuri në dukje eurokomisioneri Han. – Presim oferta. Në qoftë se është në interes të Bullgarisë për ta ulur bashkëfinancimin nga buxheti i vendit, kuptohet se në Komisionin Evropian do ta shqyrtojmë këtë çështje brenda afateve sa më të shkurtra.

Johanes Han shprehu përkrahjen e tij për Bullgarinë sa i përket nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim midis qeverisë dhe përfaqësuesve të tri bankave – Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky është një model i ri, sipas një ideje bullgare, për ndihmë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i përkrahur edhe nga Komisioni Evropian. Qëllimi është që të garantohet përvetësimi i fondeve evropiane nga vendet në BE. Bullgaria është vendi i parë, në të cilin ky model do të eksperimentohet. Pas eksperimentimit të tij ai do të aplikohet dhe në vende të tjera. Modeli i ri do t’i japë mundësi Bullgarisë për të përvetësuar më shpejt dhe më mirë mjete evropiane, të destinuara për ndërtimin e objekteve të mëdha infrastrukturore – si për shembull magjistralet, vijat hekurudhore, stacionet pastruese etj. Ndihma përbën dhënie shërbimesh konsultative, që të rritet kapaciteti administrativ në nivel qendror, bashkiak dhe vendor dhe të inkurajohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas fjalëve të eurokomisionerit Johanes Han, pikërisht tani është koha, kur Bullgaria duhet të përfitojë maksimalisht nga instrumentet financiare evropiane dhe ndërkombëtare.

Për Bullgarinë kjo ndihmë është me rëndësi kyçe, është i bindur Bojko Borisov. Të dy me Johanes Han kanë përvijuar me detaje hartën e rrugëve dhe magjistraleve, të domosdoshme për vendin tonë, dhe kjo hartë ka marrë përkrahjen zyrtare të eurokomisionerit. Para pak kohe Bullgaria mori përkrahjen edhe të shefit të Komisionit Evropian Zhoze Barozu.

Ne i gjetëm të gjitha programet me financim evropian të ndaluara – na rikujtoi situatën gjatë marrjes së pushtetit në vitin 2009 Bojko Borisov. – Tani eurokomisoneri Han tha publikisht se ne tashmë i përvetësojmë mjetet evropiane me një shpejtësi shumë më të madhe. Aktualisht mjetet e përvetësuara janë rreth 24 për qind. Me kapacitetin administrativ, që po marrim tani, me ndihmën e bankave, unë jam i bindur se në vitin 2012-2013 do të arrijmë deri në 40-50 për qind përvetësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse që tani, në këtë periudhë programore, po zhvillohen bisedimet për vëllimin e mjeteve financiare për vendin tonë për periudhën tjetër. Pikërisht për këtë periudhë është shumë e rëndësishme që Bullgaria të marrë mjetet e domosdoshme nga BE-ja për përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës së saj, për ekologjinë dhe efikasitetin energjetik.

Kryeministri Bojko Borisov shpreson që Johanes Han ta transmetojë në Bruksel kërkesën e vendit tonë për ulje të bashkëfinancimit bullgar të projekteve evropiane menjëherë pas kthimit të tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD